Bllokohen në Vlorë katër peshkarexha, që bënin trafikun e paligjshëm
Aksion në mesnatë, pronari i anijeve në duart e policisë
faqe 9
Për Kontrabandën, Berishën dhe Qytetarët e këtij vendi
Nga të gjithë qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë të shqetësohen për kontrabandën dhe korrupsionin, sidomos kur lexojnë shtypin dhe dëgjojnë deklarata “pa doganë” lart e poshtë.
Nga ILIR META
Kryeministër i Shqipërisë
Të gjithë qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë të shqetësohen për kontrabandën dhe korrupsionin, sidomos kur lexojnë shtypin dhe dëgjojnë deklarata “pa doganë” lart e poshtë. Ata kanë të drejtë, sepse duan një të ardhme më të mirë. Kjo e ardhme s’mund të arrihet pa luftuar krimin, kontrabandën dhe korrupsionin, pa u marrë paratë mafiozëve dhe zyrtarëve të papërgjegjshëm, që ato të hyjnë në buxhetin e shtetit për të investuar e për të ndryshuar çdo ditë jetën e qytetarëve të këtij vendi.
Kjo nuk është një sfidë e lehtë pas dhjetë vjetësh shkatërrimi dhe degjenerimi të administratës shtetërore dhe asaj fiskale në veçanti. Megjithatë rezultatet dhe vullneti në rritje i Qeverisë për të përballuar këtë sfidë, sot janë më të larta se asnjëherë tjetër. Me qenë se kam premtuar në Parlament ditën e votbesimit të Qeverisë se synojmë një Qeveri të rezultateve dhe të hapur ndaj opinionit publik, po paraqes vetëm kontrastin e disa shifrave që flasin vetë për t’i bërë publike zotit Berisha dhe divisave si ai disa pyetje.
Të gjithë e dinë se viti 1996 ishte viti i shkëlqimit të Piramidave, ishte edhe viti i një konsumimi artificial të paparë. Atëherë si shpjegohet që këtë vit u zhdoganuan vetëm 668 tonë kafe, ndërsa në 1999-ën u zhdoganuan 2356 ton kafe. Pra, më se tre herë më shumë. Po kështu në 1996-ën janë zhgodanuar 942 ton cigare, ndërsa në 1999-ën u zhgodanuan 2196 ton cigare. Pra më shumë se dy herë.
Ndërsa për karburantet, meqenëse Berisha e ka marrë me shumë pasion këtë çështje, ai në 1996-ën zhgodanoi 80000 ton, kur në 1999-ën u zhgodanuan 178 mijë ton. Përseri më shumë se dy herë. Të ardhurat nga dogana në 1996 ishin 16 miliard lekë. Ndërsa në 1999 arritën në 36 miliardë lekë. Dhe shkurma antikontrabandë, së fundmi e Berishës dhe e të tjerëve, duket edhe më absurd kur shikon rezultatin e muajit janar të këtij fillimsurde kur shikon rezultatin e muajit janar të këtij fillimsurde kur shikon rezultatin e muajit janar të këtij fillimviti në dogana dhe tatime. Për herë të parë, plani i doganave realizohet të paktën 93 për qind, ose 560 milion lekë më shumë se janari i 1999-ës. Ky është treguesi më i mirë se ne i kemi mundësitë dhe vullnetin për ta realizuar planin 100 për qind. Ndërkohë që kjo shifër është 30 për qind më e lartë se realizimi i 1999-ës, që e krahasuam më lart me 1996-ën e zotit Berisha.
(vijon në faqen 3)
Delegacioni i EDU-së dje në konferencë shtypi
Berisha - diktatori i fundit
Faqe 5
foto P. ILO
Delegacioni i EDU-së dje në konferencë shtypi. Berisha - diktatori i fundit. Faqe 5. foto P. ILO
Miliarderë me urdhër të Shtetit
Projektligji për lojrat e fatit krijon monopolín
Projektligji për lojrat e fatit krijon monopolin
Miliarderë me urdhër të Shtetit
Kështu mund të përmblidhen me pak fjalë dy variantet e para të projektligjit për Lojërat e Fatit. Në variantin e parë parashikohet që një njeri i vetëm të ketë të drejtën të merret me lojërat e fatit, që do të thotë se miliardat që vijnë nga ky aktivitet do të bëjnë miliarder një njeri për meriten e vetme se Shteti i jep licensën vetëm atij.
Në variantin e dytë krijohet një grup njerëzish, edhe këta me të drejtën e monopolit në një lloj të caktuar të lojërave të fatit. Vetëm në variantin e tretë të projektit krijohet liberalizimi i licensave, që është më mirë edhe për njerëzit që pëlqejnë lojërat e fatit.
faqe 19