08/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 shkurt 2000

Avokat i Popullit, apo avokat i PS?!

Kryesia socialiste vendos të zgjedhë politikisht bashkëpunëtorin besnik në institucionin më të ri të pavarur Fizikani socialist, Daver Çano, sfidon juristët më me përvojë dhe të pavarur faqe 3

Aventurat pseudopatriotike rrezikojnë interesat kombëtare

Nga Shaban Murati Sinjalet që vijnë nga Kosova kanë brenda farën e

[titulli pjesërisht jashtë kuadrit] rrezikojnë interesat kombëtare

Sinjalet që vijnë nga Kosova kanë brenda farën e disa zhvillimeve dhe prirjeve brenda faktorit shqiptar, të cilat bien ndesh si me interesat e NATO-s dhe SHBA-së, që ndërmoren aksionin e madh të ndërhyrjes ushtarake humanitare për Kosovën, ashtu edhe me interesat kombëtare shqiptare. farën e disa zhvillimeve dhe prirjeve brenda faktorit shqiptar, të cilat bien ndesh si me interesat e NATO-s dhe SHBA-së, që ndërmoren aksionin e madh të ndërhyrjes ushtarake humanitare për Kosovën, ashtu edhe me interesat kombëtare shqiptare. Rrezikshmëria e tyre duhet ta ketë detyruar Kryeministrin e Shqipërisë, Ilir Meta, që në takimin e zhvilluar para dy ditësh me një delegacion të Partisë së Unititetit Kombëtar të Kosovës, të shprehte distancimin e vendosur të Shqipërisë nga veprime të mundshme aventureske dhe të kërkonte që shqiptarët në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë të tregojnë maturi dhe qetësi për t’u ruajtur nga çdo provokim që synon tensione dhe destabilizim të situatës atje. Shqetësimi i kryeministrit shqiptar vjen pas ngjarjeve të rënda në Mitrovicë dhe pas disa zhvillimeve shqetësuese në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë, ose siç njihet, Kosova Lindore, e cila është nën kontrollin e Serbisë. Këto zhvillime në një kah jo pozitiv ndodhin në një kohë kur Serbia dhe shtetet që qëndrojnë pas saj, po përpiqen të neutralizojnë rezultatet e ndërhyrjes dhe të pranisë së NATO-s dhe të OKB-së në Kosovë; kjo strategji e Serbisë tenton të realizohet në dy drejtime: së pari, duke krijuar turbullira dhe tensione brenda në Kosovën e kontrolluar nga NATO-ja, dhe së dyti, duke provokuar një konflikt të armatosur në Kosovën Lindore, në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë. Është për të ardhur keq që grupe të ndryshme radikale shqiptare, nën etikën e një superpatriotizmi po përpiqen që të krijojnë konflikte në Kosovën Lindore, të cilat do të kishin si pasojë masakrimin e shqiptarëve atje, si dhe një spatrim etnik të Kosovës Lindore nga ushtria dhe policia. Protagonizmi apo superpatriotizmi, që kërkojnë të shesin pas luftës së NATO-s në Kosovë disa grupe radikale shqiptare, është jo vetëm jashtë kohe, por edhe tepër i dëmshëm për interesat kombëtare të Kosovës dhe të krejt kombit shqiptar. Kryeministri i Shqipërisë, I. Meta, dhe qeveria që ai kryeson, në kohën e duhur dhe me të drejtë ia drejtë ia drejtë ia [pjesa e shtypur duket: drejtë”] shprehin distancimin e tyre nga çdo veprim provokues dhe destabilizues, që do të synojë të dëmtojë politikën dhe interesat e përbashkëta të Aleancës Atlantike dhe të kombit shqiptar në Kosovë. (vijon në faqen 3)

Raundi i dytë me Metën, PS në krahun e grevistëve

Faqe 27

Rifillon publikimi i dosjes voluminoze të firmës “2K”

Së shpejti “Koha Jonë” do të publikojë fakte për qeveritarët dhe shtetarët që financohen dhe financojnë firmën misterioze nga Fieri Presidenti Meidani, partneri parë, Gjinushi në vend të dytë, Angjeli i gatshëm për koncesione, kabineti i Kryeministrit, indiferent, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve-bashkëpunëtore në ndarjen e fitimeve; të gjitha këto do të mund t’i lexoni në numrat e ardhshëm

Lezha dhe gabimet e mia si deputet

Në numrin e nesërm të “Koha Jonë” do të lexoni: Nga Nikollë Lesi