Femra që bëri çorbë socialistët
E habitshme, por sebepi i një femre drejtuese mund të sjellë përçarjen PS-Qeveri
faqe 3
Ombucmeni, një më shumë
Nga Blendi Fevziu
Në gjuhën politike, por edhe atë të mediave, rëndom kohët e fundit përmendet një term, kuptimi i të cilit nuk është i njohur për të gjithë shqiptarët. Ombucmeni, ose Avokati i Popullit, ka filluar të bëhet pjesë e bisedave të përditshme, madje ka filluar të shqetësojë një pjesë të deputetëve që janë të detyruar të diskutojnë në parlament jo më larg se sot mbrasdite. Por emri i pakup-tueshëm, është bërë edhe një nocion po kaq i pakup-tueshëm. I interesuar për të gjetur përkthimin e tij tek njerëz të zakonshëm, mora një shpjegim krejt origjinal, nga një person që duket se nuk ka shumë lidhje me strukturat e sotme. “Shumë vite më parë, më tha, në Komitetin Qendror të Partisë ka qenë një zyrë e ankesave të popullit, që e drejtonte një burrë i mirë, i quajtur Zalo Buba. Zyra merrte shënim ankesat e njerëzve, i përcillte nga një zyrë në tjetrën, por nuk jepte kurrë zgjidhje. Ti po ishe i qetë se e kishe bërë ankesën te partia. Me sa marr vesh unë, ky Ombucmeni duhet të jetë si Zalu(a)”.
Jashtë këtij shpjegimi disi vulgar; i denjë për një njeri që ka kaluar nga zyrat e një sistemi në ato të tjetrit për të zgjidhur problemet e tij, ombucmeni mbetet gjithnjë një çështje e diskutueshme. Ky nocion i suksesshëm në vende me përgjegjësi të lartë qytetare, me struktura të konsoliduara dhe zyrtarë po kaq të përgjegjshëm, ka pasur një lloj suksesi, madje deri në atë pikë sa për të entuziazmuar institutet dhe kërkuesit që duan ta bëjnë më të tjeshtë jetën e njerëzve. Fatkeqësisht, aplikimi i tij në Shqipëri, me gjithë këmbënguljen e organizmave të ndëruara ndërkombëtare, nuk mund të shpëtojë nga banalizimi dhe kthimi në një hallkë të kotë dhe pa funksione. Aplikimi i praktikave të përparuara perëndimore, në një terren krejt të ndryshëm si Shqipëria, jo rrallë i ka kthyer aksionet serioze në karikatura, duke besuar edhe vetë organizmat ndërkombëtare. Praktika jonë ka treguar se edhe njerëz me personalitet si juristi i njohur Bezhani, nuk kanë pasur asnjë mundësi të veprojnë duke qenë në krye të strukturave të ngjashme. Administrata duhej të spastrohej nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, por letrat e avokatit plak kanë humbur pa marrë kurrë përgjigje. Kandidati që Kuvendim mund të diskutojë sot, natyrisht, nuk pritet të ketë një fat më të mbarë. Shtoji faktin që ai është i panjohur, ose thuajse i tillë për shumicën e administratës, është e mjaftueshme të kuptosh se në Shqipëri po krijohet një hallkë e kotë. Një nga ato hallka, që në vend që ta thjeshtojnë e komplikojnë edhe më shumë problemin.
Prostituta që u çmend në Komisariat
Historia e tmerrshme e një 17-vjeçareje nga Moldavia
Një vajzë me trup të imët, e raskapitur, me sy të çapëlyer e me pamjen e fëmijës së torturuar, qëndron shtrirë, e përgjumur nga ilaçet.
Infermierët i bëjnë ndonjë qetësues sapo ajo fillon e zgjohet. Askush nuk kujtohet për të, as prindërit, që mbasë e dinë të vdekur. Ndërsa trafikantët bëjnë pazare, autoritetet shqiptare “tallen” me fatin e një të mjere, që kështu si ka përfunduar në duart e vampirëve shqiptarë. Kjo është Eva. Vetëm 17-vjeç dhe ka provuar në Shqipëri mizoritë jo vetëm mashkullore por dhe të shtetit indiferent. Eva, për të cilën thuhet se është nga Moldavia, është marrë në vendin e saj nga trafikantë dhe është shitur e blerë dorë më dorë. Por para gjashtë muajsh ajo është kapur nga policia shqiptare në Koplik. Këtu ka nisur një tjetër pazar me vajzën viktimë, Ajo është transferuar nga një komisariat në tjetrin. Dhe trajtimi për të në rajonet e policisë duket të mos ketë qenë më i mirë se në duart e trafikantëve.
faqe 12