Nuk mbahet pushteti duke u justifikuar me propagandën AntiBerishë. Qytetarët duan rrugë të asfaltuara, drita, punësim, rend publik dhe siguri për të ardhmen
faqe 3
Politikë e rëndë
Nga Errok Çupi
Njerëz politikane punojnë gjatë gjithë ditës me “lopatat” në tyre, dhe, më në fund, e di çfarë bëjnë?... Më në fund kanë mbushur “thesin” që rëndon kurrizin e individit të vetëm...
Në esencën e vet, edhe politika e dobishme, kështu funksionon: Duke punuar rëndon e lehtëson individin. Kontrata që ka bërë individi me politikanin, është e tillë që jep e merr. Ndërsa kontrata e heshtur që ka bërë politika me vetën dhe me individin është që kjo të jetë sa më e lehtë, me qëllim që t’i lejojë individit sa më shumë energji për të ndjekur politikën.
Ndryshimi i raporteve normale në politikën shqiptare po e rëndon individin. Vetë politika është shumë e rëndë:
Politikanët, njësoj si kukudhët e përrallave që u qëndronin fëmijëve në dritare natën, iu qëndrojnë njerëzve në ditarën e kuzhinës që tani quhet ekran televizioni. Kudo ku hapen ekranet, dalin të njëjtat fytyra. Prindi depersonalizohet para fëmijëve, fqinjët grindën nga njëri kat në tjetrin dhe pjesa normale e jetës rrëshqet në “lumë”. As gjumi i natës nuk mund të lehtësojë mendjet e nxehura. Sa dëshirë makabre që kanë politikanët për t’u rënduar në gafë njerëzve?!
Pozita dhe opozita përleshen mbi kokën e qytetarit. Qytetari nuk ka të siguruara mjetet e nevojshme të jetesës, ndërsa është i detyruar të tundë kokën sa majtas djathtas duke ndjekur “topin”. Këta përmendin miliona dollarë të përvetësuar; ata përmendin vilat luksoze; këta përmendin miliona tonë naftë, ata përmendin me tonelata floriri që u vodh natën në mal...Ku janë të gjitha këto; asgjë nuk pikën për individin e vetëm. Politika vetëm i rëndon shpirtin dhe i nxin arsyen. Sa e papërgjegjshme që është politika para së vërtetës dhe para qytetarëve?!
Partitë politike janë kthyer në kuaj vrasës, në vend që të shërbenin kalorësin shtet-qytetar. Gjatë gjithë ditës, qytetarit i ngatërrohen nëpër këmbë partitë. Partitë nuk kanë punë, prandaj hyjnë mes shtetit e individit duke i neutralizuar që të dy. Partitë janë krijuar për të qenë prezente në ndërtimin e të qeverisë; pas kësaj dalin në prapaskenë. Ndërsa këtu, Partia si saçi mbi kokë; terrorizon shtetin, merr si shoqëruese qeverinë dhe bredh Botën me mandat shtetëror, partinë nxehin gjakrat, kooptojnë artistët e fëmijët, shkelin ligjet, dublojnë qeverinë, transferojnë personalitete, strehojnë kriminelë. Të gjitha rëndojnë jetën e individit.
Ndërsa politika zyrtare ka hyrë në garë me ngutjen. Ajo shpejtohet të prezantojë të huajt, delegacionet, mesazhet, premtimet për ndihmë, suportin për moralin, etj. Qytetari ka shumë kohë që i mban sytë nga qielli. Në fakt është më mirë që të ndodhë kjo lodhje, pasi lodhja duke parë realitetin do të ishte më e rëndë. Të gjithë “punojnë” duke rënduar individin. Duhet të ndodhë ndryshe.
Kush e shiti Bogdanin në Itali?
Faqe 24
Elvjer Raça, menaxheri i Bogdanit dje në Tiranë. foto P. ILO
Sot, ministri Poçi do të provojë forcën me PD-në në Sheshin “Skënderbej”
Sot në ora 12.00 Berisha ka njoftuar për një miting të madh në sheshin “Skënderbej”, ku do të marrin pjesë, sipas tij, mbi 40 mijë demonstrues. Nga ana e tij ministri i Rendit Publik, Spartak Poçi, ka bërë thirrje që mitingu të mos zhvillohet, pasi do të përdorë forcën e policisë që mitingu të mos bëhet. Gjithashtu mësohet se dhjetra lajmëtarë të PD-së kanë mobilizuar autobuzë për të ardhur nga rrethet në Tiranë, duke e mbushur plot sheshin “Skënderbej”, ndonëse, siç mendojnë analistët politikë dhe të ambasadave të huaja, sot do të provohet se kush do të jetë më e vendosur: PD pa pushtet apo pushteti socialist. Nëse policia arrin të mos e lejojë mitingun, atëherë Berisha merr një goditje të fortë morale dhe psikologjike; ndërsa, nëse lideri i PD-së arrin të hyjë në shesh, dhe të mbledhë njerëz, atëherë pushteti socialist merr tronditullin, duke ia lënë e qeverisjes PD-së.
Pra, sot janë përballë: Berisha dhe PS-ja. Kush fiton sot mbi tjetrin merr të drejtën morale, dhe pas ligjore, për të treguar si vendoset Shteti ligjor.