Opozita proteston para Presidencës për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Mijëra opozitarë mblidhen në shesh, pavarësisht nga kërcënimi i ministrit të Rendit
faqe 2
Politika dhe KQZ-ja
NGA DEPUTETI FERDINAND XHAFERRI Ndërsa njeriu i thjeshtë ka mbetur rob i problemeve të përditshme, duket se politika është mbërthyer më shumë se kurrë, në çështjen e KQZ-së. Është trishtim i madh që klasa politike nuk do të kuptojë, ose dikujt i intereson që të mos e kuptojë, se duke u sjellë si deri më tani nga dita në ditë po humbet gjithmonë e më shumë votuesin, për të cilin duhet edhe KQZ-ja. Në qoftë se do të hidhnim një vështrim prapa për të parë se cila është infrastruktura më e fundit ligjore, çfarë veprimesh janë ndërmarrë si edhe idetë që janë hedhur, mund të renditeshim si më poshtë: Infrastruktura bazohet kryesisht në dy nene kushtetuese që mundohen përgjithësisht të konturojnë objektivat dhe mënyrën e kompozimit të përbërjes së KQZ-së. Gjithashtu është edhe një projektligj që pritet të miratohet, le të shpresojmë me konsensus. Tek veprimet e ndërmarra përfshihet dekretimi i përbërjes së KQZ-së nga z. Meidani. Kjo u pasua me reaksionin e opozitës që u konkretizua me një unifikim të saj kundër kësaj përbërjeje. Veprimi më i fundit që është vënë re i takon mazhorancës, e cila e ndodhur nën presionin e opozitës dhe të faktorit ndërkombëtar, dha akord për të shtyrë miratimin në parlament të projektligjit përkatës. Nga pikëpamja e ideve që kanë qarkulluar, kemi vënë re që janë hedhur ide të rrezikshme si p.sh. për ndryshimin e nenit kushtetues. Ideja e mësipërme emërtohet si e rrezikshme se në qoftë se do të emërtonim moralin, në kushtet aktuale, se nenet kushtetuese janë lehtësisht të ndryshueshme, nuk do të kontribuonim për të forcuar stabilitetin si edhe për të ndërtuar institucionet demokratike. Kemi pasur edhe ide të përgjithshme si për të shikuar formulat e mëparshme, apo që konsensusi të vijë nga Parlamenti, nga Presidenca etj. Të çudit fakti që për këtë çështje kaq konkrete kemi vetëm ide të përgjithshme. Asnjëra palë, përveç përbërjes së shpallur nga z. Meidani që detyrimisht duhet të ndryshojë, nuk ka hedhur variant konkret për të kërkuar konsensus. Një nga linjat që mund të ndiqet është që forcat kryesore politike nën asistencën e OSCE duhet të shpreheshin se janë dakord për të mos ndryshuar nenin kushtetues. Në zbatim të nenit kushtetues të miratohej me konsensus projektligji për KQZ-në. Produkt i konkretizimit të konsensusit duhet të jetë dhënia dorëheqje konkrete, jo vetëm e atyre anëtarëve që janë prononcuar nga media si anti-opozitë, por e një numri të përcaktuar saktë saktësisht që garanton balancën e opozitës. Kjo do të mundësonte çlirimin e opozitës nga çdo panik manipulimi. Të gjithë duhet të bindemi që me votë të manipuluar askush nuk do të jetë i fituar. Këto zgjedhje janë një test vendimtar në sytë e opinionit ndërkombëtar për të treguar se meritojmë më shumë dhe duhet të mbështetemi më shumë.
“Unë e vrava maniakun e fshatit”
Një vajzë 21 vjeçare në pranga: Donte të më përdhunonte, ndaj qëllova me armën e tij
Razie Kotorri e priti me qetësi të shtunën vendimin e Gjykatës së Përmetit, për masën e arrestit me burg pa afat ndaj saj.
Më 15 gusht të vitit ’97, ajo vrau me një plumb në lule të ballit bashkëfshatarin e vet maniak, Mustafa Kotorri, ndërsa ky përpiqej ta përdhunonte në një livadh në rrethinat e fshatit Krushovë të Përmetit. Tani jam e qetë, deklaroi para policisë së Përmetit 21 vjeçarja, pasi mbaroi rrëfimin e historisë, të cilën e mbajti sekret për dy vjet e gjysmë. Vrasja e mbetur enigme, për çudinë e kriminalistëve përmetarë, ishte përcjellë atëherë pa as më të voglin shqetësim nga banorët e fshatit të vogël, që tek 50 vjeçari ishin mësuar të shihnin “një person imoral që njolloste zakonet e nderuara të tyre”. Ngacmimeve seksuale të Kotorrit nuk u shpëtoi as Razija, atëherë 18 vjeçe. “Ai shfrytëzonte çdo rast kur unë lëvizja nëpër shtigjet e fshatit dhe më kërkonte me ngulm të bëhesha e dashura e tij, nisi ajo rrëfimin e saj të dhimbshëm që ç’normalizoi krejt papritur jetën e saj.
faqe 9
Rumani, Serbia ishulli i mosmarrëveshjeve
Faqe 5
Eçevi (m), Simitis, Meta dhe Isaresku
foto A. Babani
Eçevi (m), Simitis, Meta dhe Isaresku — foto A. Babani