17/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 shkurt 2000

Pritet arrestimi i frikshëm i Berishës

Lideri demokrat pa imunitet parlamentar, i akuzuar nga vëllezërit Haxhiaj për çështjen “Hajdari”, pritet të ndëshkohet nga socialistët tre vjet pas ardhjes së tyre në pushtet faqe 3

Hijët e konfliktit Nano - Meta

Nga Edi Lesi Kush i ka parë se si janë përqafuar dy tre herë në Rinas kryeministri Meta dhe kryetari i PS-së Nano gjatë sho

Nano - Meta

Nano - kryetari i PS-së Nano gjatë shko e hajdeve nëpër Europë, do të ishte për më mirë t’i fiksonte në memorje këto momente, pasi këto ndoshta ishin ditët e fundit të një miqësie kaq të fortë mes dy liderëve. Krisja ndodhi kur të dy ishin jashtë Tiranës: Meta në Rumani dhe Nano në Korçë. Për herë të parë që nga fillimi i këtij viti të kaluar, Nano nuk i servirri në forumin më të rëndësishëm të PS, KPD, përgëzimet për qeverinë Meta. Duke përmendur çështjen e korrupsionit, Nano i kujtoi edhe një herë Metës se territori më i vështirë për t’u fituar nuk ishte në Bukuresht, por në qendër të Tiranës ku ndodhen godina e PS-së dhe dikasteret e pushtetit qendror. Këtë e ka kuptuar mirë kryeministri që me t’u kthyer të dielën në atdhe, i thirri ministrat socialistë të kabinetit (në këtë mbledhje nuk ka marrë pjesë asnjë person i administratës së kryeministrisë), duke u kërkuar me tone jo fort të zbutura se pse nuk kishin kundërshtuar Nanon kur ky i fundit e atakoi qeverinë. Kjo mbledhje është vetëm konfirmimi i parë i krizës Nano-Meta. Takimi i nesërm që kishin dy protagonistët në zyrën e kryeministrit dhe që zgjati rreth 3 orë, dëshmon se ish-kundërshtarët e vjetër në PS e patën të vështirë të sqaroheshin. Siç na e bënë të ditur burime të mirëbesuara, Nano është shprehur se pavarësia vetë Meta e pranon se ka korrupsion duke i shpallur luftë këtij fenomeni, atëherë edhe kryetari të forcës politike në pushtet i takon t’i bëjë oponencë dukurisë. Paçka se duke folur për korrupsionin, Nano e distancon partinë dhe ia lë fajin qeverisë që në fakt mban përgjegjësinë kryesore pasi ajo ka në dorë ekonominë, gurrën e pashtershme të ryshfetit dhe të përvetësimit. Përplasja që zgjati javën e shkuar mes Nanos dhe Metës, nëse nuk është më utopi, sigurisht është shfaqur jo në momentin e duhur. Duke pasur parasysh se në shtator janë zgjedhjet lokale, të dy krerët socialistë nuk kanë se ç’duhate më të bukur t’i bëjnë Berishës përveç hapjes së konfliktit mes tyre. E dyta: socialistët dhe vetë Nano do t’i heqin shumë pikë vetes në sytë e opinionit ndërkombëtar, nëse do të ketë tendencë drejt qeverisë Çeço (e pesta brenda 3 vjetëve), gjë që, më së paku, tregon pazotësi qeverisëse. Po ashtu, nëse, më së paku, tregon pazotësi qeverisëse. Po ashtu, në këtë duel dihet mirë se do të kishte shumë pak të fituar, pasi Meta, ndryshe nga rasti Majko, gëzon mbështetje të fortë në PS dhe nuk rrëzohet, siç ia parashikoi i tij. Ai nuk pranë nuk pranon të bjerë në të njëjtën enë ku brinjët të shërohen pas pesë vitesh. Ç’është më e keqja, nëse të dy socialistët kthehen në ditët e armiqësisë së madhe, merret vesh se sa energji do të kanalizohet negativisht deri në mbarimin e mandatit të 29 qershorit. Ka një gjë që mund ta frenojë daljen e kraterit në sipërfaqe. Nano dhe Meta të dy pragmatistë, zor se do të bëjnë një shërbim kaq të madh për Berishën.

Meta i shkruan Milos: Mos bëj politikë kundër nesh

Faqe 2 Kryeministri Meta, Ambasadori grek Malias dhe ministri për Shqipërinë, Milo

Përsëri përballë njëri-tjetrit, Berisha dhe Poçi

Të dielën, më 20 shkurt, demokratët do ta pushtojnë sheshin “Skënderbej” Të dielën PD-ja ka lajmëruar për mitingun e saj me të madh në këto tre vjet të qeverisjes socialiste, në përkujtim të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Sipas burimeve brenda selisë së Berishës mitingu do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, nënshkruese e Rendit Publik ka paralajmëruar se nuk do ta lejojë tubimin e demokratëve në Sheshin “Skënderbej”. Burimet policore kanë deklaruar se forca të shumta policore do të marrin masa të rrepta për të mos e lejuar Berishën të hyjë në Shesh, megjithëse kështu është thënë edhe të shtunën e kaluar ministri Poçi, por PD-ja u bë zot i Tiranës, duke marshuar në bulevardin kryesor. Prova e kësaj të diele do të tregojë se kush është më kredibel: Berisha apo Spartak Poçi.