18/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 shkurt 2000

Shqipëri - Itali, marrëdhënie të acarta

Greqia ka kaluar në plan të parë, ndërsa mikja e përhershme Italia, ka zbritur në vend të dytë Për herë të parë që nga viti 1992, niveli i marrëdhënieve është pothuajse afër nivelit zero. Përse hesht Komisioni parlamentar i Punëve të Jashtme? faqe 3

Mitrovica, pokeri i Kosovës

Nga ENKEL DEMI Mitrovica mbetet thembra e Akilit për Ballkanin. Situata e tensionuar atje, e ka vënë në rrezik qetësinë e derimetashme të Kosovës së pasluftës. Pavarësisht prej hyrjes në qytet të trupave britanike të KFOR-it dhe shtimit të numrit të policëve, qyteti është gati në shpërthim. Arrestimet në masë të shqiptarëve, largimi i këtyre të fundit prej pjesës së qytetit që kontrollohet nga serbët, bashkëndarja e fajit mes etnive nga komuniteti ndërkombëtar nuk ka sjellë asnjë efekt. Shqiptarët ngulmues kërkojnë një qytet të përbashkët, ndërsa serbët një zonë të lirë të tyre në Kosovë. Ky është thelbi i konfliktit. Pak gjë duhet për ta mësuar. Shqiptarët kanë të drejtë të jetojnë në qytetin e tyre si qytetarë të një Kosove normale. Kosova, si republikë, ka të drejtë t’i shfrytëzojë pasuritë e të gjithë kësaj zone dhe zemrën e saj industriale, Mitrovicën. Ndaj, reagimi qoftë i qytetit si lokalitet, qoftë i forcave politike në Kosovë është mëse normal. Problemi është se si do të arrihet një zgjidhje. Nga serbët nuk pritet që zgjidhja të arrihet në paqe. Ata kanë mbyllur, të shtrënguar, një luftë të bërë vetëm më pak se një vit të shkuar. Serbët, me thonj do të kërkojnë të mbajnë territoret e tyre në Kosovë për të pasur një shans rikthimi në tokën e ëndërruar në breza. Mitrovica në këtë pikëpamje është vendi i duhur për të rezistuar. Përderisa toleranca në këtë mes as që ngjitet nga palët, atëherë konflikti mund të gjenerojë edhe më, në përballje të armatosur. Kësaj historie, OKB-ja, komuniteti ndërkombëtar dhe KFOR-i i ruhen. Në rast se do të rinisë një përballje e armatosur për ta çliruar, ose humbur këtë zonë shqiptarët, atëherë roli i OKB-së, paqeruajtësja e Kosovës, është tërutur. OKB-ja falimenton në organizatë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar e humb luftën e vet të fituar me bomba mbi Beograd. Rëndimi i situatës në Mitrovicë ka sjellë një tufë me dyshime dhe pyetje në lidhje me zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës. Pyetja e parë: A duhet Kosova ta fitojë menjëherë statusin e vet shtetëror, që kjo punë të marrë fund njëherë e mirë? Pyetja e dytë: A duhen luajtur zonat serbe brenda Kosovës në një protektoratin e KFOR-it? Pyetja e tretë: A ekziston koncepti i bashkëjetesës mes etnive në Kosovë? Këtyre pyetjeve vështirë se u gjen përgjigje tani për tani. Shqiptarët kanë luftuar për një Kosovë të tyren. Një pjesë pasi luftë të përgjaks h[?] dhe kanë bërë veçërisht formulat e tolerancës qytetare të propozuara nga komuniteti. Serbët nuk e humbin dot këshillën e tyre të fundit në Kosovën e çliruar. Atëherë mbetet që kjo çështje të zgjidhet ose në favor të shqiptarëve, pra Mitrovica të jetë e pandarë, ose të tolerohen serbët të krijojnë një Kosovë qoftë edhe të vogël, por të kontrolluar prej tyre. Kush do të fitojë në këtë lëmsh? Kjo është pyetja e fundit.

Robertson mbërrin në Tiranë

Faqe 5 foto A. BABANI Meta dhe Robertson mbrëmë në Rinas

Qeveria: Anëtarësimi në BE pengon investimin amerikan

New World Telecom, investimi i bllokuar në sitartet e interesave të dyshimta Vetëm tre ditë përpara se Sekretarja Amerikane e Shtetit të zbresë në tokën e shqiptarëve, qeveria u thotë “Jo” investimeve amerikane. Debati i dy ditëve më parë në Parlament, në një interpelancë të kërkuar nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financës Arben Malaj me Ministrin e Ekonomisë Publike dhe privatizimit Mustafa Muçi, edhe pse u duk se ka kaluar pa zhurmë në media apo edhe në qarqet e tjera, nuk ka kaluar fare lehtë në zyra apo kancelari diplomatike të interesuara për këtë problem. Për herë të parë, Partia Socialiste del hapur kundër qeverisë. E gjitha ka të bëjë me investimet amerikane dhe projektet konkrete që presin dritën jeshile nga qeveria shqiptare. NEW WORLD TELECOM-Motorola, kompania amerikane që po pret tashmë vetëm licencën që duhet t’ia japë qeveria shqiptare për fillimin e investimit të 350 milionë dollarëve në telekomunikacion, duket se e ka të vështirë me Shqipërinë. faqe 19