20/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 shkurt 2000

Berisha, Pollos: Ngrihu more qen i Nanos!

Pesëmbëdhjetë minuta para se Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Ollbrajt të hynte në sallën e parlamentit, në prani të të gjithë ambasadorëve të huaj, zihen publikisht kryetari i PD me deputetin Genc Pollo faqe 2-3

Ollbrajt erdhi për Kosovën

ALEKSANDËR ÇIPA Gruaja autoritare e diplomacisë së Uashingtonit zonja Ollbrajt, ka lëshuar dje në adresë të politikës shqiptare, përmes faljimit ngatërroja e Kuvendit të Shqipërisë, mesazhet më të kthjellta dhe më nëntekstë të drejtpërdrejta. Si asnjëherë tjetër, Ollbrajt ka shpallur hapur motivin e vizitës së përsëritur pas 6 vjetësh në Tiranë, duke nënvizuar se për shqetësimin amerikan sot të rëndësishëm: „...ju dhe fqinjët tuaj...“ Ndërsa si recetë për kapërcimin e situatës së tensionuar në dy pikat më të nxehta të Ballkanit të sotëm, përkatësisht: Mitrovica në Kosovën Veriore dhe Mali i Zi pranë Shqipërisë. Pas pak orësh nga ky fjalim në Tiranë, rreth 350 ushtarë të rinj i janë shtuar forcës shumëkombëshe në Mitrovicë, të cilët kanë nisur shërbimin aty ku pak ditë më parë ndodhi një ngjarje e përgjakshme mes shqiptarëve dhe serbëve. Mesazhi amerikan, përmes këtij fjalimi, ndryshe nga herë të tjera i përzier me mirënjohje dhe kortezi për qëndrimin e Shqipërisë gjatë krizës së Kosovës, bashkëshoqërohej edhe me përcaktimin e formulës së: „E ardhmja e Europës Juglindore varet nga toleranca dhe bashkëpunimi juaj dhe i fqinjëve...“. Pra, e marrë në gjithë tekstin e vet, fjala e zonjës Ollbrajt në Tiranë ka domethënien e një këshille për përgjegjshmëri zyrtare të të gjithë faktorëve shqiptarë në rajon. Është kjo arsyeja e prezencës së papritur të kreut politik të Prishtinës Hashim Thaçi, në të njëjtën ditë në Tiranë. Në këtë pikë, për të mos krijuar asnjë dyshim rreth leximit e misionit real të vizitës së vet, zonja Ollbrajt saktësoi: „Secili nga udhëheqësit shqiptarë duhet të japë kontributin...“. Por brenda kësaj axhende, shefja e diplomacisë amerikane ka mbajtur edhe angazhimin e Uashingtonit për të sugjeruar zgjidhjet për çështje të debatueshme dhe që po konsumojnë energjitë e palëve politike të Tiranës, siç janë ato të korrupsionit, ligjit elektoral dhe të KQZ-së. Në artikujt e vet kryediplomati amerikanë pati saktësinë e shprehjes, për të mos i lënë hapësirë asnjërës palë për keqinterpretime apo përdorime. Saktësia dhe formulimi kanë rrjedhur sinkron, duke krijuar mundësinë e një leximi të përbashkët mes pozitës dhe opozitës. Komplimenti ndaj kryeministrit për 40 grupet e goditura të krimit të organizuar, bashkësho­qërohej me konfirmimin zyrtar të ndihmës amerikane prej 9 milionë dollarë dhe pohimin se: „Kur shohim përpara për një të ardhme të ndritur për Europën Juglindore, ne duhet të mendojmë si ta ndihmojmë Shqipërinë që të ecë në këtë rrugë“. Dhe kjo do të thotë se ndihma i adresohet Shqipërisë institucionale dhe jo palës politike të mandatit administrues. Duke iu rikthyer edhe një herë shprehjes së zonjës amerikane: „Ju dhe fqinjët...“, mbetet të jemi të qartë, se mbërritja e saj në kryeqytetin tonë lidhet vetëm me çështjen e prekshme të Mitrovicës e cila në gjendjen e saj jo më kot cilësohet si “qyteti më i rrezikshëm i rajonit”.

Do të zhdukim korrupsionin që të zhvillohet Shqipëria

Faqe 2-9 foto P. ILO Ollbrajt dhe Meta dje në mitingun para Kryeministrisë

Volteri, Ilir Meta, Teodor Keko dhe ministrat e ndershëm

Humor nga Filip Çakuli, faqe 30-31