14/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 mars 2000

Fqinjët-luanët që shqyejnë Korridorin 8

“Ish-ministrja Panariti firmosi gabimisht për Rrjet dhe jo për Korridor” Ish-Zv/ministri i Transporteve që themeloi Korridorin tregon si filloi dhe ku po shkon faqe 16-17, 19 —

Papa kërkon falje edhe për shqiptarët

Nga Kico Blushi Bota e qytetëruar, pavarësisht nga përkatësia fetare: kristiane, myslimane, hebraike, është mrekulluar këto ditë nga falja që i kërkoi njerëzimit Papa Vojtila për gabimet

SHBA: Shqiptarët po na zhgënjejnë

Fajet për Shqipërinë

Bota e qytetëruar, pavarësisht nga përkatësia fetare: kristiane, myslimane, hebraike, është përkulur këto ditë nga falja që i kërkoi njerëzimit Papa Vojtila për gabimet e Kishës, të Papëve të tjerë (të vdekur tashmë) lidhur me kryqëzatat, intolerancën fetare (kristianizimin me dhunë), herezitë, holokaustin, qëndrimin ndaj shkencës, pranimin e pabarazisë mes racave e sekseve etj. etj. Nga Kiço hebraike, është përkulur për gabimet e Kishës, të Papëve të tjerë (të vdekur tashmë) lidhur me kryqëzatat, intolerancën fetare (kristianizimin me dhunë), herezitë, holokaustin, qëndrimin ndaj shkencës, pranimin e pabarazisë mes racave e sekseve etj. etj. Pra, edhe Papa mund të kërkojë falje botërisht. Vojtila lypi ndjesë edhe për fajet e mëkate që nuk i ka bërë vetë, dhe kjo, pa asnjë dyshim, është fryma e re që po sjell Mijëvjeçari i ri nëpërmjet njerëzve mendendritur që flasin me Gjuhë perëndie e jo me privilegje të marra nëpërmjet pushteteve të ngjizura me nën “emrin e perëndisë.” Është më se e natyrshme, që teksa dëgjon të tilla mrekulli njerëzore, të shohësh diçka te vetja, te sjelljet e tua, te shtëpia, katundi e qyteti yt, te mjedisi e te historia e vendit tënd, të mënyra si sillen njerëzit e zakontë e të jashtëzakontë, ata që përfaqësojnë Perëndinë e pushtetet në tokën tënde. Nuk e di sa mund të jenë ata prindër apo mësues shqiptarë, që të u kenë kërkuar ndonjëherë të falur fëmijëve e nxënësve të tyre kur kanë gabuar. Një veprim e sjellje e tillë, shqip, do të thotë: burrërim, rënie e dinjitetit, vetëhskatërrim... Jo pak shqiptarë do të pranonin më mirë vdekjen se t’i kërkonin të falur gruas, fëmijës, vartësit, apo gjitonit. Duke e çuar më lart pikëvështrimin, mund të themi se sa më “i madh” të jetë shqiptari (në moshë, në post, në gradë e në ofiqe) aq më të vështirë e të pamundur e ka të kërkojë falje e ndjesë publike jo se jo, por edhe atij që i është cenuar pa të drejtë nderi e dinjiteti. Atë që ne e quajmë bajraktarizëm shpesh e identifikojmë me forcën, meçurinë, krenarinë, kërkoni ndjesë thonë përse, përse dhe përse Shqipëria e ka pësuar më keq e më rëndë në këto vite të trazuar ta të ashtuquajturit Tranzicion! Na thoni pse, pse, pse aspirata për demokraci në Shqipëri ka degraduar në anarki çubash! Kërkoni pra, njëherë të vetme ndjesë për të ndezur të paktën një qiri shprese! Sa më harbut të jetë burri me të dobëtin e më të voglit aq më i nderuar dhe i respektuar duket në publik. Kështu kujtojmë se është, kur në fakt këtu qëndron anomaliteti dhe intoleranca më se primitive. Ne ecim prapsh, si gaforja, sidomos pse s’i njohim, s’i pranojmë e as duam t’i dëgjojmë (që t’i ndreqim) fajet e gabimet tona. Sepse vetëm kur kërkon ndjesë publike mund të besosh se je shëruar për të nesërmen nga gabimet e ngjashme. (Vijon në faqen 4)

Dh unë në repart, rekrutët arratisen

Ikin oficerët, ushtarët “vendas” zbatojnë “Kodin e Kuq” mbi të ardhurit Ik in oficerët, ushtarët “vendas” zbatojnë “Kodin e Kuq” mbi të ardhurit Dh unë në repart, rekrutët arratisen Të paktën 13 ushtarë fierakë kanë braktisur Repartin 88-në në Zyberisht të Tiranës, pa një sherri me rekrutët vendas. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, vetëm 1 ditë pasi kishin veshur uniformën e gjelbërt. Nuk është e qartë se si ka shpërthyer konflikti, por sipas disa dëshmive të disa prej tyre, ushtarët e Tiranës kanë tentuar t’i injorojnë myzeqarët. “Na kanë kërkuar t’u dorëzonim paratë që kishim me vete, donin të na detyronin të bënim çfarë thonin ata”. “Urdhërat” nuk janë zbatuar dhe revolta ka filluar me grushta e shkelma të ndërsjellta. Vendi i rregullit absolut është shndërruar, menjëherë kështu, në një arenë përleshjesh. Xhejms Rubin dje në Kosovë foto REUTERS faqe 9 Xhejms Rubin dje në Kosovë; foto REUTERS