Olbrajt: Shqiptarët po e humbasin përkrahjen tonë
Sekretarja amerikane e Shtetit dhe e gjithë administrata amerikane të zemëruar nga ngjarjet në Kosovë
“Forcat ekstremiste të Kosovës po nxisin trazirat në Serbinë jugore” — faqe 15
Sekretarja amerikane e Shtetit dhe e gjithë administrata amerikane të zemëruar nga ngjarjet në Kosovë
Olbrajt: Shqiptarët po e humbasin përkrahjen tonë
“Forcat ekstremiste të Kosovës po nxisin trazirat në Serbinë jugore”
faqe 15
Bashkëpunim përballë politikave të mureve
Nga FERDINAND XHAFERRI Fushata ajrore e NATO-s së bashku me dëmin deri në dërezim që i bëri Milosheviçit, u shoqërua dhe pasua me një vlerësim më shumë se të admirueshëm të shqiptarëve në sytë e opinionit ndërkombëtar. Kriza në Kosovë ka kaluar fazën kulmore dhe duket qartë se efektet e lidhura me të, kanë rënë ndjeshëm. Po kaq qartë konstatohet vendosja konstante e SHBA-së dhe BE-së, për të ndërtuar stabilitetin e qëndrueshëm në rajon. Klasa politike shqiptare, megjithëse përfaqësuese e një vendi të vogël, mund të luajë një rol relativisht të madh, në lehtësimin e realizimit të piketave perëndimore për ringritjen demokratike dhe ekonomike të rajonit. E thënë më thjesht, ajo që na kërkohet mund të sistemohet si më poshtë: Së pari, në Kosovë nga shqiptarët kërkohet që të kontribuojnë për të zbritur temperatura e tensioneve, si edhe të tregohet se dimë t’i mbajmë zgjedhjet dhe të ndërtojmë administratën vendore. Së dyti, në Shqipëri kërkohet që të marrë fund mbretërimi i mafies dhe i korrupsionit dhe të tregohet se ka edhe shtet. Së treti, qeverisja të kontrolojë me cilësi të pranueshme profesionale prioritetet, për të kërkuar me kompetencë në tryezat e Paktit ato projekte që i bëjnë më shumë punë Shqipërisë. Nisur nga shqetësimi dhe dëshira që konsideratat e mësipërme të hedhin hapa përpara drejt zgjidhjes, mendoj se duhet parë se përse ato e kanë patur të vështirë të shënojnë progres deri më tani. Natyrisht që duhet pranuar se ka patur dhe ka politikanë, përtej dhe këtej kufirit, që në emër të “patriotizmit” apo të fshëhur pas tij, kanë dashur të konkretizojnë strategjinë e ngritur vetëm në funksion të egoizmit të sëmurë, për t’u kthyer në faktor me kartën e presionit të destabilizimit. Gjithashtu, dihet se ka politikanë të akuzuar publikisht për lidhjet e tyre me krimin politik ose ekonomik, apo të dyja bashkë. Por kundrejt tyre, po pranohet tashmë nga të gjithë se, ka kapërcyer e lanë në formë sistem një gjeneratë e re, që e bazon sjelljen e saj politike në vlerat dhe orientimet e Perëndimit. Një vështrim i kujdesshëm mbi fenomente që kemi lënë pas, na nxjerr në konkluzionin se tranzicioni në Shqipëri duket se i ka përjetuar më shumë dhe më gjatë fenomenet negative për një arsye që mendoj se është madhore. Klasës politike progresive i ka munguar bashkëpunimi. E ndodhur nën trysninë e ambientit të krijuar nga individë që mund të mbijetojnë vetëm në konditat e politikës së tensionit, politika e përgjegjshme nuk ka arritur të adoptojë vizionin më normal perëndimor, atë të bashkëpunimit për sfidat thelbësore. Kjo ka ndikuar jo pak, përveç të tjerave, që të kemi këtë lloj tranzicioni që po nuk ndryshuam, do të vazhdojë të na tërheqë zvarrë. Në të njëjtën spirale rrezikon të futet edhe Kosova po nuk mësoi nga gabimet tona. Kjo botë që po ndryshon kaq shpejt nga kërkon si të domosdoshme të bëhemi aleatë me Trymën integruese, që ka në themel bashkëpunimin si edhe flakjen e politikave dhe politikanëve që prodhojnë mure.
Firma greke përlan 200 mijë ECU
E ndihmoi agjencia PMU pranë Ministrisë së Punëve Publike. Bashkia e Korçës ankohet në Kryeministri — faqe 5
Alarmi jepet nga specialistët e studimeve në Korçë: Pse u ndryshua destinacioni i projektit?
E ndihmoi agjencia PMU pranë Ministrisë së Punëve Publike.
Bashkia e Korçës ankohet në Kryeministri — faqe 5