Shuli nën akuzë për Portin e Durrësit
Zbardhet dosja e kredisë në Port. Ministrja kërkon të përfitojë nga tenderi
Zv/ministri i Transportit: Janë në lojë mbi 1 milion dollarë
Zbardhet dosja e kredisë në Port. Ministrja kërkon të përfitojë nga tenderi
Shuli nën akuzë për Portin e Durrësit
Zv/ministri i Transportit: Janë në lojë mbi 1 milion dollarë
faqe 13
Nano, pushteti i humbur
GAVROSH LEVONJA
Ka disa ditë që lideri i opozitës, Berisha, në analizat e tij lidhur me gjendjen në Partinë Socialiste, po i mëshon gjithnjë e më shumë humbjes së vazhdueshme të autoritetit të Fatos Nanos, i cili sipas kundërshtarit të tij është një “partner pa vlerë” pasi “nuk pyet më askush”. Madje, në një emision televiziv, dy ditë më parë, Berisha u shpreh se “Nano tashmë është kthyer në një punonjës që merret me Statutin e Partisë”. Për nga një këndvështrim, vlerësime të tilla të liderit të opozitës, mund të merren si një justifikim për të anashkaluar idenë e fillimit të një dialogu midis dy të mëdhenjve të politikës shqiptare, gjë që ndoshta mund të mos ishte e pëlqyeshme për Berishën. Mirëpo, një hipotezë e tillë rrëzohet shumë shpejt; mjafton të analizohen zhvillimet e kohëve të fundit në PS dhe, sidomos raportet e paraqisë më të madhe të koalicionit me Qeverinë të kryesuar nga Meta. Pas kongresit, në momentin e “kompromisit të madh”, kur Nano i dha Metës mandatin e Kryeministrit, në një kohë që ky, nga pozita e mbështetësit të Majkos, kishte deklaruar se “po të fitojë Nano do të heq dorë nga funksionet partiake”, mendohej se kreu i partisë nëpërmjet mekanizmave partiake do të kishte nën një kontroll rigoroz Kryeministrin, i cili të kryonte shpërpjeshtjen e një “kamikazi”. Nuk do të kalonte shumë kohë dhe ata që parashikonin një dominim të situatës nga ana e Nanos do të ndiheshin të gabuar. Ndërsa Nano filloi të merrej me Statutin e Partisë dhe “modernizimin” e saj, Meta konsolidoi kontrollin mbi ekzekutivin. Pak nga pak, do të ishte ekzekutivi ai që do “të bënte ligjin” mbi partinë, në kohën që Meta dhe zyrtarët e tjerë të veshur me pushtet nuk do “t’ia vinin veshin” Statutit të Partisë. Ndërsa kështu të trumbetuar me shumë zhurmë vendosjen e disiplinës dhe rregullit në radhët e partisë, nuk dihet si do ta ketë ndjerë Nano veten, kur Meta dhe ministra socialistë nuk do të përfillnin nenin e Statutit, në bazë të të cilit duhej të hiqnin dorë fillimisht nga neni e Statutit, në bazë të të cilit duhej të hiqnin dorë nga njëri prej funksioneve në Parti apo shtet. Në këtë rast, Nano mund të kishte mbledhur forumet më të larta të partisë duke përfshirë edhe Kongresin për të ndëshkuar shkelësit e Statutit. Mirëpo, duke parë se një pjesë e mirë e mbështetësve, të mbetur pa poste, ishin kthyer në kundërshtarë, nuk guxonte të hidhte ndonjë hap në këtë drejtim shtarë, nuk guxonte të hidhte ndonjë hap në këtë drejtim duke iu trembur të qenit në minoritet. Kjo u pa dhe në muajt e johonës që patën akuzat e Nanos kundër qeverisjes Meta lidhur me korrupsionin. Por, rast më flagrant ishte ai lidhur me shurmë komplementare i zv/ministrit të Jashtëm, Blushi, ku Nano, do të pranonte humbjen me bisht ndër shalë. Konkretisht, në votimin për çështjen “Blushi” nga shtatë, vetëm në konsideroheshin si njerëz të Nanos, njëri do të mund? Gonte ndërsa të tjerët do të abstenonin.
Prodi-Meta takim i vështirë
Faqe 3
Prodi-Meta takim i vështirë
Zyrë për mbrojtjen e prostitutave
Në Tiranë hapet zyra e parë. Policia do të bashkëpunojë për ruajtjen nga protektorët
Edhe Shqipëria me një zyrë ku prostitutat e huaja mund të gjejnë shpëtim. Përfaqësues të UNHCR-së, nëpërmjet organizatës ICMC, kanë kohë që në Tiranë dhe në rrethe kanë ngritur zyra-shtëpi, ku vajzat që detyrohen me forcë drejt t’ruajtëve të Perëndimit, të merren në mbrojtje. Aje ato trajtohen nga ana psikologjike për disa kohë dhe më pas me shpenzimet e shoqatës dërgohen deri në shtëpitë e tyre. E veçanta është që deri tani këto zyra kanë ekzistuar në fshehtësi të plotë, duke marrë përsipër rrezikun që i shoqëron vajzat. Por, për ta kthyer këtë në një institucion krejtësisht publik, janë duke u bërë tratativa të Policisë shqiptare me UNHCR-në.
faqe 23
Rinasi, oazi i Mafias - shtet
Drejtori Dervishaj akuzon Rehani Memushin
Faqe 7