26/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 mars 2000

Zbulohet deputeti i Milosheviçit në Shqipëri

Ziso Lluci konfirmohet nga Beogradi si përfaqësuesi i Parlamentit PBDNJ-partia e koalicionit qeveritar kishte dërguar njeriun e vet në kongresin e Socialistëve serbë faqe 2

Rikthehet konfliktualiteti

ALEKSANDER ÇIPA “Një boksier i famshëm ka lënë një shprehje të vet:” Rikthimi në të njëjtin duel gjithmonë është më i egër”. Kjo sentence ringj, fiton koherencë ndërsa i referohe[s]h atmosferës elektorale që promovojnë dy forcat kryesore të politikës shqiptare. Dy protagonistët-udhëheqës të tyre, Nano dhe Berisha, gjatë orëve të fundit kanë rishpërndarë në këtë atmosferë fjalorin e ri të egërsisë së vjetër. Në ofensivën mitinguale të kryetarët të demokratëve Berisha, vazhdojnë të zgjohen entuziazmin e turmës në shtim, fjalët: ”kusarë, kriminelë, ordinerë, tradhtarë, etj., të cilat më së shumti adresohen krerëve të mazhorancës. Ndërsa dje, kryetari i socialistëve Nano i ndodhur në Ballsh, ndonëse brenda një salle me militantë, ka shënuar startin e vet në të njëjtin leksik:”I pabudhë, kriminel, rrugaç, etj., të cilin kuptohet që e ka seleksionuar për kundërshtarin e tij të ashpër, Berisha. Dy emrat që në këtë 10-vjeçar të politikës shqiptare kanë fituar dhe shpërndarë më tepër se çdo gjë tjetër energji politike, kanë hyrë kështu në kapitullin më të ri të përplasjes së tyre. Fushata e radhës e ndarë në mëndje prej tyre, nuk premton ndryshim në pamjen dhe rrjedhën e saj. Dhe si e tillë, ajo nuk kërceën vetëm normalitetin e përditshmërisë qytetare, por sidomos më parë, vetë shtetin institucional. Ashtu si në raundet e njohura elektorale të marsëve të mëparshëm, opozita e kryesuar nga demokratët ka nisur të silurojë akuzën mbi dikasterin e Rendit. Nga ana tjetër, kryetari socialist Nano, ripërsërit në një takim duke kërkuar “likuidimin e Berishës dhe dërgimin në burg të tij”. Pra, të dy liderët e përsërisin vetë në këtë rishfaqjen e 10-vjeçarit; vitet vazhdojnë të ripërsërisin gabimin e 10-vjeçarit, atë përdorimit të shtetit për fushatë, të përdorimit të autoritarizmit të tyre pikërisht për këto raunde elektorale! Dhe ndërs[a] ditët shkojnë drejt vjeshtës, të dy liderët rendin drejt fjalëve agresive, drejt zhargonit më të egër të përdorur në politologjinë e sotme. Kjo rishfaqje e tyre me këtë pamje dhe efekt tashmë të njohur, për një kategori masive qytetarësh, reflektohet si një ndjesi frike. (E njëjta me atë të tragjedive që i mbyllin qepenat urgjentisht, kur ndjejnë afrimin e turmës vandale). Nano dhe Berisha kanë jofutur rikthimin në raundin e ri të betejës së vjetër. Të dy në këtë rishfaqje janë në përplasje e egër për ndryshimin që vetëm rrezatonin i përm[?]tuar. Të ndodhur në këtë ring klasik, të dy emrat më të përfolur të politikës, me shumë gjasa që të [na?] të sjellin egërsinë e kushtueshme. Në këtë rikthim të tyre, më shpejt se flamut[?] e partive, në fushëbetejë është shpaluar konfliktualiteti...

SHUMË I KËRKUAR

3 milionë për 250 milionët Keidi KOTE -Ilir Meta, Stalini dhe Lenini -Sulltan Novruzi, Sulltan Berisha dhe dita e 22 marsit -Të sëmurë psikikë me imunitet faqe 30-31

Ndërrohet ora, shtyhet ardhja e natës

Ora shtyhet 60 minuta përpara. Me një vendim të djeshëm të Qeverisë, ora 24.00, e mbrëmjes së datës 25 mars, do të bëhet ora 01.00. e datës 26 mars. Që nga ky moment, të gjitha oraret zyrtare do të koordinohen në bazë të orës së re. Ndryshimi i orës në Shqipëri është aplikuar për herë të parë në vitin 1972, duke ndjekur eksperiencën disavjeçare të një pjese të vendeve evropiane. Që nga kjo kohë, ndryshimeve të kohës në shtete të ndryshme të Europës, u është përgjigjur edhe Shqipëria. Ndërsa për herë të parë, ideja e kalimit nga ora diellore në orën ligale duke avancuar akrepat e orës me një orë, është praktikuar nga vendet e Tregut të Përbashkët Europian në vitit 1966. Shkak për këtë ishte kursimi i energjisë duke luajtur me zgjatjen e ditës. Por, më pas duke qenë se aplikimi i kësaj metode vetëm në disa vende sille[t] kaos në orarin e trenave, të avionëve dhe aktiviteteve të tjera me karakter ndërkështetëror, kalimin në orën ligale nisën ta praktikojnë edhe shtete të tjera të Europës, mes të cilëve edhe Shqipëria. Që nga ajo kohë, nga viti në vit, janë shtuar shtetet që ndryshojnë orën. Prej disa vitesh ndryshimi i orës ka përfshirë të gjithë vendet e kontin[e]ntit të vjetër. Aktualisht nuk ka asnjë shtet të Europës i cili të mos e aplikojë këtë ndryshim që shihet si një domosdoshmëri.