29/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 mars 2000

Kryeministri dajak Ministrit të Bujqësisë

Shqipëria merr nga jashtë: lakra, domate, speca, mish, patate, qepë, etj. Meta i kërkon llogari Ministrisë së Bujqësisë se, përse Shqipëria importon produkte bujqësore e blegtorale, ndërkohë që shqiptarët duhet të eksportojnë. Ministri i Bujqësisë në prag të shkarkimit faqe 20

Të zgjedhësh një emër

NGA BLENDI FEVZIU Të kërkosh falje edhe pse vonë, ka gjithnjë vlerë. Kështu mund të komentohet një vendim i Bashkisë së Tiranës, për t’i dhënë emrin “Mbreti Zog i -rë”, asaj pjese të bulevardit që për më shumë se 35 vjet mbaj- sa 35 vjet mbajti emrin e Stalinit. Në një vlerësim logjik vendimi duket krejtësisht i përligjur, për të mos thënë i vonuar. Ahmet Zogu, është jo vetëm një nga politikanët që lanë gjurmë në Historinë shqiptare të shekullit të kaluar, por ai është edhe ndërtuesi i Qendrës së Tiranës dhe bulevardeve që dalin prej saj. Zhvillimet e mëvonshme arkitektonike atje kanë dëshmuar se, nëse Mbreti Zog nuk do të kishte marrë një vendim të tillë, nuk është çudi që Qendra e Tiranës të mbushej me pallate pesë katëshe të ndërtuar me punë vullnetare. Ose në rastin më të mirë me ndonjë muze për nder të Enver Hoxhës, si ai i ngritur në bulevard, që pas më shumë se dhjetë vitesh, askush nuk di se për çfarë mund të përdoret. Ideja që një shesh të mbajë emrin e njeriut që e ideon dhe ekzekuton, nuk është e re në Historinë e Evropës. Një nga shesht kryesore të Lisbonës mban emrin e Kryeministrit, Markezit de Plombal, njeriut që e ndërtoi atë 300 vjet më parë edhe pse ai është vlerësuar si një nga më gjakatarët dhe negativët në Historinë e Portugalisë. E njëjta histori përsëritet në Paris, ku Luigji i XVIII që hipi në fron më 1815, pas disfatës së Napoleonit, nuk e preku monumentin e tij në sheshin Vandome, duke e vlerësuar si pjesë të Historisë franceze. Kjo është njëra anë e logjikës. Kundërshtimet që kanë bërë Këshilltarët socialistë të Bashkisë dhe më pas disa komitete veteranësh, duket se nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nëse historia do të vërehet me kujdes, të gjithë do të arrijnë në përfundimin se Ahmet Zogu është Themeluesi i Shtetit modern shqiptar. Ai është drejtuesi i parë që e ktheu Shqipërinë nga një grumbull çifligjesh të dominimeve personale, në një shtet të vërtetë. Ahmet Zogu është një pjesë e rëndësishme e Historisë së Shqipërisë dhe me gjithë kritikat, meriton më shumë respekt dhe vëmendje. Dhe së fundi, është krejt absurde që ai grumbull njerëzish që kanë brohoritur njëzeri emërtimin e bulevardit “Stalin”, ose që janë gjunjëzuar përpara monumentit të diktatorit sovjetik, të kërkojnë të penalizojë një ish President dhe Mbret të Shqipërisë, për 50 vjet të rënda të reminishencave të së shkuarës. Më e thjeshtë është të kërkosh falje për historinë e manipuluar për 50 vjet sa t’i qëndrosh besnik asaj historie false.

Skema “Fino” kundër Italisë

Faqe 2 Skema “Fino” kundër Italisë

Brukseli nën ethet financiare të Paktit të Stabilitetit

Në konferencën 2-ditore, pjesëmarrës 44 vende dhe 36 organizata ndërkombëtare Megjithëse zyrtarisht Konferenca financuese për vendet e Paktit të Stabilitetit fillon sot, në të vërtetë mund të themi se praktikisht ajo filloi që dje, me konferencën e përbashkët të shtypit që Katerin Day, zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme në Komisionin Evropian dhe Johannes Linn, zëvendëspresident i Bankës Botërore dhanë në Bruksel. Dy funksionarët e mësipërm bënë të njohur se për të përshpejtuar ritmin e reformave politike dhe ekonomike në vendet e rajonit ballkanik, si dhe për të hedhur themelet e një paqeje afatgjatë dhe begatie në rritje, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe agjencia e Paktit të Stabilitetit kanë përcaktuar dhe veçuar si ndër më parësore dhe të rëndësisë të veçantë rreth 130 projekte me shtrirje sa kombëtare aq edhe rajonale. Është fjala për start-projekte, domethënë për projekte, të cilat kanë përparësinë se mund të shërbejnë si nxitës të zhvillimit ekonomik dhe forcimit të demokracisë në këto vende bashkërisht dhe menjëherë. faqe 4

Bill Klintonit i vjedhin linjën telefonike

Faqe 15