31/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

31 mars 2000

Firma greke vjedh paratë e shqiptarëve

Një pjesë e rrugës Durrës-Kavajë do të ndërtohet nga e para. Asfalti ka nisur të thërrmohet. Superstrada Fushë Krujë-Milot, problematike për lartësinë dhe urat e papërfunduuara Kryeministri egërsohet: Firma greke “Sarandopulos” dhe ajo italiane “Falcione”, por dhe supervizori francez “Shetaru”, të marrin përsipër shpenzimet. Vjedhje e hapur me paratë e autostradës Një pjesë e rrugës Durrës-Kavajë do të ndërtohet nga e para. Asfalti ka nisur të thërrmohet. Superstrada Fushë Krujë-Milot, problematike për lartësinë dhe urat e papërfunduara faqe 19

Po me shtyllat ç’keni xhanëm?

MENTOR KIKIA Dje, Drejtori i Përgjithshëm të KESH-it, Farudin Hoxha, njeriu të rritur me hidrocentralet dhe shtyllat e elektrikut, gati i ka rënë të fikët, kur ka mësuar se disa njerëz në fshatrat e Korçës kanë marrë sharrat dhe po u heqin hekurat shtyllave të linjës së transportit të energjisë mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Është demi më i madh që mund t’i bëhet këtij vendi”. Ai kujton se para një muaji kanë hedhur në erë një shtyllë në Mirditë, por ai nuk ka dashur që kjo të publikohet, pasi në Shqipëri sindromi i së keqes përhapet menjëherë. Ndërsa në Shijak, një linje i kanë marrë telat natën, duke e lënë një fshat në errësirë. Të nesërmen tashethemet, që kanë mbërritur dhe në zyrën e tij, flisnin se kjo ishte hakmarrje, sepse fshati kishte votuar për PS-në. Koha kur tritoli i rrëzonte pusetkë çdo natë nga një shtyllë gjigante u duk se u la pas. Por tani, kur ethet politike në vend janë shtuar, duket se kurbanët po bëhen sërish aty. Është normale që në një vend anormal të mos paguash energjinë që konsumon. Është sërish normale në një vend si ky ynë, që zgjedhjet të bëhen sa herë të dojë njëra apo tjetra parti. Dhe është po kaq normale, që politikanët të shajnë e të ngordheshin kundër njëri-tjetrit. Madje të dalin në rrugë dhe të thyejnë edhe xhamat e zyrave, vetëm sepse po të janë kundërshtarët e tyre. Por është po kaq normale, që të gjithë në të pyesim: Po me shtyllat çfarë keni xhanëm? Që të vinte PS-ja në pushtet, tre vjet më parë, u desh të shkaktoheshin gjysma e Shqipërisë. Pasojat e kësaj çmendurie ne jemi duke i paguar ende. Sikurëse paguam atë që u dogj dhe u shkatërrua më 14 Shtator, kur PD-ja kërkoi të merrte pushtetin me një brigadë tankistësh. Tani kur PD-ja ka dalë sërish në rrugë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme, në emër të korrupsionit që ka përfshirë Qeverinë aktuale - dhe falë kësaj ka fituar përkrahjen e popullit - në skenë na dalin sërish ato pasojat e frikshme: Shkatërrimi i pasurisë kombëtare. NATO, që ta dobësonte Millosheviçin, i shkatërroi aeroportet dhe urat. Të njëjtën gjë bëjnë edhe politikanët tanë, sa herë u teket të marrin pushtetin. Ky popull, të gjitha mund t’ua falë atyre që i kanë hipur në krye. Edhe vjedhjet, edhe ulërimat e sharjet. Por këtë jo. Ja ku janë shembjet, mbushini dhe zbrazni sa herë të doni. Mallkojeni e shajeni njëri-tjetrin sa herë të doni. Por pasuria kombëtare është e të gjithëve. Për ngritjen e saj është investuar energjia dhe pasuria e të gjithëve, pavarësisht se ka qenë mbretëri, komunizëm apo demokraci.

Përëndimi derdh miliarda për Ballkanin

STABILITY PACT faqe 3 Përëndimi derdh miliarda për Ballkanin

Rrezikohet linja Shqipëri-Greqi

Shtyllave gjigante të linjës Shqipëri-Greqi u shkëputen elementet e konstruksionit Shtyllat e tensionit të lartë, të linjës ndërkombëtare të transportit të energjisë elektrike, nën rrezik të shembjen. Banorë të fshatrave ku ato kalojnë u shkëpusin shtyllave gjigante konstruksionet e hekurit. Policia e Korçës ka evidentuar dhe ndaluar njërin prej tyre, dy ditë më parë, në fshatin Shengjergj. Ai është kapur në flagrancë duke prerë konstruksionet metalike të shtyllave të tensionit të lartë 400 kw, në linjën ndërkombëtare të transportit të energjisë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Megjithëse për ngjarjen nuk thuhet asnjë fjalë në komunikatën policore, lajmi komunikohet në Drejtorinë e Filialit Energjitik të Prefekturës së Korçës. Inxhinieri elektrik Dhimitër Sharenami, përgjegjësi i mirëmbajtjes së kësaj linje dhe nënstacioneve elektrike, konfirmon se dëmtimet po kthehen në epidemi, duke shkaktuar një rrezik real në linjën ndërkombëtare të eksport-importit të energjisë elektrike. faqe 7