Kejdi Kote, mashtruesi i nivelit ndërkombëtar
Që 10 vjet ka falsifikuar regjistrin për nxënësit ngelësa, ndërsa katër vitet e fundit ka bërë “pronarë” dhjetra familje
Historia e rrallë e Kejdi Kotes, 25-vjeçarit që kërkohet nga policia për vjedhjen e 250 milionë lekëve në Bankën e Kursimeve
faqe 2
Derrat mes Nanos dhe Berishës
NGA EDI LESI
Berisha dhe Nano e kanë shtrënguar gjithë arse-nalin fyes mes njëri-tjetrit, sa janë detyruar parmbërë dhe dje në mesditë të shëtisin në botën e faunës shqiptare për të marrë epitetin derr dhe në pikun e mesditës ia kanë veshur njëri-tjetrit, po në mënyrë derrçe. Të gjithë shqiptarët kanë pasur dje rastin, që nëpërmjet deklaratave të Berishës dhe Nanos, të kuptojnë se ç’gjëmë kanë bërë që kanë mbajtur, dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të mbajnë, në krye dy të këqijë zopolitikanë. Dëgjuam se në fjalorin e dy liderëve politike, pra të Nanos dhe të Berishës, paska mbetur ende shija e derrit, pasi të dy e filluan duelim mes tyre këto ditë duke përdorur këtë kafshë, shija e mishit të së cilit është ku e ku më lart se politika që pjellin dy liderët. Dhe kur derri futet mes dy kryetarëve të dy forcave më kryesore politike, atëherë merret me mend se çfarë çorbe po u përgatitet shqiptarëve në këtë verë që po vjen. Berisha tha tekstualisht: “Hani e pini derra pushtetarë, por do t’jua rregulloj kur të vij në pushtet”, ndërsa kryetari i PS-së, dje në mesditë, nxitoi t’i përgjigjet Berishës me “institucionet antiderr” dhe më tej tha: “derrin Berisha që shëtit i lirë”. Një fakt i thjeshtë. Muslimanët, që mbeten shumica e popullsisë, janë prekur dhe pasi janë detyruar nga dy liderët të “shijojnë” derrin në emisionet kryesore të lajmeve në disa televizione private.
Kësisoj, edhe këtë verë që po vjen me ethe elektorale, mbetet që shqiptarët të durojnë si kanë bërë ç’prej 9 vjetësh gulçimet derrore të kokave më kryesore e më të nxehta politike. Ndaj që tani, kur temperaturat nuk është ngritur ende në nivele epidemie, vëtosit e thjeshtë shqiptarë është e mira të pajisen me shiringa anti-derr dhe e mira fare është që të votojnë disi më ndryshe duke hedhur jo vota, por trekëndësha derrash mistrecë, në kokat e këtyre politikanëve, në mënyrë që ata të rrinë sa më larg familjeve tona.
Ndofta, të gjitha fjalët e mësipërme mund të përmblidhen më shkurt: Punë derrash!
Skandal: Pesë vjet për të marrë fëmijën e vdekur
BE: Kush nuk paguan t’i priten dritat
Faqe 19
Djaloshi 14-vjeçar ishte nisur për emigracion në Greqi, por ngriu rrugës në dëborë
Skandal: Pesë vjet për të marrë fëmijën e vdekur
Babai: Të gjithë gënjejnë. Ministria e Jashtme Shqiptare nuk lëshon notë, Ambasada greke në Tiranë thotë nuk ka ardhur faksi!
faqe 22