Gardistët masakrojnë gazetarët e TV KLAN
Dhune barbare mbi një ekip të televizionit Klan. Gardistët i rrahin me shkelma dhe grushta. Ministri i Rendit, Poçi, hesht për ngjarjen e rëndë — faqe 7
Mbrëmë, një operator rrihet dhe është në gjendje shumë të rëndë në Spitalin Ushtarak. Sherr mes policisë dhe gardistëve të Republikës
. Gardistët masakrojnë gazetarët e TV KLAN. Dhunë barbare mbi një ekip të televizionit Klan. Gardistët i rrahin me shkelma dhe grushta. Ministri i Rendit, Poçi, hesht për ngjarjen e rëndë. Faqe 7.
“Spektakël” i vonuar
Pas një mbledhjeje të Qeverisë ku kryeministri Meta lëshoi alarmin për gjendjen katastrofike, në të cilën ndodhen rrugët e vendit, ministrat përgjegjës nxituan të bëjnë disa shëtitje në formë inspektimi nëpër disa prej rrugëve të kryeqytetit.
Por, nga mënyra dhe momenti kur njerëzit e Ekzekutivit u kujtuan të ekzaminonin rrugët, del se pamjet e djeshme, të transmetuara nga mediat elektronike apo të stampuara në celuloid nga fotografët që i shoqëronin, ku ministrat habiteshin me gropat e thella, plot ujë, nuk kanë qenë më shumë se një “show”. Për këdo që jeton në Shqipëri, pamje të tilla si ato që u bënin përshtyypje ministrave në “shëtitjen” e djeshme, janë disavjeçare, para se Shuli, Angjeli apo Poçi, të viheshin në krye të dikastereve të tyre. Madje, gjendja e rrugëve, ka qenë një nga temat e preferuara të pushtetarëve të sotëm kundër paraardhësve të tyre. Por, me të futur në xhep portofolët ministerialë, ata do të harronin gjithçka. Në të vërtetë, zyrtarët e lartë, për vite me radhë, edhe pse kanë vetura luksoze, e kanë pasur të vështirë t’i shmangen bezdisë së krijuar gjatë kalimit nëpër rrugët e shkatërruara. Është e qartë se një pushtetar i ndershëm dhe i përkushtuar, në vend që të justifikohej ndaj shqetësimeve dhe ankesave të drejta të opinionit publik, duhet të ishte i pari që të ngrinte zërin për një gjendje të tillë të rrugëve, duke u përpjekur të vinte në lëvizje të gjitha mekanizmat shtetërore për t’iu rikthyer rrugëve normalitetin. Nga ana tjetër, ndonëse po mbushen tre vjet, asnjë nga ministrat e koalicionit, “Aleanca për Shtet” nuk ka marrë mundimin “të kërkojë vënien para përgjegjësisë kolegët përkatës të tij. Për më tepër, kur është folur edhe për fonde të mëdha parash, të derdhura vetëm për mbushjen e gropave të rrugëve, askujt nuk i është kërkuar dëmshpërblim për punë të bërë “shkel e shko”. Me të vërtetë, disa prej ministrave dolën dje për “t’u njohur” me gjendjen e rrugëve, por duke qenë se kjo ndodhi pas qëndrimit ultimativ të kryeministrit Meta, del se ata, më shumë se rrugët, i ka ngrënë meraku i humbjes së karrigeve të tyre. Por, duke lënë mënjanë këtë dhe duke pranuar si të mirëqenë dëshirën e zyrtarëve të sotëm për të mos parë më gropa nëpër rrugët tona, përsai përket kthimit të kësaj dëshire në realitet, nuk ka si të mos dominojë pesimizmi. Si ka mundësi që këta ministra, të cilët gjatë tre vjetëve nuk u kujtuan të mbyllin as edhe një gropë, do të jenë në gjendje, të sjellin në gjendje normale mijëra e mijëra kilometra rrugë në të gjithë vendin? Edhe në ato raste kur është pretenduar se u bë diçka, nuk është dashur shumë kohë për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme.
Show qeveritar: Poçi dhe Angjeli inspektojnë rrugët
. Faqe 21.
Pas vrasjes, burri arratiset
Nga xhelozia vret gruan dhe vajzën
Pas vrasjes, burri arratiset
. Nga xhelozia vret gruan dhe vajzën. Me dy plumba, ka vrarë njërën pas tjetrës, gruan 48-vjeçare dhe vajzën 15-vjeçare. Faqe 9.
Makina në greminë, vdesin burrë e grua
Tragjedi në rrugën e Kërrabës
. Makina në greminë, vdesin burrë e grua. Shpëton mrekullisht njëri prej fëmijëve. Tjetri është ende në gjendje kome. Faqe 9.