Nga varfëria, 2 burra varin veten me litar
Pamundësia për të përballuar jetën i detyron njerëzit të vetësakrifikohen
Dje, tri vetëvarasje në Tiranë, Durrës dhe Kavajë
Pamundësia për të përballuar jetën i detyron njerëzit të vetësakrifikohen
Nga varfëria, 2 burra varin veten me litar
Dje, tri vetëvarasje në Tiranë, Durrës dhe Kavajë
faqe 7
Tranzicioni që nuk ka të sosur
Mentor Kikia
Dhjetë vjet më parë, kur shembëm socializmin dhe menduam se po ndërtonim kapitalizmin, mësuam se që të ndodhte kjo më parë duhej kaluar një fazë e ndërmjetme
Jashtë firmat që abuzojnë me rrugët tona
Meta tek Shuli
faqe 5 Intervistë/Dokle Kjo është “stina” e investimeve të mëdha faqe 4 Analiza PS, kundër Berishës, apo pro Shqipërisë faqe 16-17 Elbasan/Historia “Shesim gjak për të blerë miell dhe vaj” faqe 9 Procesi i kapos Zani feston ditëlindjen në bankën e akuzës faqe 12
Nuk ka të sosur
Dhjetë vjet më parë, kur shembëm socializmin dhe menduam se po ndërtonim kapitalizmin, mësuam se që të ndodhte kjo më parë duhej kaluar një fazë e ndërmjetme që quhej tranzicion.
fazë e ndërmjetme që quhej tranzicion. Kur të gjithë prisnim të shijonim të mirat pa fund të komunizmit, propaganda na thoshte se më parë duhej ndërtuar socializmi, si faza e parë e komunizmit. Madje, disa etapa të tij edhe ishin ndërtuar. Por socializmi u shemb dhe ne nuk e pamë dot se çfarë ishte komunizmi. Po ashtu, nuk mësuam dot se sa kohë do të duhej për të ndërtuar socializmin. Me të drejtë, tani në mund të pyesim: Po tranzicioni që po kalojmë, sa kohë duhet për t’u “ndërtuar”, që të shijojmë kapitalizmin.
I njehsuar me ekonomi kaotike, si në rend ashtu edhe në politikë e ekonomi, tranzicioni duket se nuk ka ndërmend të përfundojë në Shqipëri. Afro katër vjet më parë, kur ekonomia kishte shënuar hapa përpara, mësuam se e gjitha ishte ndërtuar jo mbi baza kapitaliste, por mbi një lloj mashtrimi, që edhe në Botë, njihet me emrin Piramidë. U desh shembja e këtyre skemave piramidale, me një kosto, të cilën e dimë të gjithë, që të shpresonim ta nisnim për së mbari kapitalizmin.
Por kaosi ende vazhdon. Reforma e tokës nuk është bërë. Ndërmarrjet e mëdha dhe ato që quhen strategjike nuk janë privatizuar. Shumë prej tyre janë shkatërruar e vazhdojnë të rrënohen, edhe me qëllimin që t’u ulët vlefta para privatizimit. Plagët sociale vazhdojnë të thellohen. Të papunët shtohen dhe bashkë me ta edhe ata që braktisin vendin. Edhe pas dhjetë vjetësh, jetesës, netët e dimrit janë sërish të errëta e ditët e verës sërish të thata. Rrugët janë edhe më të shkatërruara dhe pagat e njerëzve gjithnjë e më qesharake përballë çmimeve. Një shtresë elitare, e lidhur kryesisht me pushtetin dhe krimin e organizuar, ka rritur në mënyrë artificiale nivelin e jetesës dhe është larguar shumë nga pjesa tjetër e popullsisë që po konsumon nga dita në ditë më shumë ilaçe depresive. Gjithçka në rënie. Por rënia më e madhe është ajo e shpresës, që ky vend një ditë do të bëhet i përshtatshëm për të jetuar normalisht. Ndërsa kriminaliteti, kontrabanda e korrupsioni vazhdojnë të rriten. Politika po bëhet gjithnjë e më e papërgjegjshme për misionin e saj dhe fatet e vendit, gjithnjë e më konfliktuale e stimuluese e kaosit, duke mbledhur rreth vetes hordhi të armatosura për t’i pasur si mburojë. Dhjetë vjet iu deshën gjermanëve të pasluftës për të kaluar tranzicionin. Edhe pse dolën nga lufta vetëm me pleq e fëmijë e me qytete tërësisht të rrënuara. Ndërsa tranzicioni ynë duket se nuk do të përfundojë kurrë dhe ka për të qenë justifikimi më i mirë i politikanëve para popullit. Dhe, nën këtë emër, Shqipëria duket se ka për të qenë gjatë, një vend tranzit për kalimin e klandestinëve, drogës, armëve e prostitutave.
Epidemi në Kosovë
Shqipëria në alarm
Faqe 15
Në kërkim të ushqimit në kazanat e plehrave në Tiranë