Kupola e Ministrisë së Rendit është uzurpuar nga njerëzit e PD-së. Luan Pobrati akuzon drejtuesit e Ministrisë për korrupsion politik
Albert Dervishi, drejtori i Policisë së Rendit në Ministri, Xhavit Shala, drejtori i Drejtorisë së Krimeve në Ministri, Sokol Bizhga, nëndrejtori i Policisë së Tiranës; që të gjithë njerëzit e kohës së Bashkim Gazidedes dhe Agim Shehut. Policia në duart e shikasve të Berishës
faqe 7
Berisha vë në punë socialistët
Një nga dukuritë e pakta pozitive që po vihen re në politikën shqiptare është largimi nga sloganet, etiketimet dhe sharjet në adresë të kundërshtarëve, për t’u ndalur më shumë në dukuri konkrete të realitetit të përditshëm.
Kështu, grafikët dhe diagramat e publikuara nga PD-ja në mediat elektronike, ku evidentohet prirja negative e zhvillimeve gjatë këtyre tre viteve të fundit, duket se i kanë nxitur socialistët për t’i dhënë një fytyrë të ndryshme nga ajo tradicionalja fushatës së tyre elektorale. Flitet se socialistët kanë përgatitur një skemë të studiuar relativisht gjatë, duke marrë në konsideratë të gjithë elementët që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve, duke filluar nga pakënaqësia e shtresave të ndryshme, tek efektet pozitive e negative të shkaktuara nga politikat në fusha të ndryshme e deri tek premtimet për të ardhmen. Gjithçka thuhet se është studiuar imtësisht, duke bërë llogari deri edhe në detaje të parëndësishme. Por, efekti i një fushate të bazuar në elementë të tillë, mund të vihet në dyshim për shkak të vonesës së socialistëve përballë terrenit të fituar nga Berisha në këta muaj të fundit. Madje, është alarmi që shkaktoi fushata në rritje e opozitës, ajo që i ka detyruar socialistët t’u përvishen seriozisht përgatitjeve për të mos dalë të mundur nga beteja elektorale e zgjedhjeve lokale që pritet të zhvillohet në vjeshtë. Gjithsesi, shkak për këtë hap cilësor lidhur me mënyrën e të bërit fushatë, është edhe fakti që socialistët e kanë parë veten inferiorë ndaj Berishës për ta përballuar atë me mjetet e preferuara të tij, ku futen dhe mitingjet. Pikërisht, me këtë mund të shpjegohet dhe heqja dorë nga ideja e hedhur pak kohë më parë për ta mobilizuar elektoratin socialist në mitingje “për t’i treguar vendin Berishës”. Por, më e rëndësishmja është se socialistët duhet të tregohen tepër të saktë në realizimin e premtimeve në kohë. Kjo për faktin se intervali midis zgjedhjeve lokale të vjeshtës dhe atyre parlamentare është relativisht i shkurtër. Kështu, llogaritjet e pasakta, loja e dobët me shifrat edhe në rast të një fitoreje në zgjedhjet lokale, do ta çonte gjithçka në favor të opozitës në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Plani sekret i PS-së për të fituar zgjedhjet
Faqe 2
Berisha vë në
Prokuroria
Prokuroria
Arratisja e Aldo Bares, hetime shkritmarëve
faqe 13