Ministri gradon oficerin e dënuar për shpërdorim detyre. Pas akuzave të Pobratit mbli(d)het Grupi parlamentar socialist
Flet deputeti Spartak Braho: Nëse Poçi s'ndryshon Ministrinë e Rendit, të ndërhyjë Meta
faqe 2-3, 7
Shqiptarët, mallkim në pleqëri
Mentor Kikia
Një duzinë të moshuarish ndërsa mbushin të paktën stola nëpër lulishte, blejnë nga katër pesë vetë një gazetë, për të parë nëse thuhet ndonjë gjë e re aty për pensionet e tyre. Marrin fare pak, ankohen se nuk u del dhe vazhdimisht shpresojnë që rroga e tyre mjerane të rritet. Pas një dy dekadash ata nuk do të jenë më. Një brez tjetër do të plotësojë klasën e njerëzve të vetëquajtur nusr që gjuajnë domino. Por me një ndryshim. Pleqtë e ardhshëm nuk do të blejnë gazeta. As lajmet në TV nuk do t’i dëgjojnë. Ata nuk do t’ia dinë për pensionet e tyre... Ata nuk do të kenë fare pension. Që nga vitit 1990, kur ekonomia shqiptare u vetëquajt kapitaliste, mes shumë katrahurash që e përfshinë atë dhe vetë shtetin, ishte edhe ajo e Sigurimeve Shoqërore. Një mizëri lokalesh, që rëndom quhen kioska, firmash ndërtimi e sipërmarrjesh private, shqiptare e të përbashkëta me të huaj, përbëjnë sot ekonominë shqiptare. Ky sektor ka thithur pjesën më të madhe të fuqisë punëtore që sot quhet e punësuar. Pak a shumë janë të kënaqur me pagësën që marrin, një pagësë që gjithsesi është më e mirë se sa të qëndrosh në shtëpi. Shkojnë në mëngjes në punë dhe ikin në mbrëmje, duke marrë me vete edhe hakun e ditës. Ka mes këtyre që mbajnë në këmbë me punën e tyre sektorin privat, njerëz të rëndomtë që dinë t’i japin vetëm lopatës. Ka dhe intelektualë, inxhinierë, agronomë, mjekë, gazetare e gjithfarë lloj profesionistësh. Më shumë se kaq, janë ata që punojnë si emigrantë jashtë kufijve të vendit. Ndërsa më shumë se të dy palët bashkë, janë ato që çdo ditë rrëmojnë në arat e tyre. Fshatarët, ata që janë sipas një versioni modern u thotë fermerë. Të gjithë i pret shteti sipas një versioni të përbashkët. Kur të plaken nuk do të kenë një një bordero ku të firmosin për të marrë pensionin e pleqërisë. Në zyrat e Sigurimeve Shoqërore ata nuk kanë dosje dhe për pasojë zyra pasojë... Te gjithë punojnë nuk do të kenë pse t’i numërojnë vitet e punës. Të gjithë punojnë dhe paguhen për atë që punojnë. Pronari i shoqërisë deri këtu është në rregull. Ndërsa kur bëhet fjalë për pagasat e Sigurimeve, askush nuk mundet të jetë vullnetar në zbatimin e ligjit. Ndërsa shteti, që licencon dhe kontrollon këto shoqëri, mjafthohet ta quajë “punë të zezë” dhe të dënuesshme. Dhe, nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore, u bë i ditur edhe një tjetër fakt. Të njëjtin fat tragjik kanë pasur edhe dhjetra mijëra punëtorë që kanë punuar në ndërmarrjet shtetërore. Janë 30 punëtorë që kanë punuar në vitin 1990 nuk i kanë dërguar dosjet e ndërmarrjeve, të cilat që nga viti 1990 nuk i kanë dërguar dosjet e punëtorëve të tyre pranë degëve të Sigurimeve Shoqërore. Vetë shteti duket se ndjehet i qetë përderisa askush nuk kujtohet për të kërkuar atë që i takon. Mijëra njerëz që nuk mungojnë të mbushin sheshet e mitingjeve ku bërtitet për politikë, një ditë do të kujtohen se sot do të ishte më mirë që të kërkonin atë që pas disa vitesh do të jetë ngushëllimi i vetëm i pleqërisë, pensionin.
Histori dashurie,
Historia, dashurie, vriten dy vëllezër
faqe 9
Ministri Poçi në rrugën e ish-zv/ministrit Agim Shehu
Ditën e diel, gazeta “Koha Jonë” botoi një intervistë me Luan Pobratin, specialist i nivelit të lartë të shërbimeve sekrete shqiptare, i arrestuar në kohën e Berishës.
Zoti Pobratit akuzonte në intervistën e tij Ministrinë e Rendit Publik dhe drejtuesit kryesorë si të përzier në korrupsion politik dhe që punojnë për llogari të shërbimeve të huaja dhe të Berishës. Ai përmendte emra konkretë në këtë ministri, ndaj gazeta nuk mban përgjegjësi për çka deklaron një punonjës i shërbimeve sekrete, i cilësuar si specialist i kualifikuar. Fill pas botimit të intervistës, ministri Spartak Poçi në vend që të analizonte faktet e hera publike, nxiton të mbledhë në një takim urgjent krerët e Ministrisë së Rendit Publik dhe sulmon autorin e intervistës si dhe gazetën, e cila e ka botuar, duke përdorur një fjalor të rëndomtë dhe tyles, fjalor të cilin e ka përdorur ndaj gazetës “Koha Jonë” edhe ish-zv/ministri i Brendshëm i kohës së Berishës, gjeneral Agim Shehu. Ministri do të bënte mirë që të analizonte edhe ngjarjet e muajve të fundit, pasi situata i ka ikur nga duart, duke sjellë rritjen e krimit. Gjithashtu sqarojmë se redaksisë i kanë ardhur dhjetra telefonata nga Vlora, ku vërtetohet thënia e zotit Pobratit se “drejtues të sotëm të Ministrisë kanë urdhëruar për të qëlluar mbi Vlorën e vitit 1997”.
Së fundi, të detyruar nga moskorrektesa e ministrit të Rendit Publik, zotit Poçi, dhe nga faktet e zbuluara ditët e fundit se trafiku i drogës është nën menaxhimin direkt të kësaj ministrie, gazeta “Koha Jonë” do të mundohet që të bëjë publike edhe disa fakte ku tregohet që ministri aktual i Rendit ka një të kaluar problematike me ish-Sigurimin e Shtetit të kohës së Enver Hoxhës, ku ka denoncuar edhe babain e tij pas arrestimit si “grup puçist” në vitet 70 si dëshmitë kundër një inxhinieri të quajtur Shkëlqim Bumçi, i cili u dënua me 15 vjet burg në regjimin komunist, pas dëshmisë së zotit Poçi.