03/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 maj 2000

Joseph Limprecht: SHBA pas çdo qëndrimi të OSBE

“Liderët shqiptarë duhet ta shpenzojnë kohën dhe energjinë e tyre duke u përpjekur të arrijnë kompromise që janë në përputhje me Kushtetutën dhe jo duke bërë sulme personale ndaj ekspertëve ndërkombëtarë” Intervistë ekskluzive e Ambasadorit amerikan në Tiranë, Joseph Limprecht faqe 2-3 Ambasadori i SHBA, Joseph Limprecht shumë me sh- …je pas kontakteve …jetërdrejtë me …ytete të ndry- …lit? …em si në shtëpinë …erëz janë shumë …shumë bujarë me … më pëlqen shumë …u unë kam filluar …jerëzit e famshëm …nde të tjera, sepse …të gjithë më njo- …gjë që më mun- …ualja ime nuk është …presoj që të punoj … në e sigurisë në … të lejojnë të vijë … gruan time, por …nortët dhe bash- …nonjësve të tjerë …a më shpejt të jetë …ja juaj ishte … një vizitë. Ajo …ri javë dhe ajo …onë, sa herë që …on, se ajo vërtet …ipërinë, i duket … interesant dhe i …ëzit të jashtëza- …numë jo vetëm …rsyeja e vizitës …ë Kosovë? …hkoj në Kosovë …qëndroj tri ditë. …vizitë e zakon-

Berisha: “Do t’u shpëtojmë

Thesari: Nën

Berisha: “Do t’u shtypim kokën derrave socialiste”

Kushdo që ka aluduar se pas kthimit nga Vjena, Berisha do të ishte disi më “i rezervuar” apo më “i urtë”, është ndjerë që në fillim i zhgënjyer. Fjala e djeshme e shefit të opozitës, Sali Berisha, mbajtur në takimin me pushtetarët lokalë të PD-së, ishte paralajmërimi më i qartë se muajt e periudhës parazgjedhore dhe asaj paszgjedhore në Shqipëri do të jenë të mbarsura me kontrasta nga më të ashprat. Lideri demokrat, ndërsa e pasuroi zhargonin e akuzave në drejtim të “kusarëve qeveritarë”, duke u bashkuar këtyre dhe disa ekspertë ndërkombëtarë të zgjedhjeve, bëri thirrje për një mobilizim total të të gjitha strukturave të partisë për të mos lejuar atë që ai e quajti “varrosje të institucionit të zgjedhjeve”. Kështu, duke gjykuar nga platforma e parashtruar në takimin e djeshëm nga Berisha, muajt e mbetur deri në zgjedhje do të jenë të mbushur me protesta, por edhe me hapa politikë në përpjekje për të përgatitur një kuadër zgjedhor alternativ duke filluar që nga përpilimi i listave të zgjedhësve prej vetë PD-së, megjithëse këto përpjekje nuk gjejnë kurrfarë legjitimiteti përveçse tek partitë opozitare. Një nga qëllimet e Berishës në fjalën e tij të djeshme ka qenë mobilizimi i strukturave të partisë së tij në bazë për të mbajtur gjallë frymën e protestave të ndezura prej tij gjatë mitingjeve të kohëve të fundit. Domethënëse në këtë aspekt është shprehja e Berishës se “unë u rashë shesheve të Shqipërisë, tani është detyra juaj të vazhdoni”. Por, lideri opozitar u ka çuar dhe një mesazh kërkues krerëve të koalicionit në pushtet. Ndoshta, kjo mund të jetë edhe një përgjigje e thirrjeve të paradokohshme të Nanos për t’iu përgjigjur Berishës me të njëjtën monedhë. Dhe në këtë pikë Berisha është i favorizuar dhe nga qëndrimet ekuivoke dhe i një linje të papërcaktuar të ndjekur nga socialistët në ndeshjet me të. Megjithëse së fundi është ngjitur një qëndrim, denoncimi i korrupsionit të pushtetit lokal që zotërohet nga PD-ja. Gjithsesi, në situata të tilla, institucionet shtetërore, në rast se parë qeveria, do të ndodhen në një pozitë tepër kritike. Ndërsa nga njëra anë duhet të tregohen ekzemplarë në zbatimin e ligjit, në anën tjetër, janë të detyruar të jenë të kujdesshëm në çdo hap për të shmangur ndezjen e këndjellave të konfliktit që do t’i rikthente ngjarjet e 14 shtatorit apo ato të marsit të 1997-ës.

Thesari: Nën hetim ish-ministra e guvernatorë

Ja lista e të hetuarve BELUL ÇELO - ish-Ministër i Brendshëm NERITAN CEKA - ish-Ministër i Brendshëm PERIKLI TETA - ish-Ministër Rendi PETRO KOÇI - ish-Ministër Rendi SPARTAK POÇI - Ministër Rendi QAMIL TUSHA - ish-Guvernator SHKËLOIM CANI - Guvernator

Ambasadori i SHBA, Joseph Limprecht

POLITIKA

www.kohaj... [?] ...dhjet [?] ...zbatuar ato”

TELEBINGO

6 Maj 2000 5 TELE-BINGO me nga DHJETË MILIONË 1 MAGIC-BINGO ME 5 MILIONË 1 STAR-BINGO ME 1.5 MILIONË 100 FITUES MINI-BINGO me nga 100 MIJË LEKË