06/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 maj 2000

Berisha ndez fitilin: Do t’ju vë tritolin

Shkatërrohet përfundimisht konsensusi për Kodin Elektoral Pozita miraton Kodin. Berisha braktis Parlamentin dhe takon Ambasadorin amerikan: Ky është Kodi i funeralit Shkatërrohet përfundimisht konsensusi për Kodin Elektoral Berisha ndez fitilin: Do t’ju vë tritolin Pozita miraton Kodin. Berisha braktis Parlamentin dhe takon Ambasadorin amerikan: Ky është Kodi i funeralit faqe 5

Në SHBA radiografia: Shqipëria del “blozë”

Duke folur në Forumin mbi Shqipërinë në Qendrën për Stu[dime] Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, am-

Shqipëria del “blozë”

Në SHBA dialogjanda. Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Gert Ahrens, paralajmëroi edhe një herë se “në Shqipëri do të ketë zgjedhje të vështira”. Në fakt, duke u mbështetur edhe në termat, me të cilat zoti Ahrens përshkroi situatën politike dhe atë të përgjithshme në Shqipëri, dalin edhe një herë në pah defektet, të cilat e kanë lënë Shqipërinë prapa vendeve të tjera ish-komuniste të Evropës. Në radhë të parë, Shqipëria e sotme paguan haraçin e mungesës së kulturës politike, gjë që e ka shndërruar atë në një protektorat të institucioneve ndërkombëtare. Madje, zhvillimet e kohëve të fundit po tregojnë se edhe monitorimi i proceseve politike në Shqipëri nga këto institucione, rezulton të jetë i pamjaftueshëm. Rasti më flagrant në këtë aspekt, është dështimi në përpjekjet për gjetjen e konsensusit lidhur me Kodin Elektoral dhe ndërtimin e Komisionit Qendror Zgjedhor. Pikërisht, duke folur për zgjedhjet, zoti Ahrens, duke i vlerësuar ato si “pikë kyçe” të demokratizimit dhe të ngritjes së institucioneve, theksoi si parësor rolin e faktorit vendas, pa të cilin çdo ndihmë ndërkombëtare apo legjislacion modern është i pamjaftueshëm. Duke gjykuar nga deklaratat e disa ditëve më parë, del se edhe Berisha mendon në të njëjtat linja me Ahrens, kur nxjerr në plan të parë rolin e faktorit të brendshëm. Por, ama, vetë Berisha, me qëndrimet e tij ku dominon fryma konfliktuale, është ndoshta shkaktari kryesor që e bën të paevitueshme praninë dhe ndërhyrjen e OSBE-së dhe institucioneve të huaja në jetën politike shqiptare. Megjithatë, edhe kundërshtarët e tij nuk mbeten prapa në këtë drejtim, gjë që u pa në ngurtësinë për të lëshuar pe ndaj kërkesave të opozitës lidhur me përgatitjen e procesit zgjedhor. Më të vërtetë, mungesa e kulturës politike është pengesë për ndërtimin e institucioneve, por nuk duhet harruar se vetë kultura politike kultivohet nëpërmjet funksionimit të këtyre institucioneve. Duke gjykuar nga qëndrimet e kundërta të pushtetit dhe opozitës, lidhur me Kodin Elektoral, sipas së cilit do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, duket se të përsëritet precedenti i zgjedhjeve të viteve 1996 dhe 1997, ku pala humbëse nuk ka njohur institucionet e dala nga këto zgjedhje. Kuptohet që në këtë mënyrë, edhe pse ato nuk do të kontestohen nga organizmat e huaja, as që mund të bëhet fjalë për një funksionim të tyre, duke bërë që jeta politike të mbetet vazhdimisht në pikënisje. Nëse klasa politike në pushtet do të pretendojë ta drejtojë vendin përmes institucioneve që nuk gëzojnë njohjen e opozitës, atëherë praktikisht do të riktheheshim në një variant monizmi të zbutur. Dhe, pas asaj që ndodhi dje në Parlament, duhet të jesh pak naiv që të jesh optimist për një të ardhme politike, ndryshe nga ajo që kemi lënë pas këto dhjetë vjet.

“20 maj-‘Meta 2’, ikin Shuli, Xhuveli e Ruka

faqe 2

Ahrens raporton Shqipërinë në SHBA

Shefi i OSBE-së në Uashington faqe 6-7 Ahrens raporton Shqipërinë në SHBA Ja çfarë nuk shkon në politikën tonë

“Klanet” shqiptare mbretër të drogës

Bari, flet kreu i Antimafias faqe 11 “Klanet” shqiptare mbretër të drogës “Kontrollojnë të gjithë trafikun”