12/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 maj 2000

Tension në Vlorë, policia në alarm

Dje mbledhje urgjente në Ministrinë e Rendit për vizitën e Berishës Lideri i PD-së, Berisha: “Në Vlorë do të shkoj pa ndihmën e kusarëve në pushtet” fage 2-4 Dje mbledhje urgjente në Ministrinë e Rendit për vizitën e Berishës Tension në Vlorë, policia në alarm Lideri i PD-së, Berisha: “Në Vlorë do të shkoj pa ndihmën e kusarëve në pushtet” fage 2-4

Skandali i sekretit Presidenca mohon: Letrën nuk ia dhamë ne Berishës

Skandali i sekretit Presidenca mohon: Letrën nuk ia dhamë ne Berishës faqe 5

Dje marrëveshja Nga Italia miliarda që Tirana të ngopet me ujë

Dje marrëveshja Nga Italia miliarda që Tirana të ngopet me ujë faqe 15

Protestë bashkisë Gabi në grevë urie: Do t’ju lëmë lakuriq

Protestë bashkisë Gabi në grevë urie: Do t’ju lëmë lakuriq faqe 13

Nga mitingjet e vlonjatëve kundër Berishës në vitin ’97

Erdhi KOHA

Nga Frrok Çupi Vetëm mbrëmë ka ndodhur ndryshe: Ne, punëtorët e saj, shkuam tek “Koha” për të festuar 9-vjetorin e lindjes së gazetës. Asnjëherë tjetër nuk ndodh kështu. “Koha Jonë”, e përditshme indipendente, nuk ia lejon vetes as vesin njerëzor të përtesës, sikurse nuk lëngon kurrë e sëmurë për të pritur njerëz. Gjithnjë ajo vjen, përditë. Dikush mendon se unë do të them se “Koha Jonë” ka ardhur në kohët tona të vështira, kur politika e politikanët kështu e ashtu...”. Në fakt “Koha” është detyruar, si një punëtore e mirë, që shpesh herë të ngarkojë thesin e politikës dhe t’u shkojë njerëzve dorë më dorë: “Deshët politikë? Ja tek është paksa prej saj”. Prodhimi më i madh në treg - politika. Nëntë vjet më parë, kur u nis nga qyteti verior i Lezhës për të ardhur, “Koha” ndjeu se kishte mbetur i boshatisur një vend i shtypit të lirë. Sapo gazeta e parë opozitare dhe nismëtare e fjalës së lirë “RD” u okupua nga demokratët bolshevikë në verë të vitit 1991, “Koha” erdhi dhe hapi tribunën për “të ndaluarit”. Që atë ditë e papushim, “Koha” u kthye në një medicinë, që dikush e duhej si të helmët dhe dikush e ka të domosdoshme si ilaçin. Merita e gazetës është se të gjithëve iu erdhi në ndihmë, edhe atyre që “nuk e donin” dhe i digjnin folenë. Nuk është aspak faji i “Kohës” pse u detyrua që herët në mëngjes të ngarkojë thesin e lajmeve të hidhëta; ajo duhej të vinte të na tregonte për “Otranton” tonë të kobshme, për kapuçonët e natës në rrugë, për burgosjen e gazetarëve të vet e të politikanëve kundërshtarë, për bandën e viktimën, për Europën e vendin tonë të varfër. Ajo nuk është fajtore, por e bekuara që tregoi të vërtetën që prodhohet në këtë truall. Po të mos ishte “Koha” dhe shoqet e saj (që i erdhën pas), do të kishim rënë në pusin e errët të panjohurisë; akoma më keq. Pa le të provojnë të “mbjellim” punë të mira në bahçen tonë Shqipëril? “Koha” do të jetë hamallja me e lumtur e lajmeve të mira; ajo do të korrë e do të na sjellë. Në mëngjes, përditë, bashkë me filxhanin e kafesë presim të vijë “Koha”. Fjala dhe shtypi i lirë në Shqipëri, të paktën është një realitet. Koha vetë ka punuar tërë këto vite për të ndërtuar këtë godinë të shoqërisë sonë civile. Dje ishte koha kur u kujtua edhe për ditëlindjen e saj dhe mblodhi urime. Sot “Koha” është përsëri në punë, njësoj si çdo kohë.