Sot, nderi i Vlorës në duart e Berishës
Nga Durrësi deri në Vlorë, dhjetra postblloqe për të penguar qindra militantë të Berishës
Lideri i PD-së: “Po më ndaluan në rrugë, do të futem edhe me skaf nga deti”
faqe 2-4
Rishpallja e Pavarësisë
ENTON ABILEKAJ
Nuk ishte befasi dështimi i marrëveshjes për Vlorën. Për një javë nuk u arrit mirëkuptimi dhe tani ka dalë nga kontolli i politikanëve ajo që do të ndodhë sot.
Diplomatët e huaj, po e tejkalojnë edhe një herë veten duke marrë rrugën në qytetin e Pavarësisë për të vendosur paqen dhe për ta bërë Shtetin të funksionojë. Të gjithë, përveç ambasadorëve, kanë ngritur armët dhe dita e sotme është shndërruar befasisht në një nga momentet kryesore të së ardhmes së vendit. Nga dita e sotme do të vendoset shumë për fatin e zgjedhjeve lokale dhe për fatin e Shqipërisë. Për ca plumba të pakontrolluar mund t’i rikthehemi kohëve të këqija dhe ta lemë veten përsëri pa të ardhme, përsëri nën tutelën e të tjerëve.
Sot, kur politikanët kanë dështuar, gjithçka varet nga qytetarët e Vlorës ose nga diplomatët. Ata që do ta nisin të dielën duke shkuar në varrezat e Babicës për të kujtuar të gjallët e tre viteve më parë, janë protagonistët kryesorë. Ata kanë peshën e madhe të respektimit të një Shteti të keq, ata kanë detyrën e vështirë të tejkalimit të vetes, për të mos e kërkuar hakmarrjen mbi fatin e Shqipërisë, ata kanë vëmendjen e të gjithë të tjerëve për ta shmangur, atë që nuk do ta dëshironin as ata vetë në kushte të tjera.
Nëse nuk ndodh kështu, atëherë gjithçka do të vazhdojë të na e zgjidhin të tjerët. Nëse zbrazën pushkët, do të jenë ambasadorët ata që do të tejkalojnë përsëri detyrën e tyre dhe do të kryejnë rolin e qeverisë në një Shtet që ka zgjedhur qeverinë e tij. Nëse nuk ndodh paqja do të jetë e kotë të votohet, sepse vota nuk do të sillte më qeverisje të vërtetë dhe Shtet të fortë.
Përsëri në Sheshin e Flamurit. Pas 88 vjetësh gjithçka është rikthyer në vendin ku u shpall Pavarësia. Sepse shumë pak gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Armët vazhdojnë të jenë në vend të fjalëve, vogëlsirat vazhdojnë të anashkalojnë parimet, interesat e paligjshme vazhdojnë të sfumojnë interesin kombëtar dhe të huajt vazhdojnë të vendosin për zhvillimin e Shqipërisë. Dhe përsëri në Sheshin e Flamurit. U takon vlonjatëve të vendosin për rishpalljen e Pavarësisë, u takon viktimave për rishpalljen e faljes për hir të largimit nga tutela e Botës, për ta ndërtuar vetë Shtetin.
Futbolli në zi
Vritet gjyqtari Luan Zylfo dhe presidenti i Tomorit, Ardian Çobo
faqe 10