Berisha puth Vlorën dhe prek pushtetin
Pas Vlorës, kryetari i opozitës do të udhëtojë drejt Tropojës, qytet të cilin nuk e ka shkelur prej 3 vjetësh
Miting dinjitoz i liderit të PD-së në qytetin ku humbi pushtetin
faqe 3
Ka humbur Paskal Milo
Nga FERDINAND XHAFERRI
Po mbushen afro dy javë që kreu i diplomacisë shqiptare ka humbur diku në disa vende të Amerikës Latine. Aktualisht po mundohem t’i mbush mendjen vetes se përse zoti Milo e ka ndërmarrë një vizitë të tillë. I vetmi argument justifikues që i jep sens kësaj vizite është një lidhje që ekziston midis mbiebrit të tij me njërin nga vendet kryesore që përfshin turi i ministrit. Pra Paskali ka shkuar të vizitojë pas-Kilin.
Çështja nuk ka të bëjë aq shumë me faktin se çfarë lloj diplomacie ka zgjedhur të bëjë z. Milo. Kjo vizitë si dhe të tjera të ngjashme me të, sqarojnë qartë se jo vetëm nuk kemi të bëjmë me linja të qarta të një diplomacie serioze shqiptare, por nuk kemi të bëjmë as edhe me një variant të pranueshëm të tipit; diplomaci + turizëm. Ajo që shfaqet me letra të hapura është një vizion diplomatik i tipit; turizëm i pastër, ose ndoshta më keq. Logjika e mësipërme fillon të kontrollohet, sepse pikërisht pas fushatës ajrore të NATO-s, që shpëtoi nga masakra masive shqiptare që jetojnë në Kosovë, tabloja diplomatike shqiptare në vend që të ishte e orientuar shumë qartë, ka shfaqur tendenca më shumë se të çuditshme. Presidenti i Republikës në krye të një megadelegacioni pasoi një vizitë të ministrit të Mbrojtjes në Kinë. Pas kësaj kemi vizita të ministrit të Jashtëm në disa vende të vogla arabe, që e konkludojnë me vizitën e stërgjatë në Amerikën Latine. Të gjithë duhet të shqetësohemi, jo aq shumë për qejfet e zyrtarëve të lartë për të ndërmarrë turizma idiote, por për faktin se këto mund të ngrenë pikëpyetje të natyrshme lidhur me orientimin euroatlantik të vendit tonë. Së pari, ne kemi të drejtë të pyesim: nuk paskemi probleme të tjera për të zgjidhur që të ndërmarrim vizita të tilla? Së dyti, si është mundur që pikërisht tani kur në kancelaritë perëndimore po diskutohet me intensitet çështja e Kosovës, kryediplomati shqiptar i gjen të arsyeshme ta ndjekë situatën nga Amerika Latine? Së treti, të gjithë politikanët shqiptarë janë të ndërgjegjshëm që pavarësisht dëshirave të tyre, të orientohen në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar dhe të gjitha subjektet politike, për një përcaktim euroatlantik të vendit tonë. Disa individë, pavarësisht pozicioneve që mbajnë, janë thjeshtë piunë për të ndryshuar këtë drejtim të natyrshëm.
Albert Minga, regjisori më i mirë i Festivalit të 11-të të Filmit Shqiptar për filmin “Porta Eva”
foto P. ILO
Albert Minga, regjisori më i mirë i Festivalit të 11-të të Filmit Shqiptar për filmin “Porta Eva” — foto P. ILO