17/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 maj 2000

Gjinushi apo PD-ja vrau demokrati­n?

Berisha akuzon kryetarin e Parlamentit për vrasjen e Hysenbelliu­t Policia shpall kërkimin për ish-kryetarin e PD-së së Vlorës si i dyshuar për vrasjen e ditës së mitingut faqe 3

OSBE: Pushtet, çarja e parë

ALEKSANDËR ÇIPA “Nano në Amerikë, Berisha në Vlorë”. Ky titull i pashkruar çuditërisht mungoi në shtypin e pozitës kësaj jave. Hyrja e kreut të demokratëve në Sheshin e Flamurit në Vlorë, nën një shpenzim maksimal energjish të policisë së shtetit, u bë ngjarja që shkaktoi vëmendjen e tensionuar të krejt opinionit politik dhe jo politik shqiptar. Për të parën herë fill pas kësaj vizite, zyra e punëdelkamimeve qeveritare u tregua e shkathët të merrte hisen përkatëse në këtë arritje, duke i dhënë për rrjedhojë vetë partisë së mazhorancës një rast realisht krenues. ’Pasimi i deklaratës komplimentuese të ambasadorit amerikan Limpreht, për suksesin e zbritjes turb­uese të demokratëve në Vlorë pa cekur në incidente, njëherësh shënoi rastin e një qëndrimi institucional dënjitoz të policisë shqiptare, por edhe kredon politike për qeverisësit. Por, ndërsa edhe zhurma e suksesit të ndryshëm për mitingun në Vlorë kaloi, në arenën politike të Tiranës mbërrin një çështje tjetër: Dje kreu i mazhorancës, Nano, sapo zbriti nga avioni i linjës së largët të Uashingtonit në Rinas, ndër fjalët e para shtoi: “Kjo nuk ishte ndëshja e kthimit”. Kjo shprehje e marrë në nëntekstin e saj politik reflekton mendimin e kreut socialist se dueli politik mes tij dhe kundërshtarit Berisha ka mbërritur në pikën e një “ndeshjeje në fushë të hapur” me shumë faktorë arbitruës. Mirëpo pas këtyre fjalëve të para në kthim, Nano ka zbuluar bef as përmes një kontrasti të hapur, një çarje zyrtare në marrëdhëniet e “kampit” të tij me shefin e OSBE-së në Tiranë. I pyetur se ç’mendon për deklaratën e ambasadorit, nëntëksti i së cilës ishte dorëheqja e Qeverisë, nëse opozita fiton zgjedhjet lokale, kreu socialist Nano u shpreh: “Ahrens s’duhet të sillet si ndonjë parapardhës i tij...”. Ky reagim nervoz adresuar ambasadorit Ahrens shënon prezencën e një ftohjeje mes pozitës dhe institucionit monitorues të zgjedhjeve. Prejenca e një ftohjeje me shefin e OSBE-së, pa dashur u ekspozon shqetësime edhe një problem apo çarje në komunikimin me përfaqësues dhe elementë përpunues të opinionit ndërkombëtar. Koha e pakët e mbetur e fushatës elektorale, u imponon socialistëve përjashtime reminishencash dhe naivitetesh në këto marrëdhënie me selitë mëse diplomatike që realisht monitorojnë dhe mbyllin si deri tani, rezultatet e politikës shqiptare.

Historia e rrallë e Erietës me familjen Avdyli

Në shtëpinë e Dritanit faqe 7 Erieta Avdyli me vjehrrin, vjehrrën dhe kunaten

Shqiptarët e pasur depozitojnë në bankat e huaja

Arratisja e parave faqe 14

Tranzicioni “epoka” ku politikanët hëngrën njëri-tjetrin

Analizë/Servet Pëllumbi faqe 16-17