Berisha, në Tropojë do të futet nga Kosova
Lideri demokrat projekton udhëtimin e tij në trevat shqiptare të Ballkanit
Ndalësa e parë në Tetovë. Pastaj Prishtina dhe në fund vendlindja, Tropoja
faqe 2
Fundi i aleancave artificiale
NGA ENTON ABILEKAJ Mezi priti sa dorëheqja e saj të shkonte në dorë të kryeministrit dhe të çlirohej nga një përgjegjësi që i ishte kthyer në torturë. Sulmet e shtypit dhe të politikës, kishin kohë që e kishin tejkaluar barrikadën që krijonin për të interesat e mëdha të të qenit drejtuese e një prej institucioneve më të rëndësishëm në qeveri. Ingrid Shuli nuk mundej të largohej prej kohësh sepse ishte e qartë që do të krijonte një rrëmujë, për të cilën do të duhej fajtorë, në radhë quhej fajtore, në radhë të parë, nga partia e saj. Skema e krijuar artificialisht nga “Aleanca për Shtetin”, në brishtësinë e vet rrezikonte prishjen e gjithë ekuilibrit politik në vend. Ashtu siç ka filluar të ndodhë, megjithëse në heshtje, pas largimit të Shulit dhe emërimit të një njeriu pa parti. Pikërisht kjo barrë e rëndë e vështirësonte akoma më shumë qeverisjen për ekzekutuesen e Transportit. Presion nga të gjitha anët dhe rruga e fundit ishte largimi. Ajo që la mbrapa, është lehtësuese për Shulin. Milo, Demeti, Solis e Xhuveli janë gjethet e fundit të koalicionit që varen në kërcell të kalbur dhe që pritet të bien me ardhjen e vjeshtës së zgjedhjeve. Ajo që është ndërtuar ishte një bashkëpërgjegjësi politike që kurrë nuk u bë ekzekutive. Pesë partitë kryesore të koalicionit bashkëjetuan gjithë këto vjet, në radhë të parë, për të mbështetur politikisht njëra-tjetrën, por asnjëherë nuk u bashkuan në interesat e qeverisjes së vendit. Ministritë e partive të vogla të koalicionit u mbushën me anëtarët dhe militantët e partive respektive, shpeshherë të paaftë për detyrën, duke krijuar një izolim partiak brenda qeverisjes shumëpartiake. Për arsye ekzekutive, ministrat që përfaqësonin parti të ndryshme kanë pasur konflikte të rëndësishme që nuk janë zgjidhur asnjëherë, por janë mbyllur për arsye politike. Në përgjithësi qeverisja u shfrytëzua si honorar për bashkëpunimin politik dhe elektoral, deri dy ditë më parë, kur PS u kujtua që votat i kishte marrë edhe për të qeverisur dhe duhet t’i shlyejë edhe për një vit detyrimet para elektoratit. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë deri në zgjedhje e përgjithshme, është prishja e interesave politike për hir të interesave qeverisëse dhe si rrjedhim prishja e koalicionit dhe puna me njerëz më të kualifikuar që shpeshherë janë pa parti. Pikërisht këtu prishet edhe interesi politik i koalicionit, i bazuar në përfitimet e qeverisjes. PAD tashmë po e merr rrugën drejt pavarësisë totale ndaj PS, PSD mund të detyrohet ta bëjë shumë shpejt bashkë me PBDNJ dhe partinë e Xhuvelit dhe PS do të qeverisë vetëm. Fronti politik “Aleanca për Shtetin” nuk do të ekzistojë më dhe katër partitë e vogla do të gjenden pa shumë rrugëdalje. Ata do të jenë të detyruara, jo vetëm të konkurrojnë me njëra-tjetrën, por edhe me PS, edhe me PD dhe aleatët e saj, edhe me të Djathën e Bashkuar. Skema politike nuk do të ketë më tre blloqe, sado fiktive dhe PS do të dalë vetëm në zgjedhje. Këtë e ka deklaruar vetë Nano në takimin e ndarjes me Gjinoshin, pas dorëheqjes së Shulit. “Ka ardhur koha të qeverisim vetëm”, ishin fjalët e Nanos që shprehnin jo vetëm domosdoshmërinë e PS për t’u përballur direkt me votuesit, por edhe prishjen e ekuilibrit politik. Prishja e “Aleancës për Shtetin” mund ta nxisë edhe PD-në të largohen nga aleatët e vet fiktivë, të cilët i thërriti vetëm kur u gjend vetëm kur u gjend e vetme përballë “Frontit të Kuq”. Duke u zgjedhur lokale do të jenë bashkëpunimi i fundit i partive të mëdha me të voglat. Më pas janë Më pas janë aleancat fiktive do të prishen, të mëdhatë do të shkojnë drejt vetmisë, ndërsa të vegjlit duhet të rrembejnë presjet dytësore për të ekuilibruar jofektivisht politikën.
Gentiana Ramadani, “Miss Albania
Gentiana Ramadani, “Miss Albania
“Miss Albania 2000”
Vendindja: Shkodër
Gjatësia: 1.72 m
Mosha: 18 vjeçe
Hobi: Gazetaria
Bukuroshja nga Shkodra fitoi edhe kurorën e Miss Magjia
Miss Miqësia
Aurora Gjini (Lezhë)
Miss Press
Anisa Hitaj (Tiranë)
REUTERS
“Miss Albania 2000”. Bukuroshja nga Shkodra fitoi edhe kurorën e Miss Magjia. Miss Miqësia Aurora Gjini (Lezhë). Miss Press Anisa Hitaj (Tiranë).