Familja Berisha mori 57 milionë USD nga Gjalllica
VEFA kishte falimentuar që më 1996, por nuk u deklarua
Farudin Arapi tregon sekretet e fundit të piramidave dhe letrat e Gazidedes për Berishën
faqe 16-17-
Kush shkel barin...
NGA FRROK ÇUPI
“Ngjarja e sotme që e thjeshtë, aq e thjeshtë sa ç’është vetë ‘krimi’ i shkeljes së barit. Një nga policët që ruan hyrjedaljet në Parkun Kombëtar të Tiranës, ndaloi një makinë që iu duk se e ngiste një i pafajshëm: ‘Dëgjo këtu ti, dënimi për shkeljen e Parkut është shumë i rëndë; duhet të paguash’, tha polici autoritar. Tjetri nuk di çfarë bëri, por u bind. Ndërsa policin dhe shoferin i lashë thuajse kokë më kokë prapa derës së hapur të makinës, përballë m’u shfaqën disa palata shumë të larta që mbanjë pronësi me emra ish-kryeministrash, ministrash dhe të mëdhenjsh aktualë. Pak më tutje, një fitimtar në KRT ka marrë të drejtën që të rrufisë 10-15 pisha të mëdha të Parkut dhe të shpërpojë qiellin me një ngrehinë fitimprurëse. Anash rrugëve, edhe brenda kryeqytetit, ka lule dhe murana njësoj si në kohët e hershme me të vrarë. Atje ku shiten gazetat e ditës feksin tituj të mëdhenj: ‘Krim’, ‘Terror politik’, ‘Erieta’, ‘Licenca’, ‘Dua paratë e burgut’, etj.
Me erdhi ndërmend e njëjta situatë në periudhën e sundimit komunist. Atëherë, dikush që ishte vënë në shënjestër të Partisë ndiqej derisa i afrohej ndonjë lulishtjeje të qytetit, dhe aty kapej: ‘Ke shkelur barin, eja në polici’. Pas ‘barit’ dilte se ky na paska qenë armik i Partisë, sabotator i madh, tragjik. Madje mes hetuesish ose gjyqtarësh përdorej aforizmi i sapo sajuar: ‘Ke shkelur barin’. Këta që shkelin barin, si dhe edhe sot, janë qindra e mijëra e fajtorëve të pafajshëm; këta rrinë nën hijen e pallateve të rënda që bëjnë dhe blejnë ‘të pafajshmit’ që nuk e bëjnë kurrë krimin e shkeljes së barit. Këta që shkelin barin janë në zgrip, ata paguajnë bosin që vjen në pushtet dhe ndërton pallate, paguajnë bosin anlafabet që është pasuruar në rrugë të paligjshme; paguajnë edhe policin e gjykatësin pse shkelin barin që e kanë mbjellur vetë.
Ndërsa vetë mekanizmi i forcës përleshet me këtë kategori; pak më tej kategoria e shkeljes së shtetit lulëzon. Atje ndërtohen pallate që skllevërojnë diellin dhe xhepat e mijëra shkelësve të barit; atje kalon kontrabanda dhe korrupsioni (vijon në faqen 2)
Koncert i madh festiv për “Besëlidhjen”
Në Sheshin qendror të qytetit organizohet spektakli i prezantuar nga Ardit Gjebrea, Miss Albania 2000 Gentiana Ramadani dhe Agron Llakaj
Nesër mbrëma, në ora 19.30, në Lezhën e Skënderbeut
Marrin pjesë artistët e njohur shqiptarë:
1-Ardit Gjebrea
2-Agron Llakaj
3-Zef Deda
4-Manjola Nallbani
5-Agim Bajko
6-Aurela Gace
7-Motrat Libohova
8-Dashnor Diko
9-Grupi “Djemtë e Detit”
10-Bujar Qamili
11-Zyliha Miloti
12-Besnik Qinari
13-Drande Xhai
14-Edmond Halili
15-Françesk Radi
Prd, nesër në ora 19.30, në sheshin qendror të qytetit të Lezhës