Kush tradhton gruan nuk zgjidhet deputet
Ministrat me dy nënshtetësi do të ikin nga qeveria
Gati Projekt-ligji i rreptë për figurën morale të njerëzve që do të drejtojnë shtetin
Zgjedhjet - rrugë pa zgjidhje
NGA ENTON ABILEKAJ
Dy njerëzit më të zellshëm për të zbatuar urdhrat e Berishës, duhet të jenë habitur edhe vetë dje, kur e gjetën veten në të njëjtën tryezë me Meidanin. Gjana e Topallit recituan të njëjtin refren, por fjalët e tyre mbetën të parëndësishme, pas hapit të madh të uljes së PD-së, për herë të parë, në tryezë me Presidentin. Hapi i djeshëm mund të quhet fillim i kompromisit, megjithëse shumëkush parashikon acarim në prag të zgjedhjeve lokale dhe ndoshta mospjesëmarrje të PD-së.
Por varianti i parë, ai i kompromisit për Kodin Elektoral në nenin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duket se do të fitojë deri në vjeshtë. Skema e nxitur edhe këtë herë nga OSBE duket se po funksionon. Partia Demokratike u fut me katapultë në tryezën e Meidanit, pikërisht një ditë para ardhjes së ekspertëve të huaj për Kodin Elektoral. Ekspertët, që do të rrinë dy ditë në Shqipëri, do të punojnë pikërisht në shërbim të kompromisit politik, për ndryshimin e nenit për KQZ-në. Zgjedhja duket e shpejtë dhe do t’ua lërë vendin shumë shpejt sherrreve të tjera. Por të gjitha divergjencat e deritanishme dhe pretendimet e mëvonshme të PD-së nuk pritet të çojnë në mospjesëmarrjen në zgjedhje të kësaj partie. Nëse PD do të vendosë të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale, çfarëdo preteksti, sado i fortë të jetë ai, nuk do ta shmangë nga ndeshkimi i Komunitetit Ndërkombëtar, që tashmë, pas një përvoje disavjeçare, i kupton djallëzitë skematike të politikës shqiptare. Nga ana tjetër, mospjesëmarrja do ta linte PD-në pa asnjë copë pushteti dhe do ta dobësonte këtë parti edhe në zgjedhjet parlamentare.
Nuk ka rrugëdalje, PD do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do ta tundë fort flamurin e 29 qershorit 1997 kur ishte në minimumin e votave.
(vijon në faqen 3)
foto P. Lilo
Inis Gjoni rrëfen për vetveten
faqe 11 -
Inis Gjoni rrëfen për vetveten
faqe 16-17
Koncert i madh festiv për “Beslidhjen”
Në Sheshin qendror të qytetit organizohet spektakli i prezantuar nga Ardit Gjebrea, Miss Albania 2000 Gentiana Ramadani dhe Agron Llakaj
Sonte, në ora 19.30, në Lezhë
Marrin pjesë artistët e njohur shqiptarë:
1-Ardit Gjebrea
2-Agron Llakaj
3-Zef Deda
4-Manjola Nallbani
5-Agim Bajko
6-Aurela Gaçe
7-Motrat Libohova
8-Françesk Radi
9-Grupi “Djemtë e Detit”
10-Bujar Qamili
11-Zylhila Miloti
12-Besnik Qenari
13-Drande Xhai
14-Edmond Halili
15-Dashnor Diko
16-Spirit Voice
17- Grupi “Mister”
SHËNIM I ORGANIZATORËVE: Artistët e Tiranës duhet të jenë në ora 13.00 para Hotel Rognerit ku do të bëhet nisja për në Lezhë