04/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 qershor 2000

Socialistët vendosin: Poçi jashtë nga partia

Ministri i Rendit përjashtohet unanimisht nga gara për kreun e PS-së së Tiranës Socialistët vendosin: Poçi jashtë nga partia Injoroi kërkesën e PS-së për të zgjedhur vetë një nga funksionet që ka faqe 3 -

Policia me kapele politike

Ministri shqiptar i Rendit ka firmosur dje shkarkimin e një komisari, i cili, pak ditë më parë, u mor peng nga një grup bandëmesh të një qyteti periferik. Në të vërtetë, grupi i djemeve të armatosur dhe të pajisur me komoditetin e “mafiozëve të dyshuar” kanë reaguar pas thyerjes së “mitit të tyre” provincial nga komisari i ri, me sjelljen dhe veprimin e rrugës. Vetë komisari, në ardhjen e tij në krye të Komisariatit, kishte shkelur në gabim kur mendoi se çelësi i suksesit ishte dhuna dhe radikalizmi. Mirëpo, kur ngjarja e bujshme solli rikthimin në Komisariat dhe kur në ndihmë të tij shteti përdori forca të shumta policore, të cilat goditën në jo pak raste fajtorët, atëherë ndodhi manipulimi i së vërtetës dhe, për rrjedhojë, politika gjeti shkas për të përdorur tubimin politik, ndonëse preteksti ishte te gjesti antishtet dhe anti-ligj(!). Qysh në këtë moment, në pjesën e opinionit me gjykim të ftohtë, u krijua ideja se komisari, tashmë i shkarkuar, kishte kapërcyer të drejtën dhe se sfida apo ambicia e tij për të sfiduar realitetin e gjetur, kishte qenë fatkeqe. Pamëshira e përdorimit të rastit nga politika, e tillë ka qenë edhe në raste të tjera. Në ngjarjen e komisariatit të Laçit mund të thuhet se shkarkimi i tij do të ishte më i frytshëm nëse bëhej qysh në ditën e parë të ndodhjes së bujshme, duke gjetur një motiv administrativ të besueshëm. Por ndodhia e tij, në vetvete, përbën shtysë në një precedent të përsëritur me Policinë shqiptare. Ekspertë karriere të policisë, pra, profesionistë të lindur, i referohen shpesh një kronologjie të akteve shkatërruese të autoritetit, dinjitetit, pavarësisë dhe profesionalizmit në Policinë shqiptare. Në këtë precedente, i pari pas radhës, mbetet “2 prilli në Shkodër”, pas të cilit policia shqiptar fitoi kompleksin për të qenë i komanduar sipas konjukturës dhe jo sipas “yllit polar” të detyrës. Në këtë kronologji mund të përfshihet edhe fakti që policia si njëra ndër shtyllat bazë të shtetit, në këtë vend mbetet pa një status të posaçëm. Në mënyrën më komprometuese, palët politike që këmbëngrojnë rotacionin e qeverisjes, në sezonet elektorale të tyre, vazhdojnë të përsërisin precedentin e zhvlerësimit, keqpërdorimit dhe përdorimit të policisë. Në këtë realitet, fatkeqësisht të pandryshuar, mbetet shembulli i trashëguar i një shpërzimi makabër energjish nga kjo polici, për të tubimet, mitingjet dhe sorollatjet e eskortave politike që po heqin kurrë dorë nga loja rollatave e nëpërkëmbjes së ligjit. Të dy kampet, në mënyrën e tyre cinike, bien rëndom në flagrancën e përdorimit të emrave çikë, bien rëndom në flagrancën e përdorimit të emrave të tyre të diska kolonelëve dhe majorëve të policisë, duke harruar se në strategjinë e premtimeve elektorale “pavarësia e institucioneve” është pasazhi i mbëls” apo “kuranit” të tyre. Por, përkundër këtij morali të shitur, besimin dhe sigurinë qytetare vazhdon ta mundojë fati i shkëputjes së spaleteve dhe “heqjes së kapeles” së Policisë shqiptare, më shumë se nga zyrat, nga rruga dhe politika në të.

Rritet çmimi i karburantit

Faqe 15

10 vjet burg për një natë dashuri

Një grua ishte arrestuar, e dëshuar për një vrasje, por nuk e pranonte. Pas dy muaj qëndrimi në qeli, ajo ishte ankuar se po i binin flokët. Hetuesi i tha se, që të shpëtonte nga sëmundja duhet të tregonte për vrasjen. Gruaja zgjodhi flokët, fjeti një natë me të dashurin dhe ... u dënua me 10 vjet burg Historia e rrallë e një hetimi faqe 7

DIESEL Rritet çmimi i karburantit