06/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 qershor 2000

PS, “dënohet” grupi i Majkos

Majko, Pëllumbi, Legisi, Ulqini dhe Lakrori sulmohen pasi refuzuan ftesën e seminarit Disa nga ish-krerët socialistë shpallën “firo tranzicioni” Majko, Pëllumbi, Legisi, Ulqini dhe Lakrori sulmohen pasi refuzuan ftesën e seminarit PS, “dënohet” grupi i Majkos Disa nga ish-krerët socialistë shpallën “firo tranzicioni” faqe 2

Krizë besimi në PS

GAVROSH LEVONJA Që prej kongresit të tetorit të vitit të kaluar, heqja dorë nga njëri prej funksioneve për të gjithë politikanët socialistë, në zbatim të një neni të statutit, të propozuar nga kryetari Nano, ka krijuar vazhdimisht objekt diskutimesh në forumet më të larta të partisë më të madhe të koalicionit në pushtet. Përpjekjet e herëpashershme të Nanos, për t’i shtrënguar njerëzit me dy funksione që të zbatojnë statutin, deri tani së fundi kanë rezultuar të pafrytshme. Ndoshta dhe për faktin se ato kanë shëmbëllyer me lëvizje të destinuara vetëm për të tatuar pulsin. Konkretisht, nuk dihet që ndonjë prej emrave të njohur të PS-së, të ketë hequr dorë me vullnet të lirë nga njëri prej posteve në parti ose qeveri. Nëse Nano pretendoi dje se lenia e dy mandateve kishte filluar prej tij, e vërteta është se ai nuk është pasuar nga ndonjë prej bashkëpunëtorëve të tij. Ky impass i tejzgjatur lidhur me këtë, më shumë se çdo gjë tjetër, është pasojë e dyshimeve lidhur me sinqeritetin e kreut të partisë dhe gjithë mbështetësve të mbajtjes së një funksioni të vetëm. Madje, vetë neni mbi papajtueshmërinë e dy funksioneve, duket si i adaptuar qëllimisht si një mjet për të goditur individë dhe grupe të caktuara. Kështu, një ministër mendon se, pasi të ketë hequr dorë nga funksioni partiak, do të mjaftonte thjesht, procedura e një mocioni mosbesimi ndaj tij apo dhe si qeveri në tërësi, që ky ta shikonte veten shumë shpejt në rolin e një ushtari të thjeshtë. Nga ana tjetër, nëse ministri në fjalë do të preferonte postin në parti, duke dorëzuar portofolin ministerial do t’ia besonte të ardhmen e karrierës së tij politike, shijeve, apo kapriçove ose “shpirtmadhësisë” së kryetarit të partisë. Mirëpo, ngurimi për të zbatuar Statutin e Partisë, komprometon reformimin dhe pretendimet se “PS është një parti moderne”. Kjo, pasi një parti që aspiron të jetë e tillë nuk mund të konceptohet pa një zbatim rigoroz të të gjitha normave që rregullojnë jetën e saj. Në këtë kontekst, secili duhej ta kishte lënë njërin prej funksioneve pa pritur që dikush t’i kujtonte statutin. Por, nuk përjashtohet edhe mundësia që kjo pikë e statutit të mos përkojë me realitetin. Kështu, për shembull, një ministër i suksesshëm në punën e tij, por dhe rezultativ në aktivitetin si drejtues partiak, duke hequr dorë nga njëri prej funksioneve të mandateve, normalisht do të shkaktonte probleme, të paktën përsa i përket nivelit të efikasitetit. Logjikisht, nëse dhe kësaj ndodh, Nano nuk do të jetë në gjendje të imponojë zbatimin e statutit, i mbetet të rijapë dorëheqjen.

Vajza i pret kokën babait me sopatë

Faqe 7

Berisha, në Kosovë 1 vit pas NATO-s

Pas refuzimit të UNMIK, nuk do të organizojë miting Lideri demokrat në tribunën e festës së njëvjetorit të lirisë faqe 3