11/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 qershor 2000

Poçi dorëzon Kosenin: Hetoni dhunën e policisë në Elbasan

Pas incidentit të fundit, dje një ekip special për të verifikuar keqtrajtimet në qeli Ministri i Rendit tërhiqet para akuzave ndaj komisariatit të preferuar Pas incidentit të fundit, dje një ekip special për të verifikuar keqtrajtimet në qeli Poçi dorëzon Kosenin: Hetoni dhunën e policisë në Elbasan Ministri i Rendit tërhiqet para akuzave ndaj komisariatit të preferuar faqe 13

Sikur të kishte zgjedhje çdo vit

Nga MENTOR KIKIA Aksionit për shtrimin dhe riparimin e rrugëve i mungon një flamur i kuq dhe gara mes brigadave për ta fituar atë në fund. Të gjitha ndërmarrjet shtetërore e private, duke filluar nga ministria, që kanë në “përbërje” emrin rrugë, janë hedhur në aksion. Qindra punëtorë, kamionë, fadroma, ekskavatorë e mjete të tjera janë duke punuar natë e ditë. Që kur lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nisi një garë të ethshme elektorale, me ruspa e tritol, socialistët, pasi u menduan gjatë për të gjetur kundërmonedhën, deklaruan: “Ne do të shkojmë në zgjedhje me investime dhe jo me britma”. Dhe investimet nisën me largimin e ish-ministrës së Transporteve, Ingrid Shuli. Kryeministri Meta nuk mori parasyshe as sugjerimet e partisë së tij dhe paralajmërimet e partisë së Shulit, që sa herë i largon ndonjë ministër thotë: provoje edhe një herë, po nuk ikëm nga koalicioni. Aksioni i parë ishte ai për riparimin e rrugës Lezhë-Shkodër. Vetë Meta urdhëroi ministrin e ri, të cilin e nxori nga zyra e këshilltareve të tij, se rruga duhej riparuar brenda 32 orësh. Anjësherë nuk ishte parë të punohej në këtë mënyrë, edhe pse socialistët kanë tre vjet në pushtet dhe rrugët janë bërë refreni i ditës për të gjithë shqiptarët. Dhe askujt nuk i kishte shkuar ndërmend se 30 kilometra rrugë mund të riparoheshin edhe për 32 orë. I njëjti aksion u ndërmor më pas në Rrgozhinë, tashmë në fund të Lushnjë dhe të tjera projekte janë gati. Ndërsa në Tiranë është bërë një listë e gjatë me të gjitha rrugët që do të shtrohen nga e para. Edhe një dy vjet më parë, banorët kryeqytetas panë makina që bënin të njëjtën gjë, por tashmë sheshet as asfaltit nuk i ka mbetur qofte edhe një grimë, sa për kujtim. Ish-kryeministri Majko bëri në atë kohë një denoncim për firmat që morën paratë për këto rrugë, por askush nga njerëzit e qeverisë nuk e mori seriozisht atë. Tani duket se edhe firmat kanë vënë mend. Rruga nga shkolla “Vasil Shanto” deri tek stacioni i fundit i Tiranës së Re është duke u shkulur nga themeli, për t’u rindërtuar nga e para. Trotuaret gjithashtu. Kjo tregon se puna mund të bëhet më mirë sesa është bërë deri tani dhe dhe mund të bëhej edhe para dy vjetësh. Jashtë këtij aksioni janë edhe firmat e huaja që kanë marrë për sipër rikonstruksionin e segmenteve të Korridorit 8. Gjumi dhe “palla” shqiptare ka disa javë që është prishur dhe të gjitha kanë marrë një nga një parajalërim për t’i ngritur “çelkat” nga Shqipëria. Dhe të gjitha kanë nisur të lëvizin... dhe kjo tregon se po shtrënguar “rripi” më parë, rrugët nuk do të ishin aty ku janë. Do të ishim të kënaqur të besonim se më në fund një gjë e tillë do të realizohet. Por, duket se më shumë se kaq, do të kishte kuptim që në zgjedhjet lokale të fitojë PS-ja, në mënyrë që rruga të bëhet me nxitim, të përfundojnë dhe të tjera të shtrohen më pas, dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ja si e ekzekutuan adoleshentët shokun e klasës për 50 milionë

faqe 9

Berisha, zbulohen të gjitha sekretet e vizitës në Kosovë

Udhëtimi, pas festës së lirisë faqe 3 Berisha, zbulohen të gjitha sekretet e vizitës në Kosovë

Për pushuesit, këshilla, kuriozitete, superialëkryqa dhe humor

Suplementi i së dielës faqe 23 Për pushuesit, këshilla, kuriozitete, superialëkryqa dhe humor

EKSPRES SPORT

Më e madhja sportive e vendit Nga sot, e përditshme Çdo gjë nga Evropiani 2000