15/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 qershor 2000

Gjinushi, poezi për Berishën

I vjen muza poetike kryetarit të Parlamentit, sapo merr vesh se kryetari i PD-së është kthyer mbrapsht nga trupat e KFOR-it Teksa ministri Muçi jepte shpjegime në interpelancë, drejtuesi i seancës hidhte vargjet në letër Faqe 2 Faksimile e dorëshkrimit origjinal të vargjeve të poetit novator Skënder Gjinushi kushtuar Berishës së sapokthyer nga Morina e Kukësit [Shkrim dore, pjesërisht i palexueshëm]: "..."

KFOR nuk çahet me demokratët e Mamurrasit

Nga MENTOR KIKIA Kur lideri demokrat Sali Berisha lajmëroi se do të vizitonte Vlorën, nuk mori parasysh asnjë prej paralajmërimeve të policisë, se atje situata mund të tensionohej dhe mund të dilte jashtë kontrollit. Madje, këmbëngulja e tij për të shkuar u bë edhe më e madhe, kur në media nisi të publikohet opinioni i qytetarëve se ai nuk duhej të shkonte në atë qytet. Pas një marshimi demonstrativ, i shoqëruar nga qindra makina me bori të ndezura, Berishës iu ndez dëshira për të bërë të njëjtën gjë edhe në Prishtinë. Pas kësaj, ideja se Berishës nuk mund t’i dalë askush përpara dhe se ai e realizon atë që do, u bë edhe më e fortë. Kështu që marshimi drejt kryengritjes së shqiptarëve të Kosovës, me një autokolonë me makina dhe flamuj të PD-së, ishte plotësisht i realizueshëm. Por këtë puna ndryshoi. Në Morinë nis një shtet tjetër (edhe pse jeton i njëjti komb) dhe gardhi i policisë nuk çahet me “demokratët e Mamurrasit”. Të ndalosh një shqiptar të shkojë në Kosovë është në të vërtetë mohim i një të drejte, ashtu sikurse pretendoi dje Berisha pasi u zbraps në Pikën kufitare të Morinës. Por, Berisha i humbi të gjitha shanset për të bërë një vizitë me të gjitha atributet e një burri shteti. Në pamundësi për të siguruar një jetë të qetë për Prishtinën, ish-presidenti nuk diti të paktën t’i drejtonte një letër zotit Kushner, për t’i shpjeguar se përse po shkon atë atje dhe çfarë do të bënte. Ai nuk diti të merrte një avion e të zbëriste në Aeroportin e Prishtinës si të gjithë ata që zbresin në Aeroportin e Prishtinës për të sjellë ndihma atë që kanë shkuar deri tani në Kosovë. Por Berisha nuk mund t’i bënte këto. Ai është përfaqësuesi më tipik i politikanit karizmatik dhe kërkonte që të hynte në Kosovë me triumfator se trupat e NATO-s një vit më parë. (vijon në faqen 4)

Aktet e dhurimit të pasurisë së sindikatave janë të pavlefshme

Segmentet shtetërore po vjedhin pasurinë e BSPSH-së Faqe 16 Aktet e dhurimit të pasurisë së sindikatave janë të pavlefshme Xhevdet Lubani: Ne do të ndërmarrim veprime konkrete për të mbrojtur pasurinë e sindikatave