Skandal në Librazhd, përdhunohet një 8-vjeçare
I gjithë fshati vihet në kërkim të kushëririt-maniak të vajzës
Pasi i lidh iytë dhe gojën, e hodhi në krah dhe e përdhunoi në pyll
faqe 9
Berisha-pronari i të djathtës
Nga EMIN BARÇI E djathta sot në Shqipëri nuk po e kupton ende se pengesa kryesore për të ardhur në pushtet nuk është mazhoranca, por Partia Demokratike e kryesist lideri i saj, Sali Berisha. Janë pikërisht partitë e vijës së dytë të së djathtës që po vazhdojnë me një egërsi sulmet ndaj Kodit Elektoral dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Veprimi i tyre më i fundit është dhe peticioni që kanë paraqitur së bashku me disa përfaqësues të partive të vogla të koalicionit “Aleanca për Shtetin”, ku kërkojnë ende ndryshime, si në ligj, edhe në Komisionin Qendror. E vërteta është se partitë “grindavece” me të gjitha ligjet dhe komisionet që janë provuar në zgjedhjet shqiptare të këtyre 10 viteve të fundit vetëm kanë humbur, duke mos marrë dot në asnjë rast më shumë se 4% të votave prej elektoratit shqiptar. Fajtore për këtë rezultat minimal të këtyre partive nuk ka qenë dhe nuk ka si të jetë PS-ja, pasi ajo është pronare e votave të majta që vetëm një herë u kanë munguar, në zgjedhjet e marsit të vitit 1992. Ndërsa votat e të djathtës historikisht i ka grumbulluar PD-ja dhe kryesisht prej liderit të saj Berisha. Edhe atje ku PD-ja ka pasur vështirësi në mbledhjen e këtyre votave, ka përdorur ndaj kundërshtarëve të të njëjtit kah politik të njëjtat metoda dhune si edhe me socialistët. Lideri i Republikanëve, Mediu, është prova e gjallë e këtij represioni të së djathtës ndaj të djathtës në zgjedhjet e vitit ’96. Liderët e partive të vogla të së djathtës ende nuk po kuptojnë se Berisha për veten e tij është i sigurt që nuk mund të mbajë më kurrsesi 86% të pushtetit vendor. Dhe për humbjen e radhës atij i duhet alibia e mrojtjes që do ta nxirrte të pafajshëm për humbjen para elektoratit dhe partisë së tij. Është mëse e dukshme që Berisha ka vendosur të mbrohet me variantin “m’i vodhën votat”. Dhe nëse e aplikon edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të njëjtën formulë, së paku edhe për 5 vjet, Berisha do të vazhdojë të dominojë anën e djathtë të spektrit politik shqiptar. Nga ana tjetër socialistët do të vazhdojnë ta qeverisin vendin, ndërsa partitë e vogla të së djathtës do të vazhdojnë të kenë si aktivitet kryesor politik konferencat e shtypit. Nëse këto parti do ta pranojnë procesin elektoral, duke mos e paragjykuar atë, nëse angazhohen seriozisht me të gjitha forcat njerëzore që kanë në kuadër të institucioneve tashmë të miratuara që procesit përgatitor dhe ai ai zgjedhor të jenë korrektë dhe të ndershëm, kanë gjithë mundësinë që humbjen e të djathtës t’ia faturojnë shkaktarit kryesor që, tashmë qartë dhe dukshëm, është Berisha. Vetëm një naiv politik do të besonte se e djathta e përfaqësuar nga Berisha do të mund t’i fitojë zgjedhjet nëpërmjet kriptruarës. Vetëm politikanë trullosarësh, të dalë nga kioskat pa leje, mund të besojnë se një njeri i rrahur në fundi politikisht nga UMNIK-u dhe KFOR-i që do të thotë nga Komuniteti Ndërkombëtar, të mund të fitojë zgjedhje normale e të ndershme në Shqipëri. Me variantin “të bërtasim kusarë më shumë se Berisha” është e provuar dhe e sigurt se nuk fiton asnjë avantazh në politikë, pa pasur mundësi që lideri i demokratëve të shpejti të deklarojë armën e tij sekrete kundër të majtës, atë atomike që natyrisht të vegjlit e së djathtës nuk e kanë. Nëse duan të votohen vërtetë, të djathtët e vegjël duhet të gjejnë rrugën e tyre, duke mos ulur heshtat ndaj së majtës, të mos vazhdojnë të jenë mburojë e Berishës, armikut të tyre real në politikë.
Berisha s’mund të vijë në pushtet duke mallkuar botën
Intervistë/Flet Genc Pollo
faqe 4
Këshilla për plazhin, humor, superfjalëkryqe dhe kuriozitete
Suplementi i së dielës
faqe 21