20/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 qershor 2000

Berisha, frikë për të shkuar në Tropojë

Anullon vizitën në qytetin e përfshirë nga vrasjet politiko-kanunore Shefi i Sigurimit në PD, Shaban Memia, e informon për një situatë të pasigurt në vendlindje faqe 5

Aksioni për ndryshim

Nga Alesandër Çipa A do të këtë ndryshime në kabinetin Meta?(!!) Pse Qeveria i ambushi gropat sipas frymës “për 30 orë”?(!!) Pse doganierët shqiptarë janë varfëruar në të gjitha pikat doganore?(!!) Pse ministri i Rendit pranon lëvizje të pamenduara krerësh të policisë nëpër komisariate dhe drejton rajonale?(!!) Pse të këtij konstatimi përmbledhës janë realiteti i ri në ndryshim që ofron qeverisja e majtë në këto ditë fushate dhe në prag të fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme. Pra, i marrë në këtë kontekst ky reflektim i dukshëm qeverisës, na jep provën e një mundësie të lënë për epilog të mandatit. Socialistët në qeverisje kanë marrë gjatë këtyre ditëve kritika të ashpra nga baza e partisë së tyre. Ato më shumë janë artikuluar në konferencat lokale të subjektit të tyre politik. Përballë këtij reagimi ekspozues, maja e piramidës partiake dhe vetë shefat e Ekzekutivit të sotëm kanë lënë të lexueshme mjaft lëvizje të tjera. Në këtë pamje të veprimit të politik, ata synojnë lënien e përshtypjeve të plota, të një aksioni ndryshimesh. E thënë ndryshe, ky reagim reflekton të lëshijen e një “ndëshkimi mëkatesh” të deritanishme, brenda vetvetes. Mirëpo veprimi reflekton sërish konstatohet i vonuar kur i rikthehesh evokueshëm kronikës së skandaleve të disa ministrave, zyrtarëve dhe eksponentëve të institucioneve të përgjuara. Mirëpo përmbledhja e këtij aksioni për “realitetin ndryshe” të shumëkërkuar, mbart edhe rrezikun komprometues. Në shtetin e pretenduar për të qenë serioz, nuk ka se si të pranohen mentalitete të tilla fushatëske. Ndjesia dhe prova e të qenit e varfër e skotës së doganierëve të shtetit, duhej të ishte e tillë qysh në ditën e parë të mandatit qeverisës, për socialistët dhe të majtë në koalicion. Aksioni “për ndryshime” i shpallur zyrtarisht nga qeverisësit, të lë shijen e një fruti të përkohshëm, pra të një veprimi fushateshk dhe partiak. Presioni i deritanishëm më së shumti i ushtruar si oponencë nga opinioni i cilësuar shpesh prej kreut socialist Nano si “shoqëria civile”, duke se përdoret në këtë reflektim vetëm si një efekt sipërfaqësor dhe me vlerë politike. Ndërkohë që vetë reflektimi si ekzekutim, në këtë kontekst, të lëshijen dyshuese dhe ushqen paragjykimin e një ndryshimi të përkohshëm. Socialistët përballë këtij gjesti duhet të ndjejnë detyrimin e një prove të qëndrueshme dhe bindëse për matanë kufirit kohor të fushatës dhe situatës elektorale. Kapërcimi i këtij “gambl” prej shefave të tyre, do të shënonte njëherësh fitoren mbi provën e rëndë të mosebesimit dhe të rënimit moral që shoqëria kërkon ditë pas dite, gjatë këtij mandati.

“Gërvisht dhe Fito”, ju bën milionerë me 50 lekë Peshkatari nga Vlora, Gramoz Ramaj, fitoi 100 milionë lekë në një çast faqe 16-17 “Gërvisht dhe Fito”, ju bën milionerë me 50 lekë. Peshkatari nga Vlora, Gramoz Ramaj, fitoi 100 milionë lekë në një çast.

Kush e bën kontrabandën? Dokumente-akuzë krerëve të doganës faqe 2 Tjetër mbledhje të enjten PS, rrëzohen të gjitha platformat për zgjedhjet faqe 3 Vrasja e njeriut të PD-së Hysenbelliu, pranga edhe dy prostitutave faqe 7 Ndërmarrjet shtiren për paga Paratë e AMC, për rrogat e zyrtarëve faqe 15