Paga e policëve, nga 70 në 250 dollarë
Nëse duam shtet të rreptë ligjor, pagat e policisë duhet të rriten. Në të kundërt, një polic nuk mund të punojë me 10 mijë lekë në muaj
Fushata e borxhit të pakthyer
Nga ALEKSANDËR ÇIPA
Kori i çarkorduar elektoral i forcave politike është hedhur së fundi, në “polifoninë” fushatke. Pasazhi i deritanishëm i zërave të të dy palëve me brendinë e vet, për qytetarët më së shumti ngjason me këngën e “borxhit të pakthyer”. Interpretimi i tyre ka nisur me “refrenin” e bilancëve. Socialistët, si mbajtës të pushtetit qendror, po shtojnë oponencën ndaj mandatarbajtësve lokalë të opozitës. Ndërsa opozita shton ripërsëritshëm këngën denoncuese ndaj “kusarëve”. Deri në aktin votues të qytetarëve, socialistët dhe demokratët, përpos qenies së tyre në pozicione të anasjellta të mandatarbajtjes, do të shfaqin edhe më tepër akuza dhe fyerje bilancesh para syve të opinionit. Në të njëjtën kohë, do ta nxijnë sipas përcaktësisë “qeverisjen lokale dhe qendrore” për interes politik. Me arsyen e “reflektimit”, njëherësh do të përpiqen të japin provën për riftim votbesimi për administrimin të pushtetit të nesërm. Kjo tablo, normale në këtë pamje, në fakt, të shtyn trishtimin e mungesës së një reflektimi në brendi. Kryebashkiaku i Shkodrës, Bari Borici, deklarohet se fundi se nuk do të rikandidojë për mandatin të dytë, pasi në sfidën e sinqeritetit të tij nënvizon: “Mosmbajtjen e premtimeve”. Ndërkohë përkundër tij, kryebashkiaku i Tiranës, Albert Brojka, përmendet se ka gatishmërinë e rikandidimit, mirëpo ka mosmbështetjen e partisë si “plangprishës” i njohur i saj. Të dy rastet mbeten shënues në kontekst të selektivitetit emëror që pretendojnë se po bëjnë forcat kryesore të politikës konkuruese. Ndërsa përreth këtij fakti, krerët e parë të politikës së sotme, Nano dhe Berisha, duket se anashkalojnë detyrimin ndaj asaj që e quajtëm: “kënga e borxhit të pakthyer”. Natyrshëm që bilanci i tyre, në këtë kuadër, është më global dhe si i tillë s’përjashton mundësinë e një sfide të anasjelltë. Pasi kreut socialist Nano i rikujtohet deklarimi premtues “për paratë e fajdeve”, kreut demokrat Berisha i ngarkohet përgjegjësia e “shkatërratit të tyre”, por edhe e “administratorit” të deritanishëm të pushtetit lokal. Në shfaqjen e deritanishme, të dy krerët i lënë hapësirë më shumë ekspozimit të bilanceve dhe fryrjes propagandistike për atë çka është bërë. Njëherësh, në tonet e agresivitetit të mbartur, paraqesin një kryeneçësi qeverisjeje sipas përkimit të tyre të përballë mandatit të dy pushteteve. Në këtë përballje tradicionale të fortë, e sotmja zgjedhore për zgjedhësit ofron dukshëm alternativën e selektivitetit për dhënien mandatit të të quajturve: Punëmbërës. Në këtë ofertë zgjedhore, njerëzit e merituam kanë shansin e qartë: pala e reflektueshme apo e realizueshme. Shtimi numerik i tyre do të jetë me mundur që tranzicioni shqiptar në pamjen e tij të pushteteve të gjakthote dhe për rrjedhojë, kjo kohë me këtë emër të jashtëqit nga realiteti ynë, përmes votës.
PD-ja përgatitet për zgjedhje
Patten: “Shqipëria ka shënuar një progres të dukshëm gjatë muajve të fundit”
Takim i kryeministrit Meta me Komisionerin e Jashtëm të BE Chris Patten
faqe 2