Qentë hanë eshtrat e dëshmorëve në Skrapar
Një firmë restauruese kishte lënë hapur kapakët e varreve, por natën mbi to janë derdhur qentë
Skandal i padëgjuar ndonjëherë. Në Çorovodë prishen 90 për qind e varreve. Kocka e kafka të hedhura sa andej këtej. Veteranët protestojnë, policia arreston pronarin e firmës
faqe 11
Boriçi, leksion morali politik
NGA GAVROSH LEVONJA
“Nuk kam arritur t’i plotësoj premtimet, prandaj nuk mund t’i kërkoj votat e njerëzve”,- ka deklaruar pak ditë më parë kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bahri Boriçi. Ndonëse një zyrtar, që përsa i përket aspektit politik mund të klasifikohet si një politikan diletant, zoti Boriçi me sentencën e tij u ka dhënë një leksion morali “të mëdhenjve” të politikës shqiptare. Pavarësisht nga rrethanat, në të cilat ka drejtuar zoti Boriçi, ai është i ndërgjegjshëm se nuk ka respektuar kontratën me ata që e kanë votuar katër vjet më parë, kontratë e cila është e shenjtë. Shndërrimi i premtimeve dhe angazhimeve në realitet, në kushtet në të cilat ndodhet vendi ynë, është barometri më i mirë për çdo politikan, sidomos për ata që përbëjnë kategorinë e të zgjedhurve. Sigurisht, këtë e ka pasur parasysh edhe kryebashkiaku i metropolit verior të Shqipërisë përsa i përket vendimit për të mos rikandiduar. Për më tepër, kur në Shqipërinë e sotme, politika nuk mund të konsiderohet një profesion i mirëfilltë.
Le të kujtojmë pak fillimet e epokës pluraliste që filloi dhjetë vjet më parë, kur të gjithë u protagonizët e politikës së sotme deklaronin se shumë shpejt “do të theheshin në profesionet e tyre”. Mirëpo tani, pas kaq vitesh, për hironin e fatit, më e pakta, shikojmë të njëjtat fytyra në partitë e krijuara në atë kohë, ndonëse shumica e tyre janë të dështuara me kohë. Nga ana tjetër, çdo ditë ballafaqohemi me ministra e zyrtarë të tjerë që, pavarësisht nga dështimet evidente të tyre, ngjurojnë të lënë vendin ndonjë jetë tjetër qofte dhe që ky të provojë aftësitë e tij.
Së pari, këmbëngulja për të qëndruar në një funksion shtetëror apo partiak, shërben për të diskredituar dhe më tej imazhin e një politikani të tillë. Në këtë rast, “dashuria” patologjike me kolltukun, e mpleksur me dyshimet për abuzim me postin e bën të besueshme çdo hipotezë lidhur me synimet e vërteta të angazhimit në politikë të kësaj kategorie politikanësh.
Së dyti, dëshira për të mos hapur rrugë në rast dështimi, ngjollos imazhin e forcës politike, së cilës i përkasin politikanë të tillë. Veç kësaj, me këtë jo vetëm i mbyllet rruga vërshimit të forcave të reja në një grupim politik, por kjo bëhet shkak dhe për një ftohje të elektoratit, me forcën politike të cilës ai i ka dhënë votën. Lidhur me këtë, elektorati socialist është treguar realist ditët e fundit, duke mos ridhënë votën për të dështuarit. Për këtë arsye, shembulli “Boriç”, është për t’u marrë në konsideratë edhe nga një pjesë e mirë e zyrtarëve të pushtetit qendror, të cilët, për paaftësi ose për arsye të tjera nuk kanë respektuar kontratat e tyre me zgjedhësit apo ata që i kanë emëruar.
Vitet 1991-2000, funerali i naftës shqiptare
NXJERRJA E NAFTËS NË VITE
Faqe 17
1986 1205210; 1987 1181560; 1988 1167278; 1989 1129102; 1990 1067250; 1991 845255; 1992 585405; 1993 568045; 1994 535345; 1995 520866; 1996 488216; 1997 352?00; 1998 343?27; 1999 323900.
Vitet
Groposen tonelata me perime
Ministri Xhuveli: Nuk kemi mjete transporti
Edhe pse Lushnja, e quajtur hambari i Shqipërisë, po përjeton një superprodhim përsa i përket perimeve të stinës, një sasi e konsiderueshme domatesh dhe zarzavatesh të tjera hidhen çdo ditë në plehra. E ndërsa lajmi për një superprodhim gëzon këdo, gjithsesi prodhimi i bollshëm i këtij viti u është kthyer në bumerang fermerëve lushnjarë. Edhe pse kanë investuar jo pak në mbjelljen dhe kultivimin e perimeve, si dhe në ngritjen e serrave, gjithsesi një sasi e madhe e prodhimeve bujqësore janë të destinuara për t’u asgjësuar. Të dhënat e ofruara nga Drejtoria e Bujqësisë së rrethit të Lushnjës bëjnë fjalë
faqe 16