02/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

2 korrik 2000

Burri i Erietës shkruan: Dashnori e takoi i fundit

Nga burgu i Tiranës akuza e rëndë: “Vangjel Kosta ka qenë i dashuri i gruas sime, dhe vjehrri e dinte” Sot botohet letra e plotë që Dritan Abdylli i dërgon vjehrrit të tij, Enes Sokoli, për vrasjen e së shoqes, Erietës faqe 2-3

Diplomacia e komunikimit

Nga ALEKSANDËR ÇIPA “Porta e komshiut kërcëllin për komshiun”. Fjala e mbartur në emër të marrëdhënieve të përjetshme fqinjore, të kujtohet ndërsa ndodhesh në emër të nevojës për lëvizje para konsullatave që ka Greqia aktualisht në Shqipëri. Janë tre konsullata, përkatësisht në Gjirokastër, Korçë dhe Tiranë që në pamje të parë kanë ardhur si të tilla për lehtësimin dhe shtimin e komunikimit mes dy vendeve fqinjë. Mirëpo ndërsa mbushet 10 vjeçari i një epoke të re marrëdhëniesh, e drejta qytetare për lëvizje mbetet e dhunuar përmes regjimit arkaik të lëshimit të vizave. Shqiptarët në emër të rregullit të mbjellë, vazhdojnë të mbeten turmë para këtyre selive, ndërkohë që portat kufitare të komunikimit në përditshmëri, mbeten të vështira dhe kohëngrënëse për t’u kaluar. Në këto porta dhe seli të shtetit fqinj, janë të shpeshta sjelljet mendjelehta dhe fyese apo brutaliteti injurues ndaj qytetarëve korrektë, por nevojtarë. Cinizmi i mbajtjes në radhë dhe shpesh prepotenca prej rojës e disa njerëzve të gjendur brenda mureve të këtyre selive, në jo pak raste ekspozojnë sindromin racist të kësaj skote njerëzish të ardhur nën petkun diplomatik. Për ta plotësuar këtë portret provincial, këta nëpunës sa herë që në eterin e dy vendeve përhapet ndonjë episod kriminal me autorësi shqiptarësh, përçapin në sjelljen e pakontrolluar të arrogancës, duke harruar se shërbejnë në tokën e gjithë shqiptarëve ku qytetaria cilësohet virtyt sipas së njëjtës semantikë. Në këtë sjellje provinciale vijnë sërish këto ditë këta nëpunës, ndërsa ka ngjarë që një polic kufitar grek të vritet sipas përfoljes së deritanishme nga katër shqiptarë të rrethinave të Korçës. Ndërsa matanë kufi të komshiut ka nisur një fushëse dhe sjellje e dukshme ndëshkuese, nga pala jonë, policia lokale deklarohet se mbetet në prag të identifikimit të tyre dhe reagon me korrektesë për të ndëshkuar sa më parë autorët. (Duke mbetur e gatshme për të respektuar qoftë edhe ekstradimin e autorëve për llogari të drejtësisë greke.(!) Përkundër këtij realiteti diplomacia jonë me disa bujtina diplomatike, prej 10 vjetësh nuk po mundet të krijojë së paku një hapësirë të re ndryshmе për lehtësimin e lëvizjes njerëzore. Ndërsa fqinjët, ngrenë justifikimin e radikalizimit të procedurave përpos nënshtrimit të normave të marrëveshjes Shengen, diplomacia e shtetit tonë nuk incion qoftë edhe një herë delegimin e veçantë që ka kjo marrëdhënie lëvizjesh mes Greqisë dhe Shqipërisë siç e ka zgjedhur për shembull Greqia me Turqinë, që është e përcjellë, pa këtë ngarkesë, Greqia me Maqedoninë, apo Maqedonia e vogël me shtetet fqinjë në rajon. Athina dhe Tirana thënë me të drejtën e qytetarit për lëvizje, janë më të prapambeturat zyrtare në këto seli dhe porta që mundohen dhe vështirësojnë këmbimin dhe komunikimin, së pari duhet të spastrojnë skotën ordinere të nëpunësve dhe njëherësh të aplikojnë një procedurë të veçantë në shkëmbimin e lëvizjeve njerëzore mes tyre.

Shqiptarët dhe serbët drejt bashkëjetesës

Kryeministri Meta dhe opozitari serb Filipoviç dje në hotel Rogner foto P. ILO faqe 11 Kryeministri Meta dhe opozitari serb Filipoviç dje në hotel Rogner. foto P. ILO

Vazhdojnë hetimet për vrasjen e Alban Danit

Hetimet për vrasjen e Alban Danit, nga prokuroria e Durrësit, po intensifikohen, pasi kanë dalë fakte të reja për personat që kanë qenë bashkë me të ditën e vrasjes. Mësohet se verifikohet edhe lidhja me vrasjen e Alban Çelës, pasi nën hetim janë edhe disa personazhe të njohura për publikun shqiptar.

Kapën në butik 100 kg drogë

Malli vinte nga Turqia të konsumohej në Tiranë. Operacioni vazhdoi për tërë natën. Të shoqëruar me dhjetra vetë TIRANË - Butiku, bazë e trafikut të drogës nga Turqia në Shqipëri. Policia zbulon 100 kilogramë drogë në dyqanin e modës “Sonila” pranë Akademisë së Arteve dhe vë në pranga pronaren e tij, një grua 35-vjeçare, burrin e saj si dhe një turk me emrin Myrteza Aksaj. Por, operacioni ka vazhduar për tërë natën dhe në qeli janë shoqëruar dhjetra persona të tjerë. Madje edhe pse jo zyrtarisht mësohet se edhe sasia e drogës së kapur ka qenë më e madhe. faqe 5