04/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 korrik 2000

Tregimi i Erietës për dashurinë e fshehtë

Letra e plotë që Erieta Avdyli i ka dërguar motrës në 7 shkurt Prokuroria e Tiranës, padrejtësisht, heton vetëm në një pistë, ndërkohë që akuzat përfshijnë edhe UNICEF-in dhe drejtuesit e tij në Tiranë faqe 7 –

Ikja që tronditi komunizmin

Nga VERNER DAUN* Ishte pranvera e vitit 1990. Në një nga këto ditë të bukura disa të rinj kërkuan mbrojtje në Ambasadën greke, shumë shpejt të pasuar nga të tjerë që iu ngjitën kangjellave të Ambasadës italiane. Në rezidencën e ambasadës franceze sigurimi tërhoqi një djalë të ri nga këmbët për ta zbritur, kështu që majat e hekurave të kangjellave i hynë në trup dhe më vonë kufoma e tij u zbrit. Më 13 qershor, ditën e Shën Ndout u grumbulluan 15 mijë katolikë në kishën me të njëjtin emër në Laç, e cila 30 vjet më parë ishte hedhur në erë nga komunistët. Por këtë herë policia nuk guxajti mbi njerëzit dhe as u përpoq t’i shpërndajë. Më 1 korrik 1990, një kamion theu murin e ambasadës sonë, katër djem të rinj kër-cyen në oborrin e Ambasadës. Agjentë të Sigurimit qëlluan duke plagosur njërin. Më 2 korrik u gjendën rreth 60-70 refugjatë në Ambasadën greke, italiane, franceze dhe tek ne. Më 3 korrik mbërritën 77 shqiptarë të tjerë në Ambasadën gjermane. Një kamion theu rrethimin e ambasadës, një grup refugjatësh e pasonin atë. Njerëzit e Sigurimit qëlluan, dhe një refugjat mori një plumb në mushkëri. Një polic shqiptar i armatosur ishte në mes të territorit të ambasadës. Pastaj pati demonstrata, njëra u zhvillua në rrugën e ambasadave. Dy persona u vranë, të plagosurit u hodhën mbi një kamion. Sigurimi filloi të veprojë me një brutalitet të pashembullt, por shqiptarët nuk u zmbrapsën. Në natën e 2-3 korrikut dikush i vuri eksploziv statujës së Stalinit në afërsi të hotel “Dajtit”. Ndërkohë ambasadat po mbusheshin me refugjatë. Boni, Roma dhe Parisi dërguan aeroplanë me bagazhe, ushqime dhe medikamente, por Qeveria shqiptare u refuzoi zbritjen në vend dhe pas kësaj, u mbylli ambasadave ujën e pijshëm. Më në fund, më 4 korrik dy pjesëtarëve të Ministrisë së Jashtme Federale dhe një mjeku iu dha e drejta për të hyrë në Shqipëri, por, natyrisht pa bagazhe. Në mbrëmjen e datës 6 korrik kishin rreth 800 refugjatë në ambasadën tonë. Më 6 korrik rreth 1600. Ne nuk ia lejojmë të blinin bukë. Kur mikrobusi ynë kërkonte të ushqimeve bazë kalonte pranë ndonjë furre buke, në këtë dyqan uleshin qepenat, por më pas popullsia sulej në këtë furrë dhe mbushte mikrobusin me bukë. Natën duke u gdhirë 8 korriku një grua lindi në ambasadën tonë një fëmijë. Farmacistë të qytetit kishim ardhur herë të rralla për të mos na dhënë asnjë lloj medikamenti, por vajza e vogël, Gormana, arriti të mbijetojë në këtë botë edhe pa medikamente. (vijon në faqen 3)

Shqipëria feston për Amerikën

Shqipëria feston për Amerikën. Faqe 16-17

Fushë-Kruja shitet 13 milionë USD

Tërhiqen tre shoqëri, fiton anglo-libanezeja e ECF Tenderi i privatizimit të Çimentos. Oferta sa dyfishi i çmimit real faqe 19