Meta tregon: Pse i hoqa ministrat
"Hajdaragaës ta kisha kërkuar dorëheqjen qe më maj, por ai nuk e dha"
kryeministri shqiptar grupit socialist arsyet e ndryshimeve të fundit në qeveri
Pakti, frikë nga korrupsioni në Ballkan
NGA MENTOR KIKA
Pakti Stabilitetit nuk do të ketë vërtet pengesa burokratike përballë vullnetit të reformave, pasi të merren edhe disa masa dhe të fillojë administrimi efektiv i fondeve që ai sjell për vendet e rajonit të shënuar prej luftërave dhe konflikteve etnike.
"Pakti Stabilitetit është një fond i madh që mobilizohet nga njëra anë dhe që implementohet përmes menaxhimit nga ana tjetër, në Ballkan nuk është e lehtë. Pa dashje nga komunizmi, në shtetet ballkanike (të përjashtojmë këtu ish-Jugosllavinë), u instaluan në shpejtësi të turbullta mekanizma të pazakontë për një shoqëri të lire. Korrupsioni u përhap me shpejtësi të frikshme dhe njolla e tij ndjehet ende," presidenti i Bullgarisë, Petër Stojanov, duke se Bruksel të premten e kaluar, lidhur me "Paktin e Stabilitetit". Fjalët e presidentit bullgar vijnë një ditë pasi shefi i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, ambasadori austriak Erhard Busek u shpreh i shqetësuar mbi shpërndarjen e fondeve të këtij pakti. "Jam me e bindur që vendet e rajonit të Europës Lindore duhet të vendosin ndaj korrupsionit. Kundër korrupsionit duhet të luftojë çdo vend. 9 milionë dollarë për vendet e rajonit të shënuar prej luftërave dhe konflikteve etnike është shifër e madhe. Jam i bindur se kjo administratë sërish do të përballet me sfidat dhe nevojën për reforma në menaxhim. Organizatat donatore janë të ndjeshme, vendet duhet të përmbushin detyrat e tyre", tha më tej ai. Është rast i përshtatshëm për të analizuar situatën në Ballkan tani kur një pjesë e madhe e fondeve ka filluar të preket. Sipas presidentit bullgar, zbutja e pakënaqësisë do të bëhet kur ekziston harmonizim me të politikat ekonomike dhe zhvillimin në vendet e rajonit. "Së pari, korrupsioni dhe administrata e vjetër e korruptuar duhet të përmirësohet, të caktohen njerëz të aftë dhe të përgjegjshëm në administratë, të shënohet financim me efektive dhe funksionale për vendin. Kjo është e vetmja mënyrë për të dhënë përparësi reformave në gjithë rajonin", deklaroi Stojanov. ai tha gjithashtu se ndihmat e premtuara do të jenë të pritshme, por duhet të sigurohet që të mos humbasin në kanale të gabuara ose në mosrealizimin e projekteve. Busek tha më tej se kapaciteti administrativ i vendeve të rajonit në këtë drejtim është ende i pamjaftueshëm, pasi sipas tij edhe standardet e punës lënë për të dëshiruar. Për këtë arsye, sipas raportimeve nga zyra bullgare dhe qendra ballkanike, do të mbrohen e do të kërkohen mekanizma më efikase kur rreziku ballkanik i korrupsionit mund të shpërthejë. Ndonëse për zyrtarët europianë kjo tingëllon logjike dhe e kuptueshme, qeveritë e vendeve të Ballkanit i lidhin këto deklarata me fushatën e tanishme anti-korrupsion. Gjithsesi, duket se problemi mbetet i dyfishtë: nga njëra anë, siç duket, do të ketë vërtet fonde dhe investime për vendet e rajonit dhe nga ana tjetër ekziston frika që ato të humbasin për shkak të administratës së dobët dhe korrupsionit. Duke u referuar zyrtarëve të lartë të vendeve të Ballkanit, qeveritë që ekspozohen në këtë situatë duhet të marrin masa më serioze. Busek tha më tej se kjo çështje duhet ngritur dhe sjellë në çdo tryezë. (vijon në faqen 2)
Ditët e fundit të Ervehe Andonit
Gjeneral Aleks Andoni, bashkëshorti i Enverhosë
Krijohet një grup pune për të hartuar ligjin
faqe 20
Përkthime
EN Meta says: Why I removed the ministers. "I would have asked Hajdaraga for his resignation since May, but he did not give it." Prime Minister explains to the socialist group the reasons for the latest changes in the government. EN Pact, fear of corruption in the Balkans. EN The last days of Ervehe Andoni. General Aleks Andoni, Enver's spouse. A working group is created to draft the law. IT Meta racconta: Perché ho rimosso i ministri. "Avrei chiesto le dimissioni a Hajdaraga fin da maggio, ma lui non le ha date." Il primo ministro spiega al gruppo socialista le ragioni degli ultimi cambiamenti nel governo. IT Patto, paura della corruzione nei Balcani. IT Gli ultimi giorni di Ervehe Andoni. Generale Aleks Andoni, coniuge di Enver. Si crea un gruppo di lavoro per redigere la legge.
HARRU LENA Sh.p.k. GJIROKASTËR
ZAGORI Pije natyrale, minerale, etj. Prodhim i garantuar Pa konservant Më përkrahshmi për organizmin tuaj! Tel&Fax 0726 3612