13/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 korrik 2000

Metamorfoza Nano

Nga mik i dikurshëm i shtypit, kryesocialisti është kthyer në kundërshtar të tij Lideri socialist Nano kërcënon kryeredaktorin e revistës “Klan”, Andi Bushati, për botimin e speciales “Zhgënjimi”, ku intelektualët e mirënjohur Frrrok Çupi, Fatos Lubonja dhe Remzi Lani, bëjnë autopsinë e kryesocialistit faqe 4-5

Katër palë për Berishën

Nga ENTON ABILEKAJ Iku dhe OSBE-ja. Tani duhet të gjendet një palë e katërt, sepse Berisha nuk ka me kë të luftojë. Dje vendosi ta largojë përfundimisht OSBE-në nga vëzhgimi i zgjedhjeve, pasi e ka quajtur të pavlefshme si palë të tretë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për procedurat e përcaktimit së votimit. Kryetari i PD-së zgjodhi Këshillin e Evropës si organizatë më të besueshme për vëzhgimin e zgjedhjeve, pavarësisht se për këtë institucion kjo praktikë mund të jetë vetëm eksperimentale. E rëndësishme mbetet vetëm që të plotësohen të gjitha kushtet që Berisha të hyjë në zgjedhjet lokale. Të gjitha palët dhe veçanërisht OSBE-ja, kanë deklaruar vazhdimisht dhe ndoshta kanë besuar sinqerisht deri dje se mosmarrëveshja e palëve (që do të sillte largimin e PD-së nga zgjedhjet dhe do të ishte fatale për Shqipërinë), është vepër e përbashkët. Pozita quhej fajtore për çdo pakënaqësi të Berishës që përcillej me dërthirëma në të gjithë PD-në. OSBE-ja u fut vetë në të gjithë procesin, duke cenuar edhe sovranitetin ekzekutiv të vendit. Përfaqësuesit e saj, të shpërndarë në të gjithë rrethet, u futën brenda strukturave të pushtetit lokal dhe arritën deri aty sa të përcaktojnë stafet që do të bëjnë regjistrimin e popullsisë, me qëllim që Berisha të ishte sa më i kënaqur. Procesi ndryshoi edhe me rregulla, të cilat i garantuan kryetarit të PD-së, komisione zonale ku ai të kishte edhe shumicën. Megjithatë, ende nuk shihej ndonjë shpresë për bashkëpunim. Deri dje, kur Berisha kërkoi publikisht mosardhjen e vëzhguesve më të specializuar në Botë, vetëm se ata i takojnë OSBE-së. Para dy javësh ishte paralajmëruar ky propozim, kur filloi sulmi i drejtuesve të PD-së në Gjirokastër ndaj 2 vëzhguesve të OSBE-së. Vazhdon me një sulm në Shkodër dhe gjithçka dukej se ishte një incitjë personale e tyre, kur para pak ditësh njerëzit e afërt të Berishës që kanë zënë sa për sy e faqe disa karrige të brendshme në PD, filluan të sulmojnë vëzhguesit e OSBE-së, por, gjithmonë duke ju ruajtur hedhjes së shigjetave tek ambasadorët Ahrens. Deri dje, kur Berisha, duke nënkuptuar ambasadorin e OSBE-së, e quajti atë Guvernator të paemëruar. Para ditës së djeshme ai e kishte hedhur këtë fjalë në rremujën e madhe të ambasadorëve që janë akoma në Tiranë, por dje e specifikoi, kur kërkoi mënjanimin e OSBE-së nga zgjedhjet dhe rrjedhimisht nga Shqipëria. Pala e tretë që dje nuk ka më vlerë, OSBE-ja, sipas kryetarit të PD-së, është e majtë dhe tani duhet të largohet përfundimisht nga zgjedhjet. Kjo është Këshilli i Evropës pala e paqes në zgjedhje. Kjo është pala e katërt. Deri në zgjedhjet numri mund të shumëfishohet.

Drejtori Dhimitraq Rafti: Tirana, 35 mijë telefona më shumë

faqe 17 Meta, Mejdani dhe Rafti dje në ceremoninë e përurimit të centralit telefonik të Tiranës Foto P. ILO

Gati liria për Dritan Avdylin

Përfundon afati kur Gjykata e Lartë do të shqyrtonte masën e sigurisë. Shtyhet seanca për ndarjen e fëmijëve. Tani ekzekutimin e vendimit do ta bëjë Përmbarimi i Laçit Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore. Vrasja e Erietës: trupi gati skelet, kafka e dëmtuar, një krah i munguar dhe dy proteza faqe 8