Në Shqipëri, të ikin politikanët e konflikteve
Kosova ende nuk është gati për pavarësi totale
Intervistë e analistit të radios BBC, Mish Gleni dhënë radios “Zëri i Amerikës”
faqe 2 -
Kundër pluralizmit krahinor dhe pro “çeçenëve” majtistë
Nga Koço DANAJ
Fushata elektorale për zgjedhjet lokale është në prag. Megjithëse nuk ka filluar me intensitetin që duhet, nga deklaratat, intervistat, komentet, ajo ka filluar të bëhet objekt qendror jo vetëm i partive politike, por i tërë opinionit publik. E konsideruar periudhë paralelektorale periudha e tanishme, në tërësinë e saj ndoshta është më e rëndësishmja. Sepse ajo do të përcaktojë atë që do të thuhet, do të shfaqet dhe do të konkretizohet gjatë muajit shtator 2000. Në kuptimin figurativ, periudha deri në 31 gusht mund të konsiderohet përgatitja e “brumit”. “Buka” do të duket gjatë shtatorit. Por atëherë nuk ke kohë të përgatitësh “bukë” tjetër, je i detyruar të “nikqorisesh” me atë që ke përgatitur. Prandaj periudha që disa drejtues e konsiderojnë “paralelektorale” në një kuptim është shumë më e rëndësishme se ajo që quhet periudhë “elektorale”.
Përvoja në opozitë nuk është e njëjtë me përvojën në pushtet
Është e vërtetë se gjatë viteve të pluralizmit, si çdo parti tjetër politike, edhe strukturat e PS dhe drejtuesit e saj, kanë fituar një përvojë në organizimin e fushatave elektorale, që nuk mund të anashkalohet. Por mendimi i shfaqur nëpër takime dhe intervista televizive apo në median e shkruar se nuk ka nevojë për analizë, sepse ne “tashmë kemi fituar përvojë, ua kemi marrë dorën fushatave elektorale”, tingëllon paksa megalloman dhe plotësisht euforik. E para, të pohosh se ke fituar përvojë pozitive, ashtu edhe të thënit plotësisht atë që duhet. Ka përvojë pozitive, ashtu dhe ka përvojë negative. E dyta, ka përvojë të organizimit të fushatave elektorale në opozitë dhe kërkon të marrësh pushtetin, por ka dhe përvojë të organizimit të fushatave elektorale kur je në pushtet dhe kërkon ta mbash atë. Analiza e domosdoshme e përvojës së fituar të qon në gjykimin realist se cila ka qenë përvoja e fituar të qon në gjykimin realist se cila ka qenë përvoja negative që nuk duhet përdorur dhe cila ka qenë përvoja pozitive që duhet trashëguar dhe plotësuar me elemente të realitetit të ri politik dhe social të shoqërisë. Por kjo analizë të çon në mendis në një opozitë dhe përvojës kur je në pushtet, ka probleme shpesh herë kryesore që i përkasin pushtetit politik, në të cilin ndodhet partia. Për shembull, kur PS ishte në opozitë, ajo nuk kishte problem fenomenin e korrupsionit dhe abuzimit, prandaj dhe aktualisht i mungon ajo përvojë nga vitet 1992-1997. Ndërsa tashmë kur ajo të jetë në pushtet, ajo ndeshet me fenomenin e zbulimit dhe abuzimit, kjo është një përvojë e re, e cila duhet dhe është e domosdoshme të analizohet, fenomenet e mëpërshme janë të tilla, përballimi i të cilave nuk mund të eurohet me forma të kohës kur PS ishte në opozitë.
(vijon në faqen 6)
Hyrja e shpejtë në Botën e zhvilluar
Faqe 7
Ministrja e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë, Ermelinda Meksi
Mafia korr fitoren e dytë, jep dorëheqjen prokurori i drogës “Sonila”
Nga presioni i të panjohurve edhe prokurori Agim Çekrezi dorëzon dosjen
faqe 8
Ministri Angjeli: “Preç Zogaj, njeriu që po zhurmon për paratë e një firme piramidale”
Letër e hapur e ministrit të Financave drejtuar zotit Neritan Ceka
faqe 5