19/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 korrik 2000

Mafia e PAD-së në Qipron turke

Tre drejtuesit kryesorë të Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, Ridvan Peshkëpia dhe Preç Zogaj, ndodhen edhe sot në ishullin e karburanteve faqe 8

Korrupsioni elektoral shkatërron qytetet

Biznesi i ndërtimeve është ndër bizneset më të suksesshëm dhe që zë një pjesë të konsiderueshme të fondeve të investimeve në ekonominë shqiptare. Por, kjo ka bërë që ndërtimet e shumta që janë bërë e po bëhen gjatë këtyre viteve, kur është fjala për respektimin e rregullave të urbanistikës kanë qenë dhe janë një ndër problemet më të koklavitura gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Në këtë drejtim, një rol të konsiderueshëm ka luajtur dhe korrupsioni i zyrtarëve në qendër apo atyre lokalë. Tashmë është fakt i njohur që dhënia e lejeve të ndërtimit ka qenë një terren tepër i përshtatshëm për lulëzimin e korrupsionit. Mirëpo si pasojë e mosrespektimit të rregullave të urbanistikës, në një pjesë të konsiderueshme të ndërtimeve të kësaj periudhe kanë lindur konflikte të vazhdueshme, qoftë ndërmjet qytetarëve të thjeshtë dhe firmave ndërtuese, por edhe midis vetë këtyre firmave. Ndërsa konflikti qytetar-firmë ndërtuese kishte në bazë të tij mospërfilljen e të drejtave të individit, fjala vjen, duke lejuar ngritjen e një shumëkatëshi mu përpara dritares së tij, kontrastet midis subjekteve të ndryshme të ndërtimit lidhen me atë që quhet konkurrencë e pandershme. Kështu, ndërsa disa subjekte u jepeshin lejet për të ndërtuar edhe pa përfillur urbanistikën, për të tjerë marrja e një lejeje ndërtimi ishte shndërruar në një odise të vërtetë. Tirana, si metropol i vendit, mund të thuhet se ka dhënë shembullin më negativ në këtë drejtim. Konkretisht, parregullsitë e shumta në fushën e ndërtimeve pa kriter, duke nxitur revoltën e ligjshme të qytetarëve, bënë që Prefektura e Tiranës të vih[e] në lëvizje. Prefekti Dedja, me t’u emëruar në këtë post, një nga qëllimet që i vuri vetes ishte që institucionin i tij të bëhej barricadë për shkeljet ligjore dhe abuzimeve në fushën e ndërtimeve. Por, gjithsesi, prefektura iu deshën përpjekje maksimale për të luftuar paligjshmërinë në ndërtim. Në fakt, periudha “Dedja” është karakterizuar nga anulimet e lejeve të paligjshme të ndërtimit. Por, nga ana tjetër, duke kërkuar respektimin e “rregullave të lojës”, ai është përpjekur ta minimizojë kalvarin e zvarritjeve burokratike, me të cilin përballen ndërtuesit shqiptarë në marrjen e lejeve të ndërtimit. Dhe përpjekje të tilla kanë ndikuar jo pak në marrjen e vendimeve të rëndësishme të KRRSH-së për ditët më parë, siç ishte kontrolli rigoroz i lejeve të ndërtimit dhe forcimi i Policisë ndërtimore.

Zëvendësi i Poçit, Prokurori i Antimafias

Faqe 7 Zëvendësi i Poçit, Prokurori i Antimafias

Gjyksha bën fëmijë në moshën 56-vjeçare

Porgjobitet nga drejtësia greke për lindje në moshë të kaluar faqe 10

Digjet rezervuari i Mehmet Shehut

Shkrumbohet pylli i Bogovës ku ish-kryeministri gjumë derra të egër Alarm në prefekturë. Deri tani janë djegur 14 hektarë faqe 11