27/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 korrik 2000

Gjakderdhje në PS-në e Beratit, Fino largohet, ndërhyn policia

Zgjedhja e kandidatëve shkakton viktimat e para në radhët e socialistëve Ministri: Nuk di gjë për incidentin, mbledhja u zhvillua shumë mirë faqe 5 —

Politika që ushqen skafet

Nga MARTIN LEKA Në fund, u provua se kur politika nuk bien në nivelin grotesk e nuk bëhet amatore (sic ka ndodhur shpesh në Shqipëri), rritet jo vetëm niveli qeverisës politik, por edhe rezultatet konkrete globale. Incidenti më i fundit në ujërat territoriale të Italisë fqinje ku humbën jetën dy ushtarakë italianë e një shqiptar apo klandestin, tregoi në sintezë përfundimin e më sipërm. Ditën e ndodhisë së incidentit, një pjesë e politikës italiane, në opozitë, përdori një zhargon politik ultranacionalist, që shkonte deri në ndërprerjen e ndihmave për Shqipërinë. Rastësisht, kjo ngjarje ndodhi pak ditë përpara një vizite të paralajmëruar të Kryeministrit italian, Xhuliano Amato, në vendin tonë. Këto qarqe në Itali vunë pikëpyetje, madje edhe duke bërë presion që kjo vizitë të anulohet. Nga ana tjetër, Qeveria dhe Diplomacia shqiptare iu larguan emotivitetit të deklaratave dhe nuk ranë në kurthin ku mund t’i çonte opozita italiane që kërkon pushtet në Itali. Ka pasur një “uri” fantastike mediatike të Italisë për të provokuar me deklarata personalitete nga më të lartat shtetërore shqiptare. Dhe për çfarë? Për thjesht një incident, ku tri viktimat gjetën vdekjen pas një përplasjeje mes mjeteve lundruese, ku ngjarja ndodhi në ujërat e vendit fqinj dhe ku dihet se përpjekjet dypalëshe për ndalimin e trafikut kohë e fundit kanë pasur rezultate të të admirueshme. Eshte e kotë t’i kujtojmë opozitës italiane e një pjese të shtypit se ne dhe kushdo trishtëhet për çdo njeri të pafajshëm në këtë botë që e humb jetën. Këta njerëz, për më tepër në krye të detyrës, humb jetën kot. Këta njerëz, për më tepër në krye të detyrës, meritojnë vëmendjen e madhe në kryqin e Krishtit. Opozita italiane dhe një pjesë e medias së papërgjegjshme që e mbështet, duhet të dinë se një anije italiane para tre vjetësh mbyti mbi 80 shqiptarë të pafajshëm, pa përmendur rastet të tjera. Nuk kemi nevojë t’i bëjmë pafajshëm, por më tepër, do të ishte amorale ta bënim aritmetikë askujt dhe, për më tepër, do të ishte amorale ta bënim këtë me jetën e njerëzve të pafajshëm. Por, pse kjo opozitë e kjo pjesë e shtypit të papërgjegjshëm nuk çirret po kaq egër për të dyshuar autoritetet italiane t’i liberalizojnë vizat?! Pse këta njerëz nuk ndihmojnë që shqiptarët fqinjë të shkojnë në Itali si njerëz e të mos diskriminohen me radhë pafund dyerve të ambasadave?! A e dinë këta njerëz se ku shkon pjesa e luanit të parave të trafikut të klandestinëve dhe pse nuk e denoncojnë këtë fakt?! Ky do të ishte një shërbim jo vetëm qytetar, por do të ndihmonte që të mos vidhen mijëra të pafajshëm, shqiptarë apo italianë. Kushdo mund ta ketë të qartë se Shqipëria nuk është qendra e trafikut. Kushdo mund dhe duhet ta ketë të qartë se trafik do të ketë për sa kohë të ekzistojë Shqipëria dhe Italia. Problemi është se si mund të ndihmojmë të gjithë për të evituar pasoja tragjike, si kjo e ditëve të fundit. Qeveria shqiptare dhe ajo italiane treguan se kjo është e mundur. Qeveria shqiptare e ajo italiane treguan se dinë të punojnë më shumë për të ardhmen se sa për të shkuarën apo të tanishmen. Pas dy ditësh, edhe pse dikush me zë apo nën zë, në Itali apo në Shqipëri nuk deshi, Kryeministri italian, Amato, në Itali apo në Shqipëri, nuk deshi, Kryeministri italian, Amato, do të jetë miku ynë i Kriministrit shqiptar, Meta.

Trafiku i klandestinëve drejtohet nga Italia

Bujar Bukoshi, ish-Kryeministri i Kosovës, sponsorizon fushatën e një pjese të shtypit italian kundër autoriteteve zyrtare të Shqipërisë. Gazetarja Elisabeta Burba e revistës “Panorama”, pjesëtare e fushatës denigruese për qëllime politike Koka e mafias është në Romë, ndërsa duart në Vlorë Edhe pas incidentit të fundit të ndodhur në ujërat e Otrantos, ashtu siç ka ndodhur rëndom, akuzat rënduan mbi “mafjozët shqiptarë”, por edhe tek disa prej protagonistëve të politikës shqiptare, emrat e të cilëve përmenden nistëve të politikës shqiptare, emrat e të cilëve përmenden herë pas here edhe në mediat e Italisë, si të implikuar në trafikte ilegale. Ndërsa, deri tani, kanë munguar prova dhe fakte konkrete për emra të veçantë të politikës shqiptare, do të ishte një gabim i madh përgjithësimi në mënyrë kategorike i një mundësie të tillë. (vijon në faqen 7) Lamtumirë targa RSH! Faqe 9