Kriminelët duhet të vriten nga shteti
Në emër të jetës së fëmijëve, të nënave shamizeza e të njerëzve që duan garanci për jetën, Policia shqiptare duhet t’i vrasë, pa iu dridhur dora, të gjithë kriminelët. Dhe nuk janë pak, por 1300 kriminelë të kërkuar nga policia. Ndaj, plumbin në ballë!
Dje vritet, nga dy banditë të rrezikshëm, drejtori i Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, kolonel Arben Zylyftari. Arrin në shifrën 151 numri i policëve të vrarë në tre vjet
fage 3 -
Kolonel Arben Zylyftari, i vrarë dje në Shkodër
Prova e të vegjëlve
NGA GAVROSH LEVONJA
Mënyrat e procedimit lidhur me caktimin e kandidatëve për zgjedh...
Prova e të veçilëve
Mënyrat e procedimit lidhur me caktimin e kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit lokal nga ana e dy forcave politike kryesore të vendit, nuk kishin si të mos shkaktonin reagime në radhët e aleatëve të tyre të vegjël.
kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit lokal nga ana e dy forcave politike kryesore të vendit, nuk kishin si të mos shkaktonin reagime në radhët e aleatëve të tyre të vegjël. Kështu, socialistët, pas një rikujtimi për të njohur preferencat e bazës së tyre, vendimin për emrat që do të kandidojnë ia lanë në dorë Kryesisë, e cila e pa të udhës të mos e “vinte ujët në zjarr” për t’u marrë dorën aleatëve, qofshin këta dhe socialdemokratët e Gjinushit, me të cilët ishin bërë plane që dhe për një fije fuzion. Pas problemeve të krijuara, gjatë tre vjetëve jetesë në koalicion, liderët socialistë u ndërgjegjësuan se me ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët minorë, duke u mbështetur në mentalitetin e deritanishëm, ndodheshin para rrezikut që hendeku i krijuar me bazën e partisë të thellohej në mënyrë të pariparueshme. Nga ana e saj, Partia Demokratike, duke vendosur t’u lërë degëve të saj të gjitha kompetencat përsa i përket caktimit të kandidatëve për pushtetin lokal, më shumë synon të gjallërojë dhe të vërë në eficencë strukturat lokale të saj. Në këtë mënyrë, aleatëve të PD-së, në “Bashkimin për Demokraci” u shuhet përfundimisht çdo shpresë për të marrë ndonjë lëmoshë nëpërmjet votave të partisë më të madhe të opozitës. Dhe, duke pasur parasysh këtë, duke lënë gjithçka në dorë të strukturave të bazës, Berisha shkarkohet nga çdo detyrim, qoftë dhe moral ndaj aleatëve të tij, të këtyre tre viteve të fundit. Revolta e djeshme e kryedemokratianit Bushati, si dhe zërat e ardhur nga kampi i Gjinushit, ku dominante ndjenja e divorçit, janë shprehje e shqetësimit, duke qenë të shtrënguar të mos luajnë më nën “ombrellën” e të mëdhenjve. Por, në të vërtetë, duke u dhënë mundësinë të masin forcat e tyre, dy “të mëdhenjtë”, u kanë bërë një shërbim tepër të madh aleatëve të tyre, të cilët deri tani kanë qenë në rolin e një faktori parazitar. Kështu, për shembull, edhe pse mund të jetë disi vonë, duke u përballur me nevojën e votave, krerët e këtyre partive do të jenë të detyruar të vrapojnë në drejtim të degëve të tyre, së pari për të parë sa ushtarë kanë pas vetes për të përballuar garën e tanishme elektorale e, më pas, për t’i organizuar që të konkurrojnë me një minimum dinjiteti. Por më e rëndësishmja është se në kushtet e krijuara, partive të vogla u jepet rasti të krijojnë identitetin dhe personalitetin e tyre deri tani meksistent, si pasojë e të qenit “bisht” të të mëdhenjve. Nuk përjashtohet në këtë aspekt edhe ideja e krijimit të grupeve pa pjesëmarrjen e PS dhe PD, gjë që mund të shihet si embrioni i të shumëpërfolurës “forcë e tretë”. Dhe, nëse do të flitej për aleanca me të mëdhenjtë, pas zgjedhjeve, “të vegjlit” të mund t’i hyjnë në to me potencialin e tyre, në gjendje për të ndryshuar ekuilibret. Por, pakënaqësia deri dhe paniku që po vërthehet në radhët e tyre, tregon se ata më shumë i tremben realizimit të një skenaje përfundimtare.
“Skafi italianëve u përplas me shkëmbin”
policëve italianë
“Skafi italianëve u përplas me shkëmbin”
Gomonia jonë u shmang dhe nuk e ka prekur fare mjetin e Guardia di Finanza
“Mafia italiane ekzekuton me armë shqiptare dhe i hedhin ato, për të mos dalë asgjë në hetime, se nuk e di ti si hetohet atje, nuk janë si prokurorët tanë ata...”
faqe 13
Një dëshmitar okular e cilëson të manipuluar vdekjen e dy policëve italianë
Fshatarët çajnë tubacionet e Bovillës
E përdorin për të ujitur tokën
Policia bën kontroll dhe kap shkelësit
faqe 19
Kolonel Arben Zylyftari, i vrarë dje në Shkodër