08/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 gusht 2000

Pogji, gjoba 30 milionë për komisariët e Policisë

Pas raportit të Revizionimit, ministri penalizon 23 kapo policie në rrethe Abuzuan me fondet e dhëna për komisariatet e Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit etj. Pas raportit të Revizionimit, ministri penalizon 23 kapo policie në rrethe Pogji, gjoba 30 milionë për komisariët e Policisë Abuzuan me fondet e dhëna për komisariatet e Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit etj.

Mes pavarësisë dhe votave

Nga GAVROSH LEVONJA Eksperienca pozitive e të zgjedhurve si deputetë të pa varur në zgjedhjet e vitit 1997 duket se ka shërbyer për të nxitur fuqinë në betejat elektorale të një numri më të madh të pavarurish në këto zgjedhje. Mirëpo, forcat politike të vendit, të ndërgjegjshme për preferencat e elektoratit ndaj figurave të tilla që gëzojnë respektin e atyre që do të hedhin votën, po priren gjithnjë e më shumë në afrimin e kësaj kategorie pretendentësh për t’u zgjedhur. Pak ditë më parë, lideri i PD-së, Berisha, duke shpallosur kriteret në bazë të të cilave do të bëhet përzgjedhja e kandidaturave, paralajmëroi një “devijim” të shënuar nga eksperienca e deritanishme. Tashmë, kandidatët për pushtetin lokal, nuk është e thënë të jenë vetëm anëtarë të PD-së. Kjo parti mund të kandidojë dhe një simpatizant që nuk e ka teserën blu në xhep, mjafton vetëm që platforma e tij të jetë në sinkron me programin e partisë. Ndërkohë PS, e cila me publikimin e emrave të kandidatëve për pushtetin lokal, e ka bërë fakt të kryer konkurrimin me disa emra nga “shoqëria civile”, madje, pa u kërkuar zbatimin e programit të partisë. Mirëpo, ndryshe nga të pavarurit që nuk i kanë hyrë garës nën ombrellën e ndonjë force politike, përsa i përket konkurrimit të kategorisë tjetër të të pavarurve, të cilët figurojnë në listat ndonjë partie, këta ndodhen përballë problemesh që mund të komprometojnë garën e tyre. Thelbi i gjithçkaje qëndron në mbajtjen e një ekuilibri të vështirë që do të sigurojë ruajtjen e pavarësisë, por edhe mos-humbjen e votave të elektoratit të forcës politike që e kandidon. Në radhë të parë, në “traktat të forcës politike që e kandidon. Në radhë të parë, në kushtet e konkurrimit si i caktuar nga një parti politike, një kandidat i pavarur apo i ardhur nga “shoqëria civile”, normalisht është i shtrënguar të bëjë përshtatjet e platformës së tij me programin elektoral dhe objektivat e forcës politike, e cila e ka përzgjedhur si kandidat. Përjashto këtu, rastin ideal kur ekziston përputhja e plotë. Mirëpo këtu ai ndodhet para rrezikut të komprometimit të pavarësisë së tij. Dhe, pas kësaj, vetë ideja e konkurrimit me njerëz nga shoqëria civile, do të rezultonte e dështuar. Por, nga ana tjetër, duke përqafuar platformën së tij personale, pa përfillur programet dhe ato çka kanë vendosur forumet e partisë, i pavaruri do të ndodhet përballë reagimesh negative, duke filluar nga ato të këtyre forumeve e deri tek mungesa e dëshirës së një pjese të konsiderueshme të elektoratit për të votuar një individ që nuk përfill “vijën e partisë”, gjë që do të rrezikonte zgjedhjen e tij. Kontrastet e mësipërme ndoshta mund të mos ekzistonin nëse e pavaruri kandidon jashtë listës së partisë, por kjo jo gjithmonë është e votueshme, duke mos i nxjerrë kundërshtar.

Tirana heq perçen e pluhurit

Faqe 5 Këto ditë pritet të shkojë edhe kryeministri Meta Ministria e Privatizimit e zbulua[r] dy ditë më parë foto P. ILO

Politikanët mësynë në Dhërmi e Himarë

Majko, Ngjela, Klosi e Dedja, pushuesit e këtij sezoni VLORË - Qyteza e Dhërmiut është më e preferuara për politikanët e lartë, për deputetë e biznesmenë, por edhe për diplomatë. Banorët vendas thonë se si këtë verë, kurrë Dhërmiu nuk ka parë kaq shumë personalitete dhe njerëz publikë. Kështu, 10 ditë më parë u përurua rezidenca presidenciale ku pushoi për disa ditë kreu i shtetit Rexhep Meidani, por tashmë aktualisht atje është me pushime Pandeli Majko, “i përhershmi, i dashuruari” pas Dhërmiut magjepsës. Ai ka ardhur familjarisht aty dhe do të qëndrojë deri në fund të gushtit, por flitet se ka marrë dhe miq të tjerë nga Tirana. faqe 12

Borxhin ia jep drogë, policia u vë prangat

faqe 9