09/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 gusht 2000

Policia arreston shefin e Komisariatit

Kryepolici i Hasit në pranga për shpërdorim detyre dhe përvetësim pasurie të tjetrit Ali Peci akuzohet për trafik makinash të vjedhura kosovare Kryepolici i Hasit në pranga për shpërdorim detyre dhe përvetësim pasurie të tjetrit Policia arreston shefin e Komisariatit Ali Peci akuzohet për trafik makinash të vjedhura kosovare faqe 12

Kapaku i rëndë i dosjeve

Duket se debatet e ashpra dhe polemikat do ta shoqërojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndoshta deri në ditën e zgjedhjeve, e pse jo, edhe pas tyre. Pas polemikave lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të tij, pas rastit të sekretarit të tij pa artificet që u përdorën për të emëruar aty përfaqësues nga opozita, tani objekt diskutimi për KQZ-në është bërë hapja e dosjeve Veç Bezhanit, njeriut që kalon në “site”, zyrtarët e administratës, kërkesën për të njohur më të kaluarën e atyre që do të drejtojnë procesin zgjedhor, po e mbështesin fuqishëm dhe përfaqësuesit e opozitës. Madje, është opozita ajo që ka dhënë alarmin që njëri nga anëtarët e KQZ ka qenë spiun i Sigurimit famëkeq të Shtetit. Por, institucioni i Presidencës, nga i cili duhet të vijë kërkesa për ta bërë transparente të kaluarën e njerëzve të KQZ-së, po tregon shenja mëftësie, duke nguruar të kërkojë fillimin e procedurave në këtë drejtim. Ndoshta Presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij justifikohen me faktin që “ligji nuk e parashikon një gjë të tillë”. Mirëpo, një qëndrim i tillë përballë presionit që do të vijë duke u rritur nga ana e opozitës, mund të jetë një faktor më shumë për ta bërë situatën edhe më inkandeshonte në prag të zgjedhjeve. Nga ana tjetër ngurimi i Meidanit për t’i ndezur dritën e gjelbërt verifikimit të figurës së anëtarëve të KQZ-së, i dendëson edhe më tej hijet e dyshimit përsa i përket mënyrës së ndërtimit të tij, aq më tepër duke bërë të besueshme akuzat e kahershme të opozitës. Po, në të vërtetë, a është i nevojshëm një ekzaminim i “pastërtisë” së komponentëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve? Me të vërtetë, ligji nuk e bën të obligueshëm verifikimin e figurës për anëtarët e KQZ-së, por duke qenë se është fjala për një institucion tejet të rëndësishëm si zgjedhjet, kontrolli ndaj figurës së tyre kthehet në një domosdoshmëri. Si mund t’i besohet numërimi i votave një individi, mbi të cilin rëndojnë “mëkate” nga e kaluara? Kështu, një anëtar i tillë i KQZ-së, mund të mbetet peng i këtij “mëkati”, gjë që mund ta shfrytëzojë dikush që është njohur me të. Lidhur me këtë, opozita ka të drejtën të supozojë edhe për emërime të paramenduara në KQZ, të individëve që mund të bien pre e presioneve, duke u kujtuar të fshehtat e të kaluarës. Përderisa i nënshtrohet verifikimit, për shembull një drejtues dikasteri sipas logjikës më të thjeshtë, duke pasur në konsideratë lidhjen e ngushtë të zgjedhjeve me të ardhmen, anëtari i KQZ-së duhet të kërkohet vetë opinioni publik në njihet me të kaluarën e tij. Nuk është çudi që ngurimi për të bërë transparencën e anëtarëve të KQZ-së, mund ta komprometojë edhe vetë procesin zgjedhor.

Shtëpia që shtiu mbi Arben Zylfitarin

Bahri Tafili, 58 vjeç, i vrarë më 2 gusht nga policia. Genci Tafili, 21 vjeç, i arrestuar më 2 gusht Bahri Tafili, 58 vjeç, i vrarë më 2 gusht nga policia. Genci Tafili, 21 vjeç, i arrestuar më 2 gusht

Pse është mbyllur “karroca ajrore” e “ADA AIR” për Shkupin?

Shoqëria ajrore e tregtarit tiranas Marsel Skëndo po pëson një lëkundje prestigji, pasi ka mbyllur menjëherë linjën Tiranë-Shkup, duke u lënë radhën linjave të tjera ajrore të kësaj shoqërie. Defekt teknik apo probleme financiare?! Nisur nga shqetësimi për kolegët gazetarë të kompanisë mediatike që ai bashkëfinancon, iu drejtuam për sqarime zotit Skëndo, i cili tha: “Është e vërtetë që e kemi mbyllur linjën Tiranë-Shkup, por nuk lidhet me ndonjë falimentim financiar”. Nga Aeroporti i Rinasit mësohet se numri i pasagjerëve ka rënë në linjat ajrore të “Ada air”, ndonëse pronari Skëndo është një tregtar korrekt. Ndërsa linjat ajrore të një shoqërie tjetër ajrore “Albanian Airlines” janë plot me pasagjerë, të cilët kanë një siguri më të lartë në këtë linjë për jetën e tyre. Megjithatë “Ada air” mbetet një shoqëri korrekte, pavarësisht se kundërshtarët e tyre shprehen se të udhëtosh me atë lloj aeroplani është aventurë e vërtetë, pasi duket si një “karrocë ajrore”.

Komisariati 3 spiunoi arrestimin e Lushajt

faqe 9