10/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 gusht 2000

Ikin dritat, dimri fillon që në gusht

Dje KESH ka urdhëruar kufizimin e energjisë elektrike në të gjithë vendin Thatësira e tejzgjatur ka shteruar liqenet e hidrocentraleve Dje KESH ka urdhëruar kufizimin e energjisë elektrike në të gjithë vendin Ikin dritat, dimri fillon që në gusht Thatësira e tejzgjatur ka shteruar liqenet e hidrocentraleve faqe 13

Edhe KESH-i hyn në zgjedhje

Kjo verë duket se do t’u mësojë shqiptarëve se ata nuk janë vetëm nën mëshirën e mbingarkesës së sistemit elektroenergjetik gjatë muajve të dimrit për shkak të ngrohjes, po edhe të mungesës për shumë kohë të shiut. Si pasojë e urdhrit të kreut të Korporatës Elektroenergjetike për të ndërprerë furnizimin me energji për orë të tëra në të gjithë vendin, shqiptarët që tani, në mesin e verës, po përballen me fenomenin tepër familjar të këtyre dhjetë viteve, i cili mund të quhet “dimri energjetik”. “Black-out-i” veror nuk ka si të mos krijojë një ndjenjë ankthi për dimrin që pas disa muajsh do të trokasë në dyert tona. I ndodhur përballë racionimit të energjisë elektrike, tani, në kulmin e stinës së nxehtë, çdo shqiptar natyrisht nuk ka si të mos çojë ndërmend dimrin e ardhshëm, duke menduar se kur ndërpritet energjia në verë merret lehtë me mend çfarë do të ndodhë në muajt e ftohtë, të cilët nuk do vonojnë të vijnë. Vendimi i KESH-it për të kufizuar furnizimin me energji elektrike, duke pasur parasysh momentin në të cilin ndodh, është si një “dush i ftohtë” për shqiptarët. Në fakt, ashtu si dhe në të kaluarën, drejtuesit e KESH-it, të pasuar dhe nga zyrtarët më të lartë të qeverisë, muaj më parë, premtuan “më pak errësirë” për dimrin që do të vijë. Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë u bë i njohur lajmi i gëzueshëm se tani e tutje menaxhimin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri do ta marrë italiania ENEL. Mirëpo, tani, duke u rënë sirenave të alarmit për rënien e niveleve në liqenet e hidrocentraleve, drejtuesit e KESH-it, më shumë se çdo gjë nxjerrin në pah paaftësinë e tyre përsa i përket menaxhimit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike. Duke pasur parasysh se energjia elektrike në Shqipëri prodhohet me “ujët e Zotit”, i bie të jetë një ndër sektorët më rentabël të ekonomisë. Të paktën si e tillë konsiderohej gjatë kohës së Hoxhës. Konkretisht, gjatë gjithë këtyre viteve ndërsa flitet për një rritje drastike të konsumit (ndonëse, në mungesë të uzinave e kombinateve të dikurshëm), nuk duhet të jetë folur për ndonjë projekt afatgjatë, me të cilin të synohet përballimi i kësaj rritjeje. Nga ana tjetër, prej vitesh zyrtarët e KESH-it bëjnë zhurmë për vjedhjet dhe mospagimin e energjisë nga konsumatorët. Por, fakti që këto përmenden kryesisht në periudha krizash, tregon se njerëzit e KESH-it, më tepër i përdorin këto si presion ose për t’u justifikuar para opinionit. Kur qenkan në gjendje ta ndërpresin furnizimin në masë, pse qenkan të vështirë të bëjnë këtë jo vetëm për ata që nuk paguajnë? Së fundi, duke pasur parasysh se ndërprerja e tanishme e energjisë ndodh në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës, nuk ka si të mos ndikojë dhe në rezultatin e tyre, duke u bërë një kartë e efektshme për opozitën.

Gore-Lieberman, Klintoni mungon

Page 23 Al Gore kandidati për president i SHBA me kandidatin për zv/presidenti Jozef Liberman foto REUTERS

“Koha Jonë”, ajo që ka qenë dje, do të jetë edhe nesër, pasnesër...

Përgjigje e detyruar për gazetën “Albania”, ende pronë e Ylli Rakipit Gazeta e respektuar “Albania”, e cila më në fund ka parë dritën e pavarësisë nga viti 1997 e këtij, ndonëse ka gjashtë vite që botohet, dje doli me një titull të madh në faqen të parë: “Koha Jonë” shitet me 2 milionë dollarë. Gazeta e respektuar “Albania”, e cila më në fund ka parë dritën e pavarësisë nga viti 1997 e këtij, ndonëse ka gjashtë vite që botohet, dje doli me një titull të madh në faqen të parë: “Koha Jonë” shitet me 2 milionë dollarë”. Sipas gazetës së Ylli Rakipit, gazeta e parë e pavarur shqiptare, “Koha Jonë” që diçka ka për bashkëpronare: Nikollë Lesi dhe Nicola Grauso nga Ishulli i Sardenjës (Itali). Për të qenë të saktë me lexuesin si dhe me opinionin publik, ditën e shtunë mbërriti në Shqipëri një prej manjatëve të medias italiane, Nicola Grauso, i shoqëruar nga një editor i njohur i Romës dhe një fotoreportere. Janë pritur nga deputeti dhe pronari i kompanisë së medias “Koha Jonë”, Nikollë Lesi e për të qenë edhe më të sinqertë, darka është shtruar, për ndë të tyre, nga Kryeministri shqiptar, Ilir Meta, në vilën qeveritare në Durrës. Në artikullin e shkruar ngutshëm e ndofta me një lakmi kolegësh të gazetës “Albania”, thuhet se në darkë është rënë dakord për blerjen e 50 % të pronësisë së medias “Koha Jonë” në shumën prej 2 milionë dollarë. Asgjë e tillë nuk është biseduar, pasi darka ka qenë krejt miqësore, është biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve. (vijon në faqen 4)

Nesër me një numër special

EKSPRES SPORT Nesër me një numër special Gjithçka për ndeshjet Teuta-Rapid i Vjenës dhe Tomori-Apoel Nikosia