Kukës, rikthehet ’97-ta Sulmohet me armë policia
Pas bllokimit të rrugës, dje në Morinë tregtarët janë përleshur me policinë
Drejtori i Policisë: Revolta ka suport politik. Qeveria: Asnjë lëshim kriminelëve
Pas bllokimit të rrugës, dje në Morinë tregtarët janë përleshur me policinë Kukës, rikthehet ’97-ta Sulmohet me armë policia Drejtori i Policisë: Revolta ka suport politik. Qeveria: Asnjë lëshim kriminelëve faqe 2-3 Priten trazira të tjera me sfond politik Ngjarja e rëndë e Kukësit është sirena e parë e alarmit që paralajmëron se periudha që mbetet deri në zgjedhjet lokale të 1 tetorit do të karakterizohet nga temperatura të larta politiko-policore. Revolta e tregtarëve kuksianë në përpjekje me forcat policore si dhe dhunimi i radhës i godinës së Komisariatit të qytetit, janë vetëm preludi i valës së akteve të dhunës që mund të karakterizojnë shtatorin, muajin e parë të vjeshtës, që do të jetë dhe faza kulminante e fushatës elektorale. Ashtu si dhe në të kaluarën, forca të caktuara politike, pavarësisht se cilës pjesë të spektrit i përkasin, sipas të gjitha gjasave do të nxisin konflikte të ndryshme për të krijuar një klimë tensioni në përpjekje për të fituar terren në garën elektorale. Konkretisht, edhe përsa i përket asaj që ndodhi në Kukës, vetë drejtori i Policisë, Ilirjan Dida, është shprehur se dhe ngjarja e Kukësit “ka prapavijë politike”. Kështu, nuk është aspak çudi që në këto 45 ditë që na ndajnë nga dita e zgjedhjeve të rikthehen përsëri bllokimet e rrugëve nacionale, tritoli në shtyllat e tensionit të lartë, pa përmendur konfliktet me karakter social-ekonomik, si pasojë e problemeve tashmë të njohura për popullsinë, si uji, dritat, etj., nga njëra anë si dhe vështirësive objektive përsa i përket zgjidhjes së tyre. Në fakt, që tani, si pozita ashtu dhe opozita, të ndërgjegjshme për një acarim të klimës politike në vend, kanë filluar të formulojnë akuza reciproke lidhur me përgjegjësitë për tensionimin e situatës. Kështu, ndërsa ministri Poçi, duke folur për rolin e policisë gjatë zgjedhjeve, aludoi për PD-në dhe Berishën lidhur me përgatitjen e skenarëve të destabilizimit të situatës, por menjëherë opozita ia ktheu Poçit me të njëjtën monedhë, duke e akuzuar për përgatitjen e dhunës kundër opozitës. Nga ana tjetër, ngjarja e djeshme e Kukësit nxorri edhe një herë në pah realitetin e trishtueshëm të thyeshmërisë së shtetit përballë atyre që dhunojnë ligjin. E vërteta është se zanafilla e gjithëçkaje ishte e lidhur me këmbënguljen e individëve të caktuar për të mos iu nënshtruar ligjit si të barabartë ndaj tij. Dhe të gjitha ato që ndodhën më pas, duke filluar që nga përshkallëzimi i konfliktit e deri tek djegia e automjeteve të policisë si dhe dhunimi i godinës së Komisariatit ishin të gjitha pasojë e paaftësisë së shtetit për të ushtruar “dorën e fortë” në emër të diktaturës së ligjit. Nëse shteti do të vazhdojë akoma praktikat e deklaratave pasi është konsumuar gjithçka, kjo do të thotë se për shqiptarët ditët e ardhshme do të jenë më kohë e keqe. Në të kundërt, shpresa se diçka do të ndryshojë, do të duket që tek qëndrimi i ashpër që duhet të mbajë shteti kundër protagonisteve të trazirave të Kukësit. Krimi kërkon plumbin, në të kundërt plumbat do të bien në kokat e pafajshme të njerëzve të thjeshtë.