20/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 gusht 2000

Masakra e Sanatoriumit, gjaku që u mor për 10 ditë

Tmerr në spital. Dy të vrarë dhe tre të plagosur. Autor një student i Akademisë së Rendit Dritan Hysenbelliu ishte plagosur 10 ditë më parë nga autori dhe ishte shtruar në spital me emër tjetër Tmerr në spital. Dy të vrarë dhe tre të plagosur. Autor një student i Akademisë së Rendit Masakra e Sanatoriumit, gjaku që u mor për 10 ditë Dritan Hysenbelliu ishte plagosur 10 ditë më parë nga autori dhe ishte shtruar në spital me emër tjetër faqe 11

Nëndetësia që akuzon Putinopolitikën

Nga MARTIN LEKA Ka rreth një javë që media perëndimore faqo[s?] të parin lajm ngjarjen në nëndetësen ruse me emrin “Kursk”, të fundosur në detin Barenc. Lajmi nga Kremlini doli një ditë më pas incidentit që do të shndërrohej në tragjedi e që do të prekte miliona njerëz në mbarë njerëzimin. Shtypin rus gjithashtu e preku “virusi” i vjetër i mendësisë së Kremlinit. Aleatët perëndimorë të Aleancës së Atlantikut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Anglia, ofruan ndihmën e tyre për shpëtimin e 118 marinarëve të fundosur, por Kremlini i Putinit nuk pranoi. Provat e herëpashershme të Marinës ruse për shpëtimin e ekuipazhit dështonin. Pasi dështoi në nderin e ruajtjes së “krenarisë së Moskës”, Putinopolitika ruse kërkoi ndihmën e vendeve perëndimore. Vetë Putini i la rrezet në Detin e Zi për të dalë para publikut me njollë më të errët se vetë mbiemri i detit. Putini e Kremlini e humbën përfundimisht luftën me Perëndimin. Asgjë tashmë s’ka mbetur nga krenaria ruse e forcave të armatosura. As klauzola se nëndetësen e goditi një tjetër nëndetëse klauzola se nëndetësen e goditi një tjetër nëndetëse amerikane zbulimi, as tjetra se nëndetësja goditi një pengesë nën ujë. Demagogjia e Rusisë për forcon ushtarake të dikurshme, shfryu të gjitha iluzionet e vjetra e të reja me tragjedinë e 118 marinarëve rusë. Duke kriminalizuar edhe vetë politikën e Kremlinit me sjelljen e saj amorale. Vladimir i Ri i Moskës, të paktën me këtë rast, tregoi se pak ndryshon nga Vladimiri-munje në Sheshin e Kuq. Tashmë 118 marinarëve rusë u ka mbetur vetëm t’u bëhet homazhe. Varri i tyre i përjetshëm do të mbetet “Kursku”, nëndetësja me emrin e qytetit-simbol të luftës së Dyte Botërore, ku në betejën e famshme të tankeve, mbetën të vrarë mbi 2 milionë rusë e gjermanë. Kurskut i shtohen heronjtë e tij të tjerë, me lavdinë e cilëve nuk mund të bëjnë parada politikanët e Moskës. Ose vrasësit e vërtetë.

Lesi: “Do të vendos, pasi të këshillohem me elektoratin që më ka dhënë votën si deputet”

Deklaratë e deputetit Lesi për ofertën e demokristianëve për postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Jam njohur me propozimin zyrtar të PDK-së, të kryesuar nga deputeti Zef Bushati, për të kandiduar për postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. E respektoj partinë nga vjen propozimi porse, para se të vendos përfundimisht për të kandiduar për këtë post të rëndësishëm, më duhet të këshillohem edhe me elektoratin tim të Lezhës pasi jam zgjedhur deputet nga ajo zonë dhe, nëse unë kandidoj për Tiranën, atëherë më duhet, sipas ligjit, të dorëzoj mandatin e deputetit. - Faqe 2 -

Të gjashtët: Socialistët i pret burgu

Faqe 16-17 Safet Zhulali, Halit Shamata, Blerim Çela dhe Sokol Mulosmani