22/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 gusht 2000

Lesi propozohet kandidat për Tiranën, PS dhunon RTV Kohën

Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve shkel ligjin në shërbim të partisë. Kompromisi politik tenton zhdukjen e medias së pavarur Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve shkel ligjin në shërbim të partisë Lesi propozohet kandidat për Tiranën, PS dhunon RTV Kohën Kompromisi politik tenton zhdukjen e medias së pavarur faqe 2

Djalëzia shtetërore kundër medias së lirë

Nga ALEKSANDËR ÇIPA KRYEREDAKTOR I TV KOHA Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve, ose e thënë më realizëm, Komisioni shtetëror (gabimisht deri tani i cilësuar i frekuencave), ka shpallur dje vendimin regjistrues për kanalet radiotelevizive sipas klasifikimit në frekuencë kombëtare dhe lokale. Ky vendim i shpallur ngutshëm, i ardhur njëherësh në pikun e gjendjes elektorale në vend, nuk ka se si të mbetet jashtë shërbesave të caktuara politike. Dhe si në ndarje “thelash” apo praktika privatizimi, edhe kësaj here Komisioni shtetëror i Frekuencave ka mundur të realizojë arbitraritetin e tij të shpërndarjes së hiseve, sipas meritave shërbyese, apo sipas fuqive klanore. Kjo ndarje prek në mënyrë flagrante ose mbetet si ndëshkim i ekzekutuar së pari për pronarët e “statusit” real të pavarësisë. Dhe për këtë, paralajmërimi politik prej kohësh ishte përcjellë. Ndërkohë që Komisioni shtetëror (KKRT-ja) po kaq hapur e kishte reflektuar ndëshkimin e ardhshëm zyrtar për “të pavarurit” dhe “pronarët kryeneçë” përmes paralajmërimeve gjatë fazës së punës burokratike të mbledhjes së dokumentacionit. Nga ana tjetër, ky grup pronarësh, për herë të parë ndoshta s’patën shkaktësinë reaguese ndaj hilesë zyrtare, apo djalëzisë së kushtëshme të këtij Komisioni shtetëror, të dirigjuar hapur nga segmentet e mandatuara të politikës. Gabimi fatal i tyre mbeti si i tillë qysh në momentin kur u pranua shpallja e këtij komisioni. Përbërja e tij, ku ndër 7 anëtarë, 3 janë ish-titullarë dhe nëpunës të rregjur të shtetit televizioni, ishte akt i parë ndëshkues për pronësinë e medias së pavarur shqiptare. Në përmbajtjen dhe misionin e tij, ky Komision u bë vetëm shtetëror, ndërsa duhej të ishte kombëtar. Mazhoranca brenda anëtarësisë së tij e ardhur nga shtetërori televizion, komprometonte hapur interesat dhe misionin që mbart edhe sot. Ndërkaq, si asnjëherë tjetër ndaj këtij Komisioni shtetëror mungoi syçeltësia e njerëzve të frekuencave të lira dhe fjalës së lirë. Gabimi i pafalshëm nisi qysh në diskutimin e parë zyrtar të faktit së Shqipëria do të kishte vetëm katër frekuenca kombëtare dhe shumë lokale, ndërkohë që edhe sot askush zyrtarisht nuk ka treguar, së paku, një dokument ku të jetë nënshkruar një marrëveshje me administratën e posaçme ndërkombëtare që të përcaktojë këtë hise nacionale për Shqipërinë. Aq më tepër, që një dokument i tillë nuk ekziston, qoftë edhe si pohim pro, apo kundër kësaj shifre. (vijon në faqen 2)

Dy djemtë e Alimuçës, në kërkim ndërkombëtar

- Faqe 8 - Dy djemtë e Alimuçës, në kërkim ndërkombëtar

Masakra e Sanatoriumit, xhelozi për një femër

Sherri kishte nisur në Belgjikë me shokun e ngushtë Marenglen Hodo Duket se ka qenë një femër që ka provokuar masakrën në Sanatoriumin e Tiranës, të shtunën, ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 3 të tjerë. Dhe gjithçka e ka origjinën në Belgjikë ku armiqtë kanë qenë më parë shokë me njëri-tjetrin. Historinë e dinë të gjithë në qytetin e Patosit, ku banojnë palët kundërshtare; një qytet i vogël ku të gjithë e njohin mirë njëri-tjetrin. Nga ajo që tregojnë banorët dhe që konfirmohet nga burime policore, 25-vjeçari Gentian Hysenbelliu dhe bashkëmoshatari i tij Marenglen Hodo, kanë qenë shokë midis tyre, deri kohët e fundit. Por, para disa kohësh, e cila nuk saktësohet, në Belgjikë, lindi mes tyre një konflikt për shkak të një femre. Nuk përcaktohet se çfarë marrëdhëniesh ekzistonin midis dy djemve dhe vajzës. Faqe 9